15

1.4K 129 200
                                    

Atë ditë ishte e premte. Supozohej që të premteve nxënësit të shkonin në shkollë me qejf, por ata që të tre ishin duke zvarritur këmbët të mërzitur që po detyroheshin të futeshin në shkollë. Arsyeja për këtë gjë ishte se atë ditë kishin fizikë orë të katërt. Ajo ishte lënda e dytë që urrenin pas kimisë. Mësuesen e kishin një qejflie të poshtër, që s'para u bënte mësim, po kur vinte puna te notat, e hanin nxënësit e shkretë me pesa e gjashta.
Nxënësi i vetëm që kishte dhjetë në fizikë ishte Alani. Atë e kishte marrë me sy të mirë, si pjesa tjetër e mësuesve. Domosdo, ishte nxënës që mësonte.

  - O çuna, po mua s'më bëhet hiç mësim sot për Zotin. Ç'është kjo punë kështu?!

  - Se mos të është bërë ndonjëherë ty, - mërmëriti njëherë Alani nëpër dhëmbë e Teo e vështroi shtrembër.

  - Po ç'të bëj unë?! S'janë të gjithë nxënësit si puna jote, që marrin gjithmonë dhjeta e i kanë punët mirë me mësuesit. E di ti se sa qejf më ka mua ajo e fizikës.

  - Po normal që s'të ka qejf, se je gdhe.

  - Është fizikë ajo o vëlla. Kush rri merret me ato budallallëqe.

  -Epo rri në shtëpi atëherë meqë s'dashke të thartosh trutë.

  - Bravo, këtu më pëlqeve, - ia ktheu ai seriozisht dhe e goditi lehtë në shpatull.

  - Tallu. Pastaj mos u qaj kur të të vijnë notat te dëftesa.

  - Aman, vetëm dëftesën mos ma kujto!

I lanë fjalët e u futën brenda në klasë. Si gjithmonë shkuan andej nga fundi. Gjatë tre orëve të para Teo dhe Leo ngelën duke folur e Alani e kishte paksa të vështirë të dëgjonte mësuesen kur muhabetet e çunave ishin më interesante sesa mësimet.

Në pushim u ulën te bordurat e filluan të flisnin përsëri.

  -O çuna, e patë ndeshjen mbrëmë? Sa kot ia ka futur Liverpuli Çelsit!

  - Ik er, mirë ia bëri. Skuadër koti, - iu përgjigj Leo me qejf.

  - Flisni për gola e për topa ju, ato ju kanë mbetur! - foli Teo i acaruar. - Më vjen të ik fare prej shkollës. Rri si budall  45 minuta të plota e kur vjen puna mezi i gjej zgjidhjen një ushtrimi të vetëm.

As Leo e as Alani s'i kthyen përgjigje. Aty Teo kishte të drejtë. Rrinte me një ushtrim të vetëm një orë të plotë mësimi e ia gjente zgjidhjen vetëm kur hidhte ndonjëherë sytë nga fletorja e Alanit, se te fletorja e Leos as që bëhej fjalë. Po të doje të të dhimbte koka prej shkarravinave, direkt duhej të shikoje te fletorja e Leos e mbyllej ajo punë në çast.

  - Shtriga, më ka marrë edhe me sy të keq. Sikur ç'i kam bërë asaj unë!

Psherëtiu i mërzitur e po mendohej.

  - E gjeta! - tha pas pak i entuziasmuar e u ngrit menjëherë prej bordurës në të cilën ishte ulur. - Nuk do jem në mësim orën e katërt. Po të dëgjoni ndonjë gjë nga jashtë, ta dini që do jem unë. Ika tani se s'dua të humbas kohë.

Ai iku me të shpejtë prej shkollës e ata kishin ngelur duke vështruar të hutuar në drejtimin ku iku ai.

Pas dhjetë minutash dëgjuan zilen. U rreshtuan sipas klasave të caktuara e po prisnin të bezdisur derisa të hynin brenda. E urrenin atë momentin kur duhej të prisnin e të prisnin derisa të vinte radha e tyre që të hynin brenda në shkollë. Dua të them, s'do ishte mirë sikur të mos kishte fare radhë? S'do ishte aq e bezdisshme...

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now