Me ne fund, pas 3 vitesh u ktheva ne vendin ku aq shume me kishte marre malli; Australine. Por me shume se cdo gje tjeter, me kishte marre malli per te. Nuk i kisha treguar se do to vija se shpejti, keshtu do ta suprizoja pa mase me ardhjen time. Ah, me ka marre malli per cdo gje, por mbi te gjitha gjitha buzeqeshjen dhe perqafimet e saj te sinqerta. Kushedi se si do te me prese.
Aeroplani zbriti dhe u gjenda ne aeroport. Shume njerez, te gjithe duke pritur e percjelle te afermit e tyre dhe miqte. Mua nuk me priti kush, e megjithate kjo nuk do te shuante kollaj gezimin qe kisha. Mora nje taksi dhe u nisa per te shkuar ne shtepine e saj. Pas ne udhetimi prej 1 ore e gjysme, u gjenda fare prane shtepise.
Ja dhe lagjja. Sa shume kujtime kam ketu, gjitcka me kujton femijerine dhe adoleshencen. Qekur u zhvendosa ne Sydney, isha 12 vjec, ne klase te gjashte. Isha pak i ndrojtur dhe ne ankth se si do te jetoja ketu, ne Adelaide. - Perpara se te vazhdoj, do te doja te prezantohesha fillimisht, quhem Jeremy Alast. - Dhe kaq i ndrojtur, sa isha, nuk e besoja se me vone do te gjeja dike te me ndihmonte te mesohesha ketu. Ishte nje vajze, me floke te zinj dhe sy te terhequr, faqekuqe dhe buzeqeshje rezellitese. Ajo do te ishte mikja ime per 10 vite me rradhe. 10 vite plot te qeshura, lot, gezim, trishtim dhe perjetime. Nje shoqeri qe nuk e ndau askush, per asnje motiv. Por qe ne fund dikush e pati fajin, dhe personi ishte... une.
Mu desh te largohesha ne nje shtet tjeter per te vazhduar masterin per Inxhinieri Informatike dhe kjo me shkaktoi largimin nga ajo. U mundova shume te rifitoja lidhjet me te, po e pata shume te veshtire. Gjate rruges humba telefonin, atje nuk kisha mundesi te shumta komunikimi dhe kam qendruar me nete te tera duke qare e kujtuar vetem per te. Por me duhej te perfundoja masterin, duhet t e mbaroja shpejt dhe me pas te kisha mundesi te kthehesha drejt e ne krahet e saj. Ah, me ka marre malli shume, aq sa nuk e pershkruaj dot. Tani isha perballe deres. Zemra me rrihte si e marre dhe isha i padururar. Trokita ne dere dhe prita qe ta hapte. Heshtje. Trokita edhe njehere me fort dhe buzeqesha me vete, isha i lumtur qe do ta takoja. Por perseri heshtje. Provova braven e deres dhe ajo u hap. Ah, eshte e pakujdesshme kjo vajze ndonjehere. Futem ne shtepi dhe buzeqeshja me shuhet sapo hap deren. Bosh, gjithcka e zhdukur. E lyer ne te bardhe dhe vetem nje tavoline, nje divan dhe nje televizor. Ngriva
Me fal zoteri, por isha ne kati e dyte dhe nuk te degjova- Jeremy? - ishte pronarja e shtepise, zonja Kiara.
- Oh, pershendetje Znj. Kiara, si jeni? - e pyeta me perzemersi dhe e perqafova.
- Sa e lumtur jam qe po te shoh, Jeremy! Si te shkoi shkolla? Tani je kthyer perfundimisht besoj?
- Po por, ku eshte..
- Febriana? Mikja jote e ngushte, apo jo? - pyeti zonja duke me pare me dhembshuri. - Eh more bir, shume gjera kane ndodhur pasi ike ti... por ja, aty ne tavoline ke nje fletore. Me duket se ka te beje me ty. Eshte i vetmi dokument qe mbeti ketu, i fshehur. Ja ku ke dhe celesat, nese do te rrish per momentin. Mirupafshim bir. - tha Znj. Kiara dhe iku duke mbyllur deren.
- Mirupafshim. - ia ktheva me gjysme zeri duke pare drejt atij blloku. Lashe canten dhe valixhen menjane. Eca ngadale drejt kuzhines dhe pashe perreth. Shtepia nuk ishte si me pare. U ula ne divan dhe vazhdoja te veshtroja perreth. E gjithe lumturia dhe malli u kthye ne makth dhe panik. Cfare kishte ndodhur kur une nuk isha ketu. Ku eshte Febriana tani?
Ktheva syte nga blloku dhe e pashe. Ngjyre blu, ne ane me nje flaur britanik dhe yje te bardhe, tipik ai australian. E hapa dhe lexoj:
My Australian Diary
Febriana Kaiser, 2017
E mira eshte te mos e hapesh, vetem nese je ai...
Jeremy Alast
Ai ditar ishte shkruar per mua. Protagonisti isha une. Por pse valle une?
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Nese ne InstaLove shte cast-i me i gjate qe mund te kishit hasur, ketu eshte me i shkurtri, me vetem dy personazhet kryesore.
Rosè (BlackPink) as Febriana
Jaehyun (NCT) as Jeremy
Eh, tanii.. isha e sinqerte kur thashe se ne Qershor ka liber te ri, po c'ti bejme fansave te cilet nuk durojne deri atehere? Ky eshte libri im i ri, Ditari i saj Australian (Her Australian Diary)
Nuk eshte se dua te zbuloj shume por... lexim te kendshem ;) Ah, se harrova per pak; per kenaqesine tuaj, do te doja qe ne cdo kapitull, nese ka nje link te nje kenge, ta lexoni nen ate tingull. Me pelqen shume kur lexuesit e shijojne leximin ashtu sic une kur e shkruaj nen ate tingull.
P.S - Nese doni te shikoni Trailerin e librit, klikoni tek External Link me poshte!
Data e nisjes : 180410
KejsiGerdeci
YOU ARE READING
Her Australian Diary [SHQIP] ✔️
General FictionDITAR I m. - Tërësia e shënimeve të përditshme a të kohëpaskohshme, që mbahen për ngjarje nga jeta vetjake... Pas shume kohesh, Jeremy deshiron te kthehet ne Australi, tek ajo, dashuria e tij e pare. Kthehet per te shkuar ne shtepine e saj, me shpre...