35

2.1K 155 159
                                    

Kur doli, nga larg i zuri syri Elën, që s'ishte larguar akoma. Menjëherë i shkoi mendja se mos ndoshta ajo donte të shkonte tek Alani.

Mori frymë e inatosur. Kishte filluar të acarohej shumë me ato gjestet e saj si prej të një fëmije të llastuar, që donte të bënte çdo gjë, vetëm e vetëm për të marrë lodrën e dëshiruar.
E nëse ajo donte të merrte "lodrën", atëherë Krisi vetë do t'ia prishte të gjitha ëndrrat për ta pasur atë "lodër" në duar.

E ndoqi mbrapa me nge, thuaj se ai inati i mëparshëm sikur ishte venitur pak.

Disa minuta më vonë e vështroi kur futej brenda lokalit.
Shikoi njëherë nga brenda se mos i zinin sytë Alanin e pastaj, kur nuk e pa, u fut edhe vetë brenda për t'u nisur drejt e te zyra e tij, atje ku me shumë mundësi duhej të gjendej edhe ajo.

Vështroi valixhen e saj ngjyrë rozë disa hapa më tej dhomës në të cilën ajo tashmë ishte futur e eci ngadalë, pa dashur të bënte zhurmë.
Nuk donte të hynte brenda në dhomë, ishte kurioze të dinte se për çfarë do flisnin ata të dy, prandaj dhe vendosi të ulej në një qoshe aty pranë derës. Pa përsëri valixhen. U ngrit, e mori atë, e vendosi në pozicionin horizontalisht e u ul sipër saj.

"Sa të qëndroje kot atje si për gjynah, më mirë që të mora unë se edhe punën e bën, edhe vetë nuk mbetesh" - mendoi për valixhen, sikur kjo e fundit të kishte shpirt e do të ndihej keq po të qëndronte e vetme.

Bëri veshët pipëz për të mos humbur ndonjë fjalë nga biseda e tyre e fatmirësisht në atë kohë nuk kishte persona që mund të kalonin aty pranë saj, ndryshe do ta merrnin për ndonjë të çmendur.

  - Pse erdhe? - foli Alani me zërin e tij mashkullor, duke ia bërë tepër të qartë mllefin që ndiente e Krisi qeshi krenare me të. Posi, dinte të zgjidhte ajo! Kot se kishte zgjedhur Alanin!

  - Po ja, mendova që të largohesha që këtu dhe thashë të të shihja për herë të fundit, - foli ajo me një ëmbëlsi të shtirur.

  - Finkë e poshtër, - mërmëriti Krisi ndër dhëmbë, duke u siguruar që s'kishte ndonjë mundësi që ndonjë nga ata ta dëgjonte.

  -Kam shumë punë. Nuk besoj se do mërziteshe sikur të largoheshe herët.

  - Oh, ti mund të vazhdosh të punosh, nuk do të të shqetësoj fare.

  - E kam seriozisht Ela. Çfarë dëshiron? Përse erdhe?

Dëgjoi një zhurmë karrigeje nga brenda e mendoi se mos ndoshta ai ishte ngritur nga karrigia e tij për ta pasur Elën përballë.

  - Dua të bisedojmë.

  - Për çfarë?

  - Për Kristenin.

  - Vazhdo atëherë, fol.

Dëgjoi përsëri një zhurmë karrigeje e pas asaj dëgjoi edhe një zhurmë tjetër. Duhej të ishin ulur të dy në karrige.

  - Mendon se Krisi është zgjedhja jote e duhur?

  - Nuk mendoj, e di që ajo është, - tha ai duke theksuar fjalën " e di" e ajo do jepte çdo gjë që të hynte në dhomë e të shikonte reagimin e Elës.

  - Pse je kaq i sigurt ? Pastaj, unë mund të të siguroj më shumë gjëra. Gjëra që ajo s't'i jep dot. Madje unë do të t'i jepja që në këtë moment.

  - Si për shembull? - pyeti thjesht sa për ta shtyrë të fliste më tepër, donte të dinte se deri ku do të arrinte Ela me ato që do të thoshte.

  - Si për shembull trupin tim. E di që Krisi këtë gjë s'e ka bërë akoma.

  - S'ia kam imponuar diçka të tillë. Le të ndodhë kur të ndihet gati.

Një magji për dashurinëDove le storie prendono vita. Scoprilo ora