9

307 64 72
                                    

Hello bishes! Ve bast qe ishit duke ngrene apo minding your own business in peace kur papritur pate kete update. AND YOU ALL CHOKED

anyway moving on
U be kohe pa u pare dhe ve bast qe jeni munduar per te gjetur orarin e varrimit tim por qe nuk e gjetet pasi moki is alive.

Erdha qe tju harxhoj kohen me kete update vl qe e nisa qe ne gusht por per arsye lufte nuk munda ta perfundoja.
Tani qe u ktheva nga Siria jam me e lire.

Moving even more on.
Ktu keni update. Eshte unedited cuz I'm lazy and I know it. Me munguat shume btw ❤️

➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Para pak minutash ndodhesha vetëm dhe pa ditur se si të kthehesha në shtëpi. Ende nuk jam kthyer. Ndodhem në një makinë e cila po më çon sërish për tek "Bari i thatë". Jashtë ishte errësirë dhe gjëmonte ndërsa unë qëndroja brenda makinës e mbuluar me një batanije të trashë. Nuk kisha si të mos mendoja për motrën time. Bëra një gabim të madh, nuk duhet ta kisha braktisur atje kurrsesi. Ajo mund të jetë kokëfortë, acaruese dhe një fëmijë i vërtetë por gjithsesi është motra ime. Shpresoj të jetë mirë, të mos ketë marrë ndonjë të ftohur apo të ketë bërë ndonjë budallik. Po shkoj për tek ajo.

"Çfarë po bëje vetëm atje?" Pyet njëri nga dy djemtë.

Rregulloj pak zërin dhe përgjigjem. "Po përpiqesha të kthehesha në shtëpi."

"Vetëm?" Pyet ai me dyshim.
Nuk flas. Nuk mund të flisja. Ndihesha në faj, ndihesha keq, gati në të qarë. Jam kaq në merak për të.

Vëmendja ime vazhdon të qëndrojë nga rruga me shpresë për të gjetur vendin ku e lashë. Kur shoh një tendë të njohur, tendën tonë të shkatërruar u them të ndalojnë menjëherë. Dal nga makina dhe thërrasë mes shiut emrin e saj. Asnjë përgjigje. Përreth nuk dukej njeri. Thërras sërish. Qetësi.

Mund të ndjeja dorën e njërit prej tyre që më tërhiqte por unë kundërshtoja. Ngre zërin edhe më shumë. Edhe më shumë. Asgjë. Ku të jetë vallë? Vetëm? Natën? Në mes të shiut?
Po filloja të qaja. Ashtu e dorëzuar hipa në makinë. Ndoshta ka shkuar në shtëpi. Ndoshta është mirë. Ndoshta.

Për çudinë time makina ndaloi në shtëpizën disa metra larg vendit tonë. Mund të dëgjoja njerëz që gëzonin e pinin aty brenda, të sigurt e të lumtur. Nuk e kam idenë se si përfundova këtu. Gjithçka që doja ishte të gjeja Morganin dhe të ktheheshim në shtëpi.

"Nuk e di se kë ke humbur por me siguri do jetë këtu. Askush nuk qëndron jashtë në këtë kohë. Eja." Më ftojnë ata.

Ata nuk e njohin kokën e saj. Gjithsesi pranoj, nuk kam zgjidhje tjetër, nuk mund të bëj asgjë deri nesër në mëngjes.

"Mund të fle këtu?" Pyes me zë të ngjirur.

"Sigurisht që po. Është 'Bed & Breakfast'." Më buzëqesh. Ky djali syjeshil duket vërtet simpatik.

Dalim nga makina dhe vrapojmë për në shtëpizë. Dukem për faqe të zezë, e lagur nga koka te këmbët me flokë të ngatërruara, me fytyrë të trishtë të goditur nga vetë jeta. I ndjek nga pas përmes korridorit. Me sa duket ishim nisur për te dhoma e ndriçuar dhe e zhurmshme. Nuk doja zhurma për momentin, doja thjesht një shtrat të ngrohtë për tu shplodhur dhe disa veshje të thata.

"Nuk mbarojnë njerëzit e lagur sot!" Tha një vajzë me të madhe sapo më pa të hyja.

Dhoma ishte e madhe plot. Ishin diku te 10 veta, të gjithë të ulur në parketin e drunjtë me pije nëpër duar, dukej se po ia kalonin më së miri.

Një lamtumirë më pakNơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ