+ 11 +

64 13 40
                                    

Lexojeni pjesen nen tingujt e kenges mesiper, ndonese teksti eshte ne nje gjuhe tjeter, ka shume lidhje me kete kapitull. Lexim te kendshem...

--------------------------------------------------

Shfletova faqen tjeter por e gjeta te pashkruar, vetem daten...

25 Qershor 2017

Kerkova nese ishte e keputur apo ajo vertet nuk kishte shkruar por...

Bie zilja e deres.

Me lot nder sy sic isha ashtu sapo lexuar ditarin, hap deren dhe shoh...


- Zonja Klara?  (Elkeda e gjetee eee?? Bravo lexuesja ime shembullore hahah, ky part te ddc ty :) )

- Pershendetje djalosh, e di qe eshte vone por erdha te te shoh si je. - hyri brenda dhe pa se nuk eshte se kishte ndryshuar gje, thjesht isha une me lot ne sy dhe dukesha i lodhur.

Kishte marre nje batanije te holle dhe nje jastek. I vuri ne divan dhe me pas me ftoi dhe mua te ulesha ngjitur me te. 

- Do te te tregoj dicka, por do te doja te qendroje i forte dhe prane meje. Shume gjera kane ndodhur jo per fajin tend, por pasi ke ikur ti. Nuk kane lidhje me ty, jane gjera qe kane ndodhur.

- Ku eshte Febriana Zonja Klara?

- Jeremy, mjaft e bere kete pyetje. E degjova gjith kohes. Me premton se do jesh i forte si deri tani qe lexove ditarin?

- Te premtoj. - thashe pa vetedije. Nuk isha fort i forte, por me duhej te behesha. Zonja Klara mori telekomanden dhe  telvizorin 32 polsh qe ndodhej aty ne toke, e vuri ne prize dhe e ndezi.

Perballe gjendej nje video lajmesh.

Te dashur qytetare, ju njoftojme se ne rrugen Cambridge duhet te keni kujdes pasi sapo morem lajmin e fundit nga aty.

- Rruga Cambridge? Po a nuk eshte rruga jone? Pyeta Zonjen Klara por ajo ma beri me shenje te degjoja.

LAJMI I FUNDIT

Nje aksident fatal ka ndodhur sot ne rrugen Cambridge rreth ores 5 te mengjesit. Flitet per nje perplasje te automjetit me nje kembesore. Kembesorja me iniciale F.K ka gjetur ne vend vdekjen per shkak te perplasjes se fuqishme. Ndonese i eshte dhene ndihma e pare nga shoferi i makines i cili ishte mjek, dhe eshte derguar direkt ne spital, ajo nuk ka mundur te mbijetoje.

Kujdes ne rrugen Cambridge, nje aksident ka ndodhur dhe per pasoje mund te krijohet trafik. Kaloni ne rrugen...

Nuk po degjoja me. Ndihesha i shurdhuar. U ngrita ne kembe, por sdija cfare te beja. Trupi me ishte mpire, veshet benin ate zhurmen e tmerrshme dhe duart me benin miza. Zemra rrihte si e marre dhe kaq, heshtje. Zonja Klara rrinte ne ane duke qare me zerin e mbytur per te mos u degjuar, por e ate moment i degjoja te gjitha. Ne moment dera gjysme e hapur nga era u hap me shume. Ktheva koken dhe mu duk sikur nje vajze po hynte ne dhome, me floket e kuqe, fustanin e zi dhe atletet tipike VANS te zeza qe i kisha blere per ditelindje, veshur me corape te zeza qe dukeshin siper atleteve... Mu duk sikur erdhi, vuri doren ne njeren ane te fytyres dhe me buzeqeshi. Dukej aq e bukur...

Arrita te prek doren e saj, por nuk ishte me aty. Me sakte nuk ishte me ajo aty. Iku si nje hije qe nuk u kuptua kurre. 

Bertita emrin e saj 5 here rrjesht, njera me e mbytyr nga lotet se tjetra. Njera me e deshperuar se tjetra. Nga ana tjeter zonja Klara erdhi prane meje dhe me mbajti prane vetes duke qare me denese.

Bertisja pa vetedije, isha shnderruar ne nje monster. E si mund te mendoja ne menyre te kthjellet e te isha gjakftohte kur kisht endodhur nje bombe e madhe dhe une e marr vesh diten pervjetorit te vdekjes se saj!? 

E kuptoni se nuk e kisha vleresuar si duhej, e dija dhe e marr vesh fatin e saj keshtu?

Nuk e kisha vleresuar si duhej, jam nje budalla, nje njeri i trashe dhe nje... nje idiot.

Fool, stupid
I now know it's all my fault
Dummy, idiot
I now know it's all my fault
Baby I was a fool
I was a fool  

Tani asgje nuk kishte me vlere. Kjo histori qe enderroja te vazhdonte... pse isha treguar kaq egoist? Pse prisja qe kjo histori te vazhdonte kur i kisha shkaktuar kaq shume dhimbje Febrianes time? Pse prisja qe ajo te me fliste perseri kur plumbat e saj ne ditar nuk pushonin? Pse prisja aq shume kur dihej se do te prisja shpulla, te qara, zhgenjime, injorim, ndarje dhe cdo gje qe do te me bente te vuaja?

Fillova te mallkoj veten, por ishte vone. Tani as mallkimet nuk bejne me pune. Mora fryme thelle, shoqerova Zonja Klaren ne shtepi dhe duke u kthyer pashe yjet.

Aty gjendej nje yll. Po ndriconte shume, me shume se yjet e tjere rrotull. U shtriva ne toke, vura duart poshte qafes dhe po e shikoja me endje. Ishte yll i ri meqe ndriconte aq shume. Mu duk sikur kercente, levizte duar dhe kembe. Ai ndricim kthehej lehte ne nje buzeqeshje qe perhapej kudo. Ishte shume e bukur dhe me beri te buzeqesh krejt papritur. 

Me siguri po qendron ne nje vend te mire qe qendron ashtu. 

"Me ke lenduar, por une vazhdoj te te dua..."

"Te kam lenduar, por une nuk do te resht se dashuruari ty..."

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Okej qaj e shkruaj me eshte dukur ekrani 100 pjesesh nga lotet.

Ky ishte dhe kapitulli paraprires i dy epilogeve qe do te shkruaj pas kesaj. Nje mbyllje ne dy kendveshtrime te ndryshme. 

Shihemi ne kapitullin e rradhes, lexim te kendshem. 

KejsiGerdeci

Her Australian Diary [SHQIP] ✔️Donde viven las historias. Descúbrelo ahora