Rreth dy vite me vone (but it's still a flashback) - Jeremy's P.O.V
Universiteti shkonte per mrekulli, vleresimi ishte i larte dhe isha i kenaqur me arritjet e mia. Kisha arritur te krijoja rreth 5 lojera te thjeshta dhe disa website, por gjithnje e me tej kisha deshire te beja edhe kontrolle ne kompani apo pse jo me tej ne robotet e se adhmes. Sa vjen e me teper inovacionet jane te shumta dhe konkurrenca dihet qe eshte e forte, por me konsideronin ACE te Kuala Lumpur.
Kam dhene mjaft intervista, oferta pune te panumerta, vecanerisht edhe per te dhene mesim ketu ne universitet pas diplomimit, meqe edhe me vlon zjarri per te shpjeguar ne menyre qe edhe te tjeret te me kuptojne. Ne momentet e prezantimit nuk kam aspak emocione, por jam i vendosur dhe cdo gje shkon per mrekulli. Jam shume i kenaqur, por jo i lumtur. Aspak i lumtur.
Me mungon shume. Kam shume kohe pa folur, thuajse nje vit. Faji eshte imi por besoj se do te me kuptoje, menyra e komunikimit ketu eshte pak e veshtire, nga ana tjeter Samueli qe deshiron te me njohe me shume vende te bukura dhe ndonjehere e me vajza. Ndonese shume here jam i lodhur, ai nuk lodhet kurre se me cuari ne klube nate dhe te me beje te shijoje jeten si te ishte dita e fundit, por ajo me mungon.
Dua te ndjej frymen e saj, aromen e saj qe nuk gjendet kurrkund, zerin e saj, menyren si ajo kendon me zerin meliodioz, menyren se si ajo kercen dhe krijon koreografite.. gjithcka... ah, ajo vajze eshte one of a kind....
--------
Samueli me ftoi perseri ne nje tjeter nate, isha shume i lodhur po doja qe te harroja, te provoja per te nisur dicka te re, me duket sikur e ndjeja se Febriana edhe mund te ishte e zhgenjyer tani dhe mund te jete diku, edhe ajo per te harruar..
- Hajde vlla se u beme von! - tha Samuel duke rregulluar kapucin e hoodies bezhe qe kishte veshur.
- Erdha, duro o burr se kemi kohe. - c'eshte e verteta vonohem ngandonjehere per t'u bere gati, siper bluzes se bardhe vezha xhaketen jeans me jake te zeze dhe zbrita poshte per te pare nje Samuel qe shikonte oren ne celular.
Zbritem poshte dhe u drejtova nga autobuzi.
- Ngadale vlla, kujtove se do ikim me autobuz? Wait for it. - tha Samuel dhe shkoi drejt parkingut per te nxjerre nje ferrari red fringo te ri.
- Ku e more ket mo? - hapa syte nga kjo surprize.
- Nuk eshte dhurata jote per ditelindje por ma dhuruan mua. - shkeli Samueli syrin dhe u ul te shoferi, nderkohe une ne pasagjeri. Me nje shpejtesi marramendese arritem ne klub. Zhurma ndihej qe metra larg. Parkuam makinen aty afer dhe le te fillonte nata!
U futem brenda, porositem nga nje koktail, dhe vinte rradha a famshme e gjuajtjes, sic thoshte Samueli.
- Hajde lal, u befte me e mira per ty. - tha Samuel - Une me duket se e gjeta, vazhdo gjuetine.
Qesha lehte dhe vazhdova te ndjeja beat-in e muzikes. Kaloi nje ore, i shkova pas pijes qe me perpara as nuk doja t'i ndieja eren; birres. Shkoi shishja e dyte, shkoi e treta...
Perpara meje vjen nje vajze shume simpatike, me floke te zinj dhe sy bojeqielli, e gjate me nje trup te shkelqyer, veshur me nje fustan te ngushte te zi. Ne dore kishte nje gote shmapanje.
- Spo te shijon me duket nata fare - u mundua te me ngacmonte me stil, por mendja ime ishte kuturu ne kujtimet e Febrianes, por aq shume e kisha mendjen tek ajo sa... kjo vajze mori trajtat e saj. Vazhdova te kerceja me te me pas, por gjerat degraduan dhe...
duke mos mbajtur me mend asgje...
... ne mengjes shoh veten time ne nje shtrat me te.
... kjo ishte ajo qe nuk doja kurre te ndodhte por ja qe ndodhi..
U zgjova i nevrikosur nga e gjithe ajo, u vesha dhe bera te dal ga dhoma por Samuel hyri sikur asgje te mos kishte ndodhur.
- Mbreme lal ishe-
- Sam nuk kam nerva te lutem dua te iki.
- Ngadale o njeri se duhet te zgjojme edhe ate. Kate, hajt cohu. - i tha Samuel that fare duke e bere te zgjohej e trembur. Ktheva shpinen teksa ajo u vesh edhe e pashe.
Ishte shume e bukur pse te genjej...
por nuk ishte ajo...
Duke zbritur poshte, mora celesat e shtepise nga Sam dhe ika pa folur gjysme fjale, por ajo me tha dicka.
- Kudo degjohej emri i saj, e shoh se e do shume. - dhe endaloi se ecuri. Ktheva koken thjesht per te pare syte e saj, pa folur, dhe u ktheva te ecja drejt stacionit te autobuzit me te afert.
Kembet sme mbanin, isha shpirterisht i lodhur. Kalova prane nje ure poshte te cilit ishte nje lume dhe qendrova aty per pak minuta. Mendja ishte kuturu, gjithcka vinte ne pjese qe sdoja t'i kujtoja...
Ne ato momente doja te zhdukesha.
------------------------------------------------------
Haii peeepsssss,
Ja dhe nje tjeter kapitull flashback.
Lexim te kendshem...
Por qe jemi ne gjysme te librit.
Things will not turn out for good...
KejsiGerdeci
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Her Australian Diary [SHQIP] ✔️
Genel KurguDITAR I m. - Tërësia e shënimeve të përditshme a të kohëpaskohshme, që mbahen për ngjarje nga jeta vetjake... Pas shume kohesh, Jeremy deshiron te kthehet ne Australi, tek ajo, dashuria e tij e pare. Kthehet per te shkuar ne shtepine e saj, me shpre...