Ishte e hënë; dita më e urryer e të gjithë nxenësve, një ditë plotësisht e mallkuar, që askush s'e pëlqente.
Ashtu ishte edhe për ta. Nuk i duronin dot të hënat. S'duronin dot asnjë ditë të javës, por për këtë gjë kishin justifikme. "Kishin lëndë tepër të vështira" - gënjeshtra që iu thoshin çdo herë familjarëve kur mungonin në shkollë.E atë ditë dukej që Leos s'i kishte dalë gjumi akoma, Teo po përplasej me njerëzit që kalonin, se mbante kokën ulur prej përgjumjes, ndërsa Alani ecte fytyrë ngrysur e me duart në xhepa.
- Merre njëherë në telefon Leon, prishja gjumin. U bë ai të flejë si mbret kur ne shkojmë në shkollë si debila, - tha Teo akoma përgjumësh duke iu drejtuar Alanit.
- Merre ti, unë përtoj.
- Ik mor se s'dua të harxhoj ofertën, s'të them kot, - iu përgjigj ai i inatosur e Alani s'kundërshtoi, s'kishte nerva të merrej me të që në mëngjes.
Mori telefonin e telefonoi Leon. Zilja binte, por ai s'e hapte, derisa kaluan disa minuta të mira.
- Po? - qe një zë femëror që dëgjuan nga ana tjetër e telefonit.
-Qenka me një femër, - tha ai me të shpejtë duke zënë me dorë një pjesë të telefonit që ajo të mos dëgjonte.
- Ma jep se do t'i flas unë, - tha Teo aty për aty i gëzuar e ia mori telefonin prej duarsh.
U kollit njëherë që t'i dilte zëri si më burrëror e në mendje kishte diçka aq dinake - që e bënte atë të shkrihej së qeshuri - saqë ishte gati të poshtëronte edhe Leon edhe veten, vetëm e vetëm që të qeshte pak atë mëngjes me diell, por që për ta ishte si një ditë e zymtë.
- Përshëndetje, dua të bisedoj me Leon nëse është e mundur. Natën e kaluar harroi të merrte veshjet në shtëpinë time.
- Çfarë dreqin?!
E kuptoi që ajo për një moment hoqi telefonin prej veshit e po fliste me Leon. S'kaloi shumë kur telefonin e mori ai e po i fliste Teos.
- Po ç'bëre o injorant se ishte motra ajo në telefon! Tani po fluturon nëpër shtëpi duke bërtitur që unë jam pederast.
-Booo, sa mirë ta paskam bërë! - iu përgjigj ai i lumtur e po qeshte bashkë me Alanin, që ishte pranë tij e dëgjonte bisedën që po kryhej. - E nejse, po ku je mor se nis mësimi tani. Hajde të bëjmë një dorë muhabet se s'shtyhet dita.
- S'dua të vij sot, se kemi kimi. Kush rri dëgjon atë që llomotit kot. Apo s'më ka ngritur nervat me atë testimin koti fare që na bëri! Mezor bëra tre ushtrime.
- Mos! Alan, sot do marrim notat e testit mor burrë, ç'na u desh që erdhëm! Leo, hajde e ti o vëlla se për Zotin që s'shtyhet dita, të paktën të bëjmë ndonjë gjë.
- Ja të shoh njëherë orarin... Pff, s'di ç'të bëj. Paskemi edhe histori sot.
- S'ka gjë se ia mbushim mendjen asaj të na nxjerri jashtë.
- Matematikë, letërsi, fiskulturë, biologji, histori, kimi. Tallesh! Kimi orë të fundit! - bërtiti ai nga ana tjetër e telefonit i acaruar. - Kë të vras e kë të lë.
- Hajde këtu, pastaj shohim e bëjmë.
- Mirë, do vij, se më çmendi kjo ime motër.
E mbyllën aty atë bisedë e hynë brenda në klasë. U ulën andej nga fundi; nëse do që të bësh muhabet të mirë, të hash edhe ndonjë farë ndërkohë që mësuesi shpjegon, atëherë shko gjithmonë në fund.
Kështu do të thoshin ata nëse dikush i pyeste se pse qëndronin gjithmonë andej nga fundi.
VOUS LISEZ
Një magji për dashurinë
Comédie- Mos ndoshta nuk je mirë? - e pyeti ai gjasmë serioz. - Të ka bërë keq ëmbëlsira? Po të duash mund të të çoj në spital. Bëri të vendoste njërën dorë në ballin e saj si të donte të kuptonte në qoftë se ajo kishte temperaturë, por Kristeni bëri një...