➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧'Jam shtatëzënë' ishin këto fjalët që më vërtiteshin në kokë. Nuk e besoja dot, nuk doja ta besoja.
"Nuk e ke seriozisht apo jo?"
Ajo tund kokën në shenjë mohimi. "Nuk po bëj shaka Ruth. Jam shtatëzënë."
Si të reagoja vallë? Të qeshja me faktin se Morgan do bëhej nënë? Të qaja për faktin se do na hapë probleme? Të inatosesha për faktin se u tregua e papërgjejshme? Në këtë moment tek e shihja ashtu, të vrarë, me sytë e mbushur me lot dhe duke luajtur papushim me gishtat e pushtuar nga ankthi, nuk ishte koha për reagime të tilla.
E pyes me zë të lehtë, gati duke pëshpëritur "Si ndodhi?"
Morgan kafshon buzët dhe më sheh me sy të vrarë.
"Nuk e di Ruth. Thjesht ndodhi." Ngriti supet.
"Kush është ba-babai?" Belbëzoj. Duke marrë parasysh se me çfarë tipash shoqërohet ajo nuk do habitesha nëse do ishte ndonjë i sapo dalë nga burgu.
Ajo ngre sytë dhe mendohet për pak. "Për një gjë jam e sigurt. Asnjëra nga ne të dyja nuk e njeh." Filloi të qeshte papritur, "E kam seriozisht Ruth, mos më shih ashtu. Nuk e njoh aspak atë tipin, thjesht ishim në një festë, filluam të flirtonim ashtu të dehur dhe kaq. Ditë më vonë shkova për tu vizituar pasi po filloja të kisha dhimbje dhe më thanë se prisja një fëmijë."
"P-po babi di gjë?" Nuk e kuptoja pse më merrej goja. Ky lajm ishte një bombë e vërtetë për mua.
"Jo Ruth nuk di gjë akoma. Prandaj erdha këtu në Minnesota. Të heq pak mendjen nga gjithçka dhe të mendohem disi. Kam frikë."
"Sa po bën?" Pyes me zërin tim të fikur. Kisha diçka që nuk më linte të flisja, një lëmsh i madh në fyt.
"Jam dy javë shtatëzënë Ruth." Më flet butë.
Dy javë gënjeshtra.
Ajo papritur çohet dhe kthehet sërish me një kanaçe birre. Ajo gjithmon pi diçka kur ndihet disi ngushtë.
"Pra ti nuk do ta mbash fëmijën?" E pyes. "Do e abortosh?"
Ajo kthen një gllënkë dhe më sheh në sy. "Nuk e di. Nuk e dua por nuk kam zgjidhje tjetër."
"Çfarë do të thuash? Do ta mbash?"
"Nuk mund të abortoj Ruth." Thotë dhe pi sërish, "Sepse kam abortuar njëherë. Të abortosh sërish është e rrezikshme."
Morgan ka abortuar më parë? Çfarë po më dëgjojnë veshët sot! Nuk dija çtë thosha, nuk dija çtë bëja, nuk dija asgjë! Ishte e vërtetë që e shihja keq ndonjëherë. Mbyllej në dhomë dhe nuk dilte me ditë të tëra por nuk do ma merrte mendja kurrë se ajo po kalonte gjëra të tilla.
"Kur shkova nga shoqja ime Ana për disa ditë nuk isha vërtetë nga ajo." Fillon flet. "Unë isha në Harvey duke abortuar. E di që mund të jem treguar e përdalë, moskokëçarëse, idiote dhe shumë gjëra të tjera por ta dish që nuk i kam bërë qëllimisht. Fundja të gjitha mbi kurrizin tim po bien. Ti je e vetmja që di për këtë Ruth, babi nuk di absolutisht asgjë."
Kur mendoj për torturat që ka hequr teksa askush nga ne nuk dinte asgjë, më vjen keq. Unë qëndroja në shtëpi duke e marrë inat për faktin se ajo po argëtohej dhe unë jo. Kjo që sapo më tregoi nuk ishte aspak argëtim. Vetëm i tillë nuk mund të quhej.
Qëndronte përballë meje. Vajza me tatuazhe, me sy të nxirë dhe me një birrë në dorë priste një fëmijë. Një Morgan të vogël. Babai? Për momentin është i padisponueshëm, provoni më vonë.
Megjithatë diçka nuk po më dukej mirë.
"Morgan, ti nuk ke ndërmend të vrasësh fëmijën apo jo?" Ajo tund kokën në shenjë mohimi. "Atëherë pse ke ditë që vetëm pi si një e çmendur?"
Kjo pyetja e zë ngushtë. Ajo përtypet rëndë pastaj sheh kanaçen e mbaruar në tokë si një fëmije që sapo ka bërë një faj.
"Nuk e di. Të betohem! Thjesht jam mësuar dhe nuk bëj dot pa to."
Asgjë nuk më pëlqen. Së pari ajo më tregon se është shtatëzënë dhe për më tepër nuk është as hera e saj e parë. Së dytë ajo ka dy javë që e di dhe gjithsesi e mbushi karrocën mbrëmë vetëm me pije dhe ushqime aspak të shëndetshme. Së treti, ky kthimi i papritur këtu në Minnesota nuk më pëlqen aspak. Ajo po bluan diçka në mendjen e saj. E njoh mirë. Ka ditë që sillet çuditshëm dhe është diçka e frikshme. Por edhe sikur ta pyes e di që nuk kam për ti nxjerrë asgjë. Morgani ti zbulon planet e saj atëherë kur do ajo dhe kur është tepër vonë.
"Morgan. Më trego të vërtetën. Përse më solle këtu?" E pyes më në fund. "Çfarë do të bësh? Sillesh shumë çuditshëm."
Ajo shpërthen në të qeshura. "Çfarë thua moj budallaçkë e vogël. Kërkova të kalonim këtu disa ditë për të qenë bashkë. E bëra për ne Ruth. E shihja që qëndronim shumë ftohtë me njëra tjetrën dhe nuk mundesha më. Qëllimi i kësaj është...të duam njëra tjetrën dhe të kënaqemi bashkë sepse e ndjeja se po largoheshim çdo ditë e më shumë."
Ende nuk bindesha. Morgan fshihte kaq shumë pas maskës së saj, pas maskës së "Hej, unë jam një vajzë kokëboshe me shumë tatuazhe, nuk di asgjë përveçse si të lyhem dhe të bëj çmendurira."
Papritur ajo më hidhet në qafë dhe më përshpërit në vesh, "Sot do kampojmë te "Bari i thatë". E di që e ke qejf dhe mos më thuaj jo. Do kënaqemi."
Këtë e quaja diçka të çuditshme ose sëmundje cerebrale. Ajo më frikësonte gjithmon me këto luhatje të humorit.
Përpiqem ta largoj ose të paktën të merrja frymë nga shtrëngimi i saj por ajo nuk luante vendit. Zilja e telefonit na trembi të dyjave.
"Babi!" Deklarova e frikësuar.
"Fol ti. Mirë?" Më lutet ajo dhe shtrihet në divan.
Marr telefonin dhe dal jashtë. "Alo ba..."
përgjigjem. Ai fillon të pyes shumë gjëra por unë nuk po i vija veshin aspak. Nuk po ja shqisja sytë Morganit e cila u ngrit vrik nga divani.Ajo kthehet sërish me çantën e saj ndër duar. Nga dritarja arrija ta shihja se si ajo kthente gjithmon sytë nga dera me frikën se mund të hyja papritur. Ajo rrëmben diçka nga çanta dhe fillon të shkruajë në të...
➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧
I'm sorry fellas per vonesen. I'm so trashy i know smh 🤦🏻♀️
YOU ARE READING
Një lamtumirë më pak
AdventureMorgan dhe Ruth, dy motra, një gjak, dy karaktere të ndryshme. Pjekuria dhe çmenduria qëndrojnë perballë njëra-tjetrës. Një aksident i ndodhur dy vite më parë sjell vdekjen e mamasë së tyre. Aksident i cili tashmë ka prishur rregullin e shtëpisë dh...