× Rozaline ×
Arrita ta gjeja dhomen e Dilanit menjehere. Nje dhome mese normale per nje djale gjimnazi e cila te jep ndjesine e duhur te nje dhome. Komode dhe relaksuese.
Muret jane gri e erret dhe ne ajer dallohet aroma e kanelles dhe nikotines.
Dhoma eshte e sistemuar dhe cdo gje duket te ndodhet ne vendin perkates me duhet ta pranoj se jam e surprizuar.Sigurohem qe nderkohe qe kaloj kohen duke u endur neper dhome te mos prek asgje.
Perderisa me pelqen hapesira ime personale, di ta respektoj ate te te tjereve.Shume mobilje, por asnje foto per te te lene te mendoje se kishte ndonje person tjeter pervec mamase se tij ne jete.
"Po argetohesh?" Dilani pyeti nderkohe qe hyri ne dhome, duke lene tabakane me ushqime ne komodinen prane shtratit te tij.
"Disi," ngrita supet dhe ai buzeqeshi lehte duke hequr xhaketen e lekures dhe vendosur ne nje karrige druri ne cep te dhomes.
"Pra cfare do te bejme?" pyeti duke u kthyer dhe veshtruar ne drejtimin tim.
"Nuk ia kam idene." peshperita duke qendruar e tensionuar ne anen e kundert te dhomes derisa vura re dicka qe me terhoqi vemendjen.
"Me duket se te kuptova." Dilani tha duke qeshur lehte nderkohe qe mori CD-ne e filmit 'The Godfather' ne raftin permbi televizorit.
Sapo filmi filloi gjithcka qe po ndodhte me godititi si rrufe.
Cfare po ndodh me te?
C'dreqin po ndodh me mua?
....Filmi mbaroi dhe asnje fjale nuk eshte shkembyer midis nesh. Dua te them, jam e lumtur pasi eshte nje nga filmat e mi te preferuar dhe nuk do te doja qe atmosfera te prishej nga nje bisede me nje idiot te klasit te pare si Dilani por perseri nuk e prisja kete qetesi.
Kur kthej koken drejt tij e kuptoj perse.
Ishte ne gjume. Goja pakez e hapur, koka mbeshtetur ne jastek dhe po gerhiste lehte. Linjat e fytyres i ishin zbutur duke e bere te dukej si nje adoleshent i zakonshem e jo Dilani arrogant qe une njoh. Gjithsesi po flinte me xhinse veshur dhe e di se me shume mundesi nuk ndihet aspak rehat.
"Hej," them ndersa e tund lehte krahun e tij. Ai leviz pakes por nuk tregon ndonje shenje zgjimi. Provoj serish por shume shpejt e kuptoj se kjo nuk ka per te funksionuar keshtu qe psheretij duke e veshtruar per nje moment.
Me pas e kuptoj. Era e alkoolit.
Tekila, mendoj. Mbeshtetem serish prapa ne anen time te krevatit me ngut.
Kjo shpjegon cdo gje ne fakt. Ai te 'shqetesohet' per mua dhe te vije te me kontrolloje, te jete aq i sjellshem sa te interesohet per gjendjen time e me pas te me sjelli ne vendin ku jeton.
Por gjithesesi duhet ta zgjoj. I duhet te bej nje dush dhe te pastroj dhembet pasi mban ere te tmerrshme.
Ngrihem nga krevati dhe marr jastekun ne te cilin po mbeshtetesha pak me pare duke ecur larg shtratit dhe u pergatitur per ta hedhur drejt tij. Di se si t'i zgjoj njerezit me stil. Por dicka tjeter voshi vemendjen time.
Vura re nje kornize me nje fotografi mbi shtrat, pikerisht ne vendin ku jasteku tashme ne duart e mia po qendronte pak sekonda me pare. Ngrita nje vetull dhe e veshtrova derisa kurioziteti me shtyu te afrohesha.
Une dhe Dilani kemi shkuar ne te njejten shkolle 9-vjecare keshtu qe une e njoh per nje kohe shume te gjate. Edhe pse nuk ishim ne te njejten klase e shikoja cdo dite neper korridoret e shkolles prandaj jam e afte ta dalloj ne pikture. Diku ne klase te nente me ate model te cmendur flokesh.
Bashke me te ne foto ndodhej nje vazje, ne dukje me e madhe se ai ne moshe e veshur ne nje fustan te gjate ngjyre blu te erret, me floket e verdhe si ari, te gjate e tere onde duke rene mbi shpatullat e saj plot hijeshi. Dicka rreth saj me kujtonte mamane e Dilanit, Vanesen.
Ajo kishte hedhur krahun rreth shpatullave te tij perderisa ishte rreth dy centimetra me e gjate , me siguri per shkak te takave, dhe te dy po buzeqeshnin drejt kameras.
Veshtrova fotografine per disa minuta e perhumbur me kureshtje dhe hutim derisa ndjeva Dilanin te levizte.
Menjehere vendosa jastekun perseri ne vendin e tij dhe u shtriva serish ne shtrat mijera mendime duke pershkuar mendjen time.
Dilani nuk ishte kurrsesi tipi qe mbante fotografi nen jastek sic mund te beje nje vajze pesembedhjete vjecare me te dashurin e saj te pare.
Dhe ne qoftese do ishte ne dijeni qe ajo ndodhej aty nuk do te me kishte lene te vija e vetme dhe te ishte treguar i pakujdeshem per te zgjedhur krahun e shtratit nga do te qendronte per te pare filmin.Me sa di une dje duhet te kete qene i dehur dhe sot ka harruar cdo gje.
Gjithsesi, kush mund te jete ajo vajze?
Hello everyone!
Shpresoj t'ju kete pelqyer dhe ky kapitull.
VOTE☆ and COMMENT ♡ please.
Thank you for reading 💞 i love y'all
Bye
-iris
YOU ARE READING
Bad reputation [shqip]
Teen FictionHistoria e dy adoleshenteve te cilet i perkasin dy boteve te ndryshme. Nje djale rebel, impulsiv, i uritur per aventure dhe rrezik sfidohet te fitoje zemren e nje vajze me nje reputacion te shkaterruar. Nje sifde e zakonshme, e cila ishte e supozuar...