➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧Bluzja e trashë me kapuç që kisha veshur në një natë korriku si kjo e sotmja, po më bënte të mendoja se sa mirë do të ishte sikur ta lija Morganin tek vendi i parkimit dhe te shkoja në shtëpi, ku mund të pija çaj në qetësi.
"Nuk ndjen vapë?" theva heshtjen e disa minutave duke pëshpëritur.
Morgan kishte lënë hapësirë mes kapuçit sa për sytë e lyer dhe hundën. Sytë e saj po studionin çdo lëvizje të Xhosë i cili po mbyllte supermarketin ndaj ndoshta nuk e kishte mendjen.
U bën minuta që qëndronim këtu jashtë. Morgan qëndronte tepër serioze dhe ashtu e fshehur pas karrocave të supermarketit vëzhgonte çdo gjë. Unë ndërkohë qëndroja ulur mbrapa saj dhe mendohesha me mikun tim te ri, shkopin.
Kisha frikë. E dija që nuk ishte aspak një lojë por diçka e rrezikshme. Kështu, të veshur si eskimez nga koka te këmbët ishim gati të hynim pa leje në një supermaket dhe të merrnim ushqime pa paguar.
Duke qënë se Morgan nuk po jepte ndonjë shenjë do të thoshte se Xho ende nuk kishte ikur.Unë fshihesha pas saj, disa centimetra më larg. Isha gati t'ja mbathja vrapit, të zhvishesha nga vapa apo ta gjuaja Morganin me shkopin e vogël.
Faji është i imi që e lejova diçka të tillë. Nuk duhej të pranoja sado ëngjëllore të tregohej.
Po filloja të acarohesha papritur. Me siguri nga vapa. Shkopin e theva."Shh... Mos bë zhurmë Ruth!" më qorton me zë të ulët. "Ki durim, edhe pak edhe largohet."
'Bën mirë të ndodh shpejt Morgan' mendova me vete.
Pasi dëgjoj zhurmën e një makinë unë ngre menjëherë kokën. Xho po largohej. Më në fund! Po më dukej vetja kriminele qysh tani.
Morgan kthehet si për të më lajmëruar por përfunduam duke përplasur kokat. Pasi shajmë çohemi menjëherë. Tani kishim mbetur krejtësisht vetëm në zonën e parkimit i cili ndriçohej nga dritat e verdha.
"Shpresoj të dish ç'po bën" i përshpëris teksa e ndjek nga pas.
"Hap pak çantën time të shpinës dhe më nxirr pak maskarën." më kërkon pa ndaluar hapin.
"Nuk është koha për tu lyer Morgan. Ti e lyer je tashmë." Dhe shumë madje. Ajo është: 'Oh! Do vjedhin supermarket Ruth, prit pak sa të lyhem!'
"Thjesht nxirre dhe ma jep!"
Hap çantën e saj dhe kërkoj mes gjërave. Kishte marrë një batanije (paksa të njohur) një elektrik dore disa gjëra të tjera të pakuptueshme dhe diku nga fundi pash një çantë të vogël të zezë. Kishte marrë çantën e tualeteve ndërkohë që ne bënim krimin më të madh të njerëzimit? Po i prezantoja vetes motrën time. Ruth, Morgan. Morgan, Ruth. Gëzohem!
"Merre." i dorëzoj maskarën.
Kur mbërritëm në pjesën e pasme Morgan rrëmoji sërish në çantën e saj. Nxorri një pasqyrë. Copëzat e pazëllit u plotësuan.
"Morgan tani e gjete të lyesh qerpikët?"
"Mos më shpërqëndro!" Thoshte teksa shqyente sytë.
Pasi mbaron mbyll pasqyrën dhe shkon drejt një dere. Morgan bën diçka të pazakontë, diçka idiote le të themi. Ajo futi maskarën në vrimën e çelësit. Ajo nuk do sakrifikonte kurrë bijtë e saj për punë të tilla.
Dera hapet dhe unë duartrokas në mendjen time. Nuk e prisja.
"Ishte 'Golden Rose'. Ja dhjefsha rracën!" Shan teksa e hedh diku. "Urdhëro e dashur, mund të futesh." Më buzëqesh dhe hap rrugë. E imagjinoj sa krenare mund të ndihet.
YOU ARE READING
Një lamtumirë më pak
AdventureMorgan dhe Ruth, dy motra, një gjak, dy karaktere të ndryshme. Pjekuria dhe çmenduria qëndrojnë perballë njëra-tjetrës. Një aksident i ndodhur dy vite më parë sjell vdekjen e mamasë së tyre. Aksident i cili tashmë ka prishur rregullin e shtëpisë dh...