3

416 86 187
                                    


➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

U bën dy orë në makinë dhe nuk po duroja dot më. Nga njëra anë kisha Morganin që nuk lodhej duke kënduar, nga ana tjetër po filloja të kisha vapë.

Sa herë që mbështesja kokën në dritare për të marrë një sy gjumë Morgan ose do futej në ndonjë gropë ose do provonte një notë të lartë që nuk e arrinte dot.

"Vë bast që këtë notën e arrij" thoshte herë pas here.

Nxorri shpirtin duke kënduar. Falë zotit rruga ishte e shkretuar, përndryshe do më duhej të përkulesha aq shumë sa të mos dukesha nga makinat që kalonin apo njerëzit që shihnin të habitur.

Në një moment kthej kokën nga ajo. Zemra sa nuk më pushoi. Në njërën dorë mbante ilaçin e mushkonjave si mikrofon ndërsa dora tjetër dilte jashtë dritares duke shijuar ajrin. Timoni dukej sikur sapo kishte mbushur 18 vjeç dhe ishte më në fund i lirë.

"E pe Ruth? E qava!" tha duke duartrokitur.

"Duart në timon!" bërtas me sa kisha në kokë.

Më pa me bisht të syrit sikur do më vriste.
Teksa ajo vendos sërish duart në timon dhe planeti është i sigurt, unë mbështes kokën sërish në përpjekje për të fjetur pak.
Post Malone dhe Morgan bashkë çlirojnë ngarkesa elektrike, që do të thotë se në momentin që ai mbiu në radio erdhi fundi për mua dhe gjumin tim.

Po largoheshim nga zona periferike dhe po i afroheshim Jamestown-it. Morgan bën mirë të sillet si njeri.

Pas pak ajo më bezdis me gisht dhe dora ime kundërsulmon. "Po fle?" më pyet në përpjekje për të futur gishtin e saj në veshin tim.

"Jo po shkoj në botën e shenjtë të avatarëve" them gjithë nerva. Ajo po më acaron kaq shumë me sjelljen e saj, me zërin e saj, me mënyrën se si i jep makinës, me mënyrën si merr frymë, me gjithçka. "A ka mundësi të më lësh të qetë? A mund të fle për pak? Kam nevojë të qetësohem dhe ti po ma bën këtë udhëtim ferr." Shpërthej më në fund.

Nuk flet më. Fik radion edhe pse Post Malone nuk kishte mbaruar. Ndalon papritur makinën aq fort sa po të mos kisha vendosur rripin e sigurimit koka ime do goditej rëndshëm.

"Zbrit!" më urdhëron. Nuk ishte më Morgani i qejfit apo Morgani që sapo kishte dëgjuar këngën e saj të preferuar. Morgani tani ishte serioze. Kaq vrazhdë i fola?

"Jepi zbrit." Më urdhëron. Hap derën dhe del jashtë. Të lutem Morgan jo tani, jo këtu, kemi njerëz që na shohin. Një lokal i tërë po shihte drejt makinës sonë.

"Morgan të lutem." I flas butë në përpjekje për ta qetësuar.

Por ajo më sheh e habitur. "Ruth mos bëj si fëmijë i llastuar po hajde zbrit. Do ndalojmë për një pije të ftohtë. Gjithashtu kam nevojë të shplodhem pak për faktin se kam dy orë që ngas. Dhe të duroja edhe bythkën tënde nuk ishte pak."

Duroi bythkën time? Unë po e acaroja? Jam unë ajo që duhej të ankohet këtu. Zbres nga makina dhe e ndjek brenda. Si për dreq të gjithë i ngulnin sytë. Nuk kishin parë vallë një vajzë me veshje të tillë? Me tatuazhe dhe me flokë të oksigjenuar? Sigurisht që jo. Njerëzit u tremben ndryshimeve. Gjithmon kështu ka qenë dhe do të mbetet...

Ulemi diku dhe porosisim një birrë dhe një çaj të ftohtë. Në momentin që pijet vijnë telefoni i saj bie. Fytyra e saj fliste vetë. Unë ngrij në vend.

"Është babi." Më thotë gjithë ankth. Vështrojmë njëra tjetrën si të humbura. "Ok më lër të praktikoj pak teze Merin." Gollitet disa herë dhe imiton një zë të plakur dhe të lodhur. Nuk rezistoj dot por shkrihem në të qeshur.

"Morgan nuk do kuptohet fare."  Morgan gjithmon e ka imituar teze Merin sa herë që ajo e qortonte. Kur ishim të vogla (dhe kishim të paktën 5 orë që kishim ardhur përpara se ajo të merrte mamin në telefon dhe të ankohej se ishte mërzitur dhe se i mungonte shtëpia) gjithmon vinte në dhomë dhe imitonte ato çka i thoshte teze Meri sa herë e qortonte.

Pa humbur kohë ajo ngrihet vrik dhe del me vrap jashtë duke gjetur një vend të qetë për të folur.

Ndërkohë që ajo u largua dhe merrej me babin unë vazhdoja të pija çajin teksa prisja kthimin e saj. Djemtë nga tavolina ngjitur vazhdonin të më ngulnin sytë.

Mbarova të gjithë çajin dhe ajo ende nuk ishte kthyer. Duke u ndjerë në siklet aty mes njerëzve që shihnin të habitur vendos të dalë dhe ta gjej.

Ajo ishte ende duke folur në telefon mbrapa lokalit. Ta shihja teksa fliste me një zë të tillë më bënte për të qeshur. Ajo ma bën me shenjë që të mbaj qetësi përndryshe do më këpusë qafën.

"Sigurisht Simon, do kënaqen këtu me mua." Vazhdonte të fliste me babin në telefon. "Jo jo pa merak... sigurisht... për momentin jo, kishte dhimbje barku dhe shkoi në tualet. Pa merak, pa merak. Mirupafshim." Dhe e mbyll telefonatën.

Ajo që sapo pashë ishte vërtet qesharake dhe për tu mbajtur mend.

"Ruth po të të kishte dëgjuar babi ndërkohë që i thosha se kishe zënë kaps, nuk e di se çdo të të bëja." Më thotë në përpjekje për të qëndruar serioze. "Meqë ra fjala ku është birra ime? Mos më thuaj që e le vetëm?! Do shkojmë të marrim birrën dhe do nisemi."

Papritur ndaloj dhe i hedh një vështrim qortues.

"Çfarë?" Më pyet në përpjekje për tu dukur e pafajshme.

"Harrove gjë?"

Ajo dorëzohet dhe qesh. "Sigurisht që do paguajmë edhe lekët moj Ruth."

* * *

Morrëm birrën dhe paguam lekët. Sidomos lekët! Tani ndodheshim në makinë larg Jamestown-it rrugës për në Minnesota.
Kanaçja e birrës qëndronte te këmbët e saj, tashmë e deformuar dhe e pavlerë.
Ndërsa unë isha shtrirë në sediljen e pasme duke përdorur njërën çantë si jastëk për të kryer misonin e radhës të cilin ajo u detyrua të pranonte, të flija gjumë.

Me këngën e XX - "Intro" që dëgjohej në makinë e dija se në 6 minutat e ardhshme misioni do kryhej. Ajo këngë më relaksonte vërtetë dhe e ndjeja se do më kaplonte gjumi...

* * *

Zgjohem nga një erë e çuditshme që më shponte hundën. Po përpiqesha të indentifikoja erën dhe vendin nga vinte. Pasi qelizat e trurit erdhën në vete zbulova që era e çuditshme vinte nga bluzja e Morganit, jo shumë larg fytyrës sime. Sipër këmbëve të mija ndodheshin pantallonat e saj të grisura. Marr bluzen dhe e hedh përtej sediljes së parë, për të përfunduar në prehrin e saj. Ma ka bërë me qëllim. Është ndërruar dhe rrobat i kishte hedhur si pa të keq mbi mua.

Edhe pse sapo i hodha bluzën e saj ,që ajo mizorisht e kishte vendosur afër fytyrës sime ndërsa flija si qingj, nuk foli aspak. Radion e kishte fikur gjithashtu.

Vendos të shtrihem sërish dhe të shoh përtej xhamit të makinës përballë meje për të parë se ku ndodheshim tashmë.

Ndodheshim në një lagje. Një lagje me shumë shtëpi të vendosura afër njëra tjetrës dhe në mënyrë të çrregullt. Kudo kishte nënrrugë që të çonin kudo në këtë lagje të rrëmujshme. Shtyllat telefonike ishin me shumicë dhe kabllot krijonin rrëmuja mes tyre. E pamundur të fotografoje qiellin pa përfshirë kabllot në to.

E si mos ta njihja? Rrugën e ngushtë? Shtëpitë e bardha? Vendin ku u rrita? Mund të shihja shtëpinë e Xhosë, shtëpinë e Fredit orëshitësit, të gjithë!

4 vite pa ardhur ama e dija se ndodhesha në shtëpi!

"Lëvize bythkën e përgjumur Ruth. Mbërritëm." Morgan kishte kthyer kokën mbrapa sediljes duke u ndeshur me sytë e mi. Të dyja po i buzëqeshnim njëra-tjetrës...

➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Një lamtumirë më pakWhere stories live. Discover now