The ride home.

657 62 14
                                    

Shiu u qetesua pak gjate rruges per ne shtepi keshtu qe gjate udhetimit me motorrin e Dilanit nuk patem mundesi te lageshim akoma me shume. Me qene se une jetoj ne nje zone plot gjelberim, rruga per ne shtepi ishte mjaft skenike. Shume peme. Te gjitha duke marre ne ngjyra te ndryshme dhe duke mbushur rrugen me gjethe te thata, kercitjet e te cilave na shoqeruan gjate gjithe rruges deri sa mberitem ne porten e komunitetit ku une jetoj.

Meqe eshte nje lagje mjaft e madhe me njerez te njohur dhe te pasur, per te hyre duhet te kesh nje karte qe mundeson hapjen e portes. Dilani veshtroi porten dhe me pas mua disi i hutuar nderkohe qe une nxorra karten nga canta dhe ia dhashe atij.

"Thjesht kalo karten tek pajisja ne te majten tende." I thashe me qetesi nderkohe qe ai e mori dhe beri sic i thashe une.
Ende jam e lagur dhe e ftohte akull kur ne hyjme ne lagjen time.

"Kush eshte shtepia jote?" Dilani pyet nderkohe qe ne ngadale ecim poshte rreshtit me vila.

"Ajo ne fund." iu pergjigja dhe ai tundi koken ne shenje pohimi.
Nderkohe qe iu afruam shtepise sime vura re qe Dilani po e veshtronte i shokuar me gojen hapur nga habia.

"Mbylle gojen perndryshe do te te hyje ndonje insekt." i thashe duke nenqeshur dhe prekur mjekren lehte. Ai tundi koken lehte duke ardhur ne vete nderkohe qe une buzeqesha.

Kur arritem ne shtepi, zbrita nga motorri me nxitim dhe psheretiva duke kerkuar celesat e shtepise ne cante.
"Pra?" pyeti Dilani duke zbritur nga motorri ne momentin qe une nxorra celesat.

"Faleminderit." i thashe duke u kthyer dhe e pare ne sy.

"S'ka perse," hezitoi perpara se te vazhdonte ",princeshe."

E veshtrova me kujdes nderkohe qe ai hipi ne motorr dhe u be gati te nisej. Me pas u kujtova.

"A e di emrin tim?" pyeta dhe vura re qe per nje moment ai mbeti i surprizuar.

"Sigurisht, ti je francezja ime e vogel." Ai buzeqeshi nderkohe qe une rrotullova syte.

"Jo dua te them emrin tim real?" Pasi me veshtroi per disa sekonda thjesht ngriti supet dhe tha:

"Nuk kujdesem aq shume sa te di emrin tend real."

"Sigurisht." Iu pergjigja duke hapur deren e shtepise dhe u futur brenda.
Jam e lagur nga koka tek kembet dhe kudo qe eci krijohet nje pellg me uje. Pa u menduar dy here futem ne nje dush relaksues.

Dilan

Kane kaluar dy jave shkolle, dhe sot eshte perseri e hene.
Javen e kaluar shoqerova francezen e vogel ne shtepi. Nuk e di se cfare me shtyu te kembengulja aq shume dhe ta ndihmoja, por mendoj se ne qofte se bej dicka the sjellshme per te, mundesite per te fituar bastin do te jene me te medha.

Cdo zhurme e vogel i shkakton dhimbje te padurueshme kokes sime. Naten e kaluar, une Xhoi dhe Xhustini dolem te pinim dhe po filloj t'i shikoj pasojat kete mengjes. Le te shpresoj qe nuk do te shkaktoje ndonje problem.

Kjo do te demtonte nje reputacion.

T'i jepje motorrit per ne shkolle ishte nje sfide e veshtire, por fatmiresisht arritem pa incidente.
Te pakten nuk isha aq keq sa Xhustini.

Tani po qndroj prane dollapit te francezes duke pritur per te qe te vij. Kushdo qe kalon me jep veshtrime dyshuese por nuk me intereson shume. Kjo eshte vetem nje sfide. Vetem per para.
Cfare po bej mund te konsiderohet vetevrasje e jetes sociale per disa persona qe nuk e kuptojne lojen.

Nuk e di se si do e fitoj zemren e saj por e di qe duhet ta bej. Aleksi me tha qe cmimi eshte rritur deri ne 800$, dhe keto jane shume para per te bere nje vajze te vogel te thote ato dy fjale te vogla per mua.

Si fillim duhet te mesoj emrin e saj. Shume e lehte per t'u thene por e veshtire per t'u bere.
Asnje person ne kete shkolle nuk e di emrin e saj edhe ne qofte se e dine nuk te shkoj dhe thjesht t'i pyes 'hej, si e ka emrin ajo vajza ne klasen tende te frengjishtes?'

Domethene mund ta bej, por kerkon shume kuraje dhe budallallek.

Te pakten di mbiemrin e saj, Tomson, arsyea? Vellai i saj Andrea Tomson ka qene nje nga personat me te njohur ne kete shkolle. Lojtar shume i talentuar basketbolli, me dhjetra kupa dhe medalje ari.
Por ajo? Askujt s'i intereson.

Minutat kalojne dhe plot vajza me japin buzeqeshje flirtuese nderkohe qe kalojne prane. Dreq mendoj se nuk do flej me rrotull per ca kohe.

E kisha humbur sensin e kohes derisa zilja me permendi. Ende po qendroja prane dollapit te saj, vetem.
Jam mesuar qe cdo mengjes te tallem me te nderkohe ajo acarohet dhe une qesh. Pyes veten pse s'ka ardhur akoma.

"Dilan eja, jemi vone per klasen e pare." Xhoi thote dhe une e shoh i habitur. Nuk e vura re teksa u afrua besoj.

"Me duhet nje cigare." Xhoi beri nje hap prapa sapo fillova te flisja.

"Ne fillim te duhet nje lavazh goje shoku, te vjen ere e tmerrshme."

Epo ja cfare te bejne 9 gota tekila. Apo ishin 11?
Nuk e di, por shpresoj te mos marr ndonje telefonate pas 9 muajsh duke me thene se une jam babai.

Instikti im me thote se dicka po shkon keq me francezen dhe e di qe duhet t'i besoj GJITHMONE instiktit tim.

"Do te shkoj te kontrolloje Tomsonin." i thashe me ze te ulet duke perdorur mbiemrin e saj nderkohe qe nxorra syzet e diellit nga xhepi.
Edhe pse une preferoj te shkoj ne shtepi dhe te fle per pjesen e mbetur te dites nuk do te pushoj deri sa ta di qe eshte mire.

"Pija te ben shume keq shoku. Do te shkosh ne shtepine e nje vajze me te cilen po luan per para?"
Pa i kushtuar shume vemendje fjaleve te tij hipa ne motorr dhe i dhash gaz.

Do te me duhet 25 minuta per te shkuar atje.

Ve bast qe mund ta bej 10.

Hello ♡
Shpresoj t'ju kete pelqyer dhe ky kapitull.
Ju lutem votoni dhe komentoni per kapitullin tjeter.
Thank you guys ♡♡♡

Bad reputation  [shqip]Where stories live. Discover now