12

1.4K 147 122
                                    

  - Teo?!

Ai po e vështronte i hutuar. Dukej qartë që as ai s'priste që Kristeni të ishte atje.

  - Mund të futem brenda? - pyeti e ajo lëvizi mjaftueshëm për t'i lënë atij hapësirë të hynte.

Mbylli derën. Kur ai u fut te dhoma në të cilën ishte Alani, ajo filloi të pëshpëriste me vete.

- Çdo gjë do të shkojë mirë, po të tha ndonjë gjë, mos i fol, po të hodhi ndonjë shikim, bëj sikur s'e ke mendjen, kaq.

Hyri brenda e u ul në kolltuk duke vështruar Alanin dhe Teon teksa takoheshin siç takohen gjithnjë djemtë. Ata dukeshin aq të afërt, sa asaj menjëherë i shkoi mendja se mos ndoshta mund të kishin qenë shokë të ngushtë dhe në fakt kishte të drejtë.

  - Jeni shokë?

  - Po, shokë të ngushtë. Bashkë me Leon bëhemi tre. Do ishte mirë po t'i thoshe që të vinte Kristen, besoj se do dojë të kujtojë kohërat e vjetra, - iu përgjigj Alani me një buzëqeshje e ajo mori telefonin duke përtuar.

U largua prej tyre e shkoi në kuzhinë. Leo s'vonoi shumë derisa u përgjigj.

  - Leo, Alani më tha që të vish këtu po të duash. Ka ardhur Teo. Tha se do të të pëlqente po të vije.

  - Tallesh! - bërtiti ai nga ana tjetër. - Seriozisht?! Teo?!

  - Po. Pse gëzoheni kaq shumë njëherë? Thjesht shok nga shkolla e keni.

  - Shokë të ngushtë ama. S'e ke idenë se sa budallallëqe kemi bërë bashkë me Teon. Nejse, ik tani, mos më vono. Flasim kur të vij aty.

Ai mbylli telefonin e ajo shkoi përsëri në dhomë.

Arsyeja e vetme se pse nuk donte ta shikonte Teon, ishte se dikur ai kishte qenë i dashuri i saj, por nuk e dinte se ajo ishte motra e Leos. Kur e kuptoi atë gjë, i prishi lidhjet me Krisin duke thënë se nuk donte të prishte besimin që Leo kishte krijuar tek ai. Kështu mori fund edhe lidhja e tyre jo shumë e gjatë.

Por le të ndodhte ç'të ndodhte, kurrë s'mund të thoshte se ai ishte person i keq. Person të tillë si ai vërtet që s'kishte parë. Ishte ai që e bënte të shkrihej së qeshuri e ajo thjesht sa e shikonte duke e admiruar. Qëndronte zgjuar deri në orët e vona të natës vetëm e vetëm që të bisedonte me të në telefon e në mëngjes shkonte në shkollë me një sy hapur e një sy mbyllur.
Prandaj dhe e vuajti keq ndarjen; ishte mësuar shumë me të. Ndenji për ditë të tëra mbyllur në dhomë, jo duke qarë, por duke fjetur. As në shkollë nuk shkonte. Flinte në çdo kohë kur i binte rasti. S'i pëlqente të qante vetëm për shkak të një ndarjeje.

Leo s'e mori vesh që djali i cili kishte lënduar  motrën ishte Teo, përndryshe po ta dinte me shumë siguri do kishte hyrë në ndonjë zënke me të. Ajo diçka të tillë sigurisht që s'e donte.

U ul në kolltuk pranë Alanit; s'mund të qëndronte kurrsesi pranë Teos.

  - Po ju të dy njiheni? - pyeti ai duke parë sa nga Alani e sa nga Krisi.

  - Po, njihemi. Kristeni vazhdon dita-ditës të më ngjitet si shushunjë nga mbrapa, - u përgjigj Alani duke vështruar shtrembër Kristenin.

  - Mos ia merr seriozosht fjalët. Edhe ky e ka qejf praninë time, thjesht nuk e shpreh.

  - Paskeni marrëdhënie të afërt, - foli Teo e qeshi njëherë i vënë në siklet.

Alani mërmëriti një "po, po" e lëvizi kokën sa nga njëra anë në tjetrën.

  - Në mos tani, është e sigurt që do kemi në të ardhmen.

Në fraksion sekonde Alani ktheu kokën nga ajo dhe e vështroi gjatë.

  - Kush ta jep atë siguri?

  - E ndiej, më buron nga shpirti ajo gjë.

Qeshi njëherë duke nxjerrë gjuhën e më pas shkundi supet lehtë. Teon e harruan fare të dy. Ai i shikonte të dy pa bërë fjalë.

  - Atëherë bën mirë të mos ndiesh më gjëra të tilla. E kupton? Unë dhe ti? E pamundur!

  - E di se shumë gjëra kanë lindur pikërisht pas fjalës "e pamundur"?

  -Je shumë romantike ndonjëherë, e di?

  - Po, ma kanë thënë shumë veta.

  - Kush? I dashuri? Nëse e ke një të tillë, sigurisht.

  -Çfarë të bën të mendosh se s'kam pasur?

S'e ktheu kokën nga Teo, por mund ta dallonte atë me bisht të syrit teksa e shikonte.

  - Kë? - e pyeti në mosbesim e ajo thjesht qeshi.

  - Dikë që ti e njeh.

  - Njoh shumë njerëz.

  - Njëri prej tyre.

  - S'më pëlqejnë lojërat e fjalëve Kristen.

  - Fillo që këtu në dhomë atëherë. Mendon se e kam pasur të dashur Teon?

Ata të dy u vështruan, ndërsa ajo buzëqeshte pa problem. I pëlqente kur vinte të tjerët në siklet, por kur ata e vinin në skilet atë, atëherë merrte inat personin.

Ai s'po fliste fare. Shikonte herë Teon, herë Krisin në mënyrë serioze pa nxjerrë as edhe një shkronjë të vetme.

  - Ç'ndodhi? - e pyeti ajo me ironi. - Ta hëngri macja gjuhën?

Një magji për dashurinëOù les histoires vivent. Découvrez maintenant