+ 2 +

85 16 10
                                    

Kalova faqen tjeter te ditarit te saj, po edhe kjo u lag me nje pike lot. Zemra rrihte si e marre dhe isha kurioz se me cfare e kishte nisur ditarin e saj, te shkruar aq bukur, po historite brenda...

20 prill 2015

10:30 AM

"U cova ate mengjes me e keputur se kurre me pare. Isha e lodhur nga gjithcka, sigurisht, nga jeta. Cdo gje me dukej mbytese, e pafundme, makth. Doja te zgjohesha, por ce do, isha zgjuar. U nisa ne shkolle. Ishte periudha me e bukur per shkollen e koreografise; provimet praktike. Periudha kur kisha nevoje per mbeshtetjen tende, por ishte e kote. Ti kishe rreth 167 h e 56 min e 45 s qe ishe larguar. Aq minuta per te bere 168h me mjaftonin te prisja autobuzin per te ikur ne shkolle. Mora telefonin dhe kur po prisja, nuk e di pse, por doja t'i beja nje fotografi vetes, si isha e katandisur pas shume diteve e izoluar ne shtepi, e mbytur nga izolimi, nga malli, nga urrejtja, nga dashuria... eh, dashuria. E marrte djalli dashurine! Nese je e destinuar te vuash, do te vuash dhe fatin nuk e ndryshon. 

Tani besoj po shikon fotografine, dhe po mendon per mua

Ops! Esta imagem não segue nossas diretrizes de conteúdo. Para continuar a publicação, tente removê-la ou carregar outra.

Tani besoj po shikon fotografine, dhe po mendon per mua. Ndonje ndjenje e fshehur aty ne zemer rilulezon, ca mendime vijne kthjelltazi, por a nuk eshte pak vone? Eshte. Eshte shume. Shume miqve i kishte marre malli per mua, me pyesnin per shendetin, a isha mire, pse nuk i isha pergjigjur telefonatave, mesazheve te tyre. E di cfare? Po filloja te te harroja pak ne ate moment, pasi shikoja shume qe kujdeseshin per mua. Sikur kisha hapur syte per te pare dhe hej, numeroheshin!  Shkova ne sallen e praktikes dhe u ndrova ne te zeza. E zeza per mua eshte poetike..
Fillova te perserisja disa levizje, duke i kombinuar me te tjera per te formuar nje koreografi. Isha e perhumbur, po para kercimit harroj gjithcka. Ne moment u shfaqe ti aty, duke me pare duke buzeqeshur, uniformen e kursit te basketbollit veshur, meqe vije ne kurs ne kete shkolle sepse me doje prane. Sa here shfaqeshe ti, forcat e mia riktheheshin dhe isha me e sakte ne levizje.

 Sa here shfaqeshe ti, forcat e mia riktheheshin dhe isha me e sakte ne levizje

Ops! Esta imagem não segue nossas diretrizes de conteúdo. Para continuar a publicação, tente removê-la ou carregar outra.

Ne fund te asaj qe kisha krijuar, u ktheva ne realitet duke buzeqeshur si e marre

Ops! Esta imagem não segue nossas diretrizes de conteúdo. Para continuar a publicação, tente removê-la ou carregar outra.

Ne fund te asaj qe kisha krijuar, u ktheva ne realitet duke buzeqeshur si e marre. Koreografja me pa e habitur por me dha nje buzeqeshje te ngrohte dhe duartrokiti lehte. Ktheva syte nga karrigia ku ishe ulur; ah, ishte bosh. Ne moment kuptova ; nje tjeter halucinacion. Buzeqesha me pak dhe u ula. Isha e xhindosur. 12 ore pa pushuar dhe erdhi ora 11 e nates. U ula ne dysheme dhe pashe veten ne pasqyre. Cfare ndodhi me pas, ah, nje budallallek. Fillova te qaja perseri, kembet me dhimbnin dhe cdo gje ishte pa rezultat. Aty mungoje ti, kjo ishte ceshtja kryesore. Me mungonin fjalet e tua, momentin kur me trembje dhe isha e pafuqishme per t'u ngritur per te te kapur, momentin kur talleshe se isha pule pa koke ne kercim. Rrinim aty me ore te tera dhe aq... e pse ti kujtoj keto? Cfare kuptimi ka me ti kujtoj? U ktheva ne shtepi, mora nje kanace birre dhe e ktheva me te paren. U turbullova, dhe fillova te flisja me ze gjithe mendimet qe kisha per ty ato dite qe nuk kisha mundur dot t'i thoja. Mall, pendese, ulerime, mposhtje, urrejtje, lot. Keto me mbanin te mberthyer ato dite te atij muaji te shpifur prilli. Prill i shpifur...

Mendoja se i perkisje botes sime, mendoja se bota ime ishte e lulezuar kur aty ishe ti. Por ajo m'u shemb ate dite. U shemb... per t'u mos rindertuar me..."

-----------------------------------------------------------------------

Fillim i veshtire per t'u rikthyer ne realitet. Askush nuk thote kurre se kalohet nje situate kollaj; me sakte mos i besoni... personi po genjen ;)

Si ju duk pjesa? Kemi pak melankoli te shfrenuar sepse perballimi nuk eshte i lehte...

Lexim te kendshem!

KejsiGerdeci

Her Australian Diary [SHQIP] ✔️Onde histórias criam vida. Descubra agora