➺❧t➺❧✿❀➺❧➺❧Kisha zbritur në kuzhinë dhe po përgatisja mëngjesin. Isha zgjuar vonë, ora shënonte 11.
Kur hapa sytë gjëja e parë që pashë ishte motra ime që më kishte përqafuar. Ajo mi kishte hedhur duart rreth belit dhe kishte mbështetur kokën në qafën time.Do thoja se dukej si ëngjëll por fytyra e saj ishte një rrëmujë e vërtetë kështu që vendosa ti pastroja fytyrën me qëllim që mos ti acarohej.
Mu deshën më shumë se një pecetë për të pastruar gjithë atë bojë të zezë te sytë. Morgani fle edhe me makeup dhe për mendimin tim është gjëja më e parehatshme, për më tepër përfundon së ndruari veshjen e jastëkut pothuajse çdo natë.
Ajo është e bukur dhe ka një fytyrë ëngjëllore, por një personalitet skizofreni.
Isha ulur në tavolinën e kuzhinës dhe po mendoja, pa vënë re proshutën që po digjej në tigan.
"As të skuqësh nuk di." Dëgjoj zërin e dikujt pas meje.
Morgan ishte futur në kuzhinë pa e kuptuar dhe po kthente gjërat që unë kisha harruar. Kisha humbur në mendime.
Ajo kishte veshur një fustan me rripa të bardhë prej tyli që arrinte deri te gjunjët dhe që i tregonte të gjitha tatuazhet e krahut dhe qafës. Shumë ndryshe nga shijet e saj, ajo rrallë vesh gjëra të bardha. Do të thoja se për të parën herë ajo dukej kaq e pafajshme..."Këto të djegurat i ke ti." Më bën me shenjë proshutat e djegura "Ka për të pirë këtu?" ajo vendos pjatat në tavolinë dhe hap frigoriferin pranë meje.
Morgan kishte bërë sërish tualet fytyre Është teoremë e vërtetuar nga unë: Askush nuk ka për ta parë dot Morganin pa makeup. Rastet e rralla janë vetëm dy, ose është sëmurë ose ja heq teksa ajo është në gjumë.
"Ke lëng frutash në banak." I kap dorën. "Lëre birrën."
Më ka ikur zëri duke i thënë të mos pijë por duket sikur asaj gjithçka i hyn nga njëri vesh dhe i del nga tjetri. Për çudinë time ajo e fut sërish birrën dhe merr lëngun e frutave.
Ajo ulet pranë meje dhe fillon e ha. Mua sikur më iku oreksi dhe vendos ta pyes për diçka që më ka shqetësuar së fundmi.
"Pra do e mbash fëmijën."
Ajo lëshon pirunin dhe më hedh një shikim me gojën plot. Ashtu duke u përtypur pi pak nga lëngu dhe vazhdon e ha. Pas disa sekondash fillon e flet: "Sigurisht që do e mbaj, se mos kam zgjidhje tjetër."
Unë largoj pjatën që kam përpara dhe fokusohem vetëm te Morgani që ha. Fjalët që tha më dhembën.
Diçka vjen erë dhe nuk është proshuta ime e djegur. Morgani fsheh diçka. Ajo e ka diçka në mendje dhe përgjigja që më dha nuk mjaftonte. Doja ti bëja ende pyetje mbi foshnjen.
"Kur do ja thuash babit të vërtetën?"
"Pasnesër kur të kthehemi."
"Ke frikë nga mënyra si do reagojë?"
Ajo ndalon së ngrëni dhe lë pjatën në banak. Kur largohet nga kuzhina unë e ndjek nga pas. Nuk kisha për ta lënë rehat këtë herë."I kam menduar të gjitha Ruth. Që të gjitha! Është gjithçka e planifikuar më së miri. E di çfarë do i them dhe si do reagojë." Ajo shtrihet gjerë e gjatë në divan duke hapur këmbët. "Maksimumi do ha ca fjalë, një shuplak ose do largohem nga sht-"
YOU ARE READING
Një lamtumirë më pak
AdventureMorgan dhe Ruth, dy motra, një gjak, dy karaktere të ndryshme. Pjekuria dhe çmenduria qëndrojnë perballë njëra-tjetrës. Një aksident i ndodhur dy vite më parë sjell vdekjen e mamasë së tyre. Aksident i cili tashmë ka prishur rregullin e shtëpisë dh...