➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧Ai vazhdonte të më shtrëngonte dorën fortë teksa më tërhiqte.
"Ahh, jo kaq fortë." Ankohem unë "ku po me çon?"
Ai më lëshon dorën pasi kupton që shtrëngimi ishte paksa i tepërt. Me delikatesë më kap dorën dhe ma ledhaton.
"Më vjen keq. Te lëndova shumë?" Më flet ai butë.
Unë nuk i vë veshin por vazhdoj të kërkoj përgjigje. Në një farë mënyre e dija se ku do përfundonte kjo gjë."Ku po shkojmë? Po largohemi nga festa." I bëra me dije.
Ai më kap sërish dorën dhe bëjmë edhe disa hapa derisa ndalojmë përpara një dere blu. Dukej si një derë magazine. Ai e hap dhe më kërkon të futem e para. Ai hyn menjëherë pas meje dhe e mbyll.
Nuk po arrija të shihja qartë për disa sekonda derisa sytë mu mësuan me errësirën. Nuk ishte dhomë shumë e madhe. Kishte disa dritare të vogla të vendosura lartë në një faqe të murit nga ku hynte drita që jashtë.
Po lëvizja brenda në dhomë duke hedhur sytë përreth. Kishte një divan të vjetër blu të vendosur në qendër, një kosh të vjetër bosh dhe shumë dërrasa të vendosura ne një cep. Përveç këtyre asgjë tjetër.
E ndjeva Nikolasin të bënte hapa drejt meje. Papritur ai më hedh krahët rreth belit dhe më përqafon nga mbrapa.
Fryma mu shpejtua vetvetiu. I dija qëllimet e tij, që në momentin që më hodhi sytë. Sytë e tij flisnin vetë. Ai më dëshironte.
Si një njeri pa eksperiencë në këtë fushë mbeta në vend, e ngrirë. Ai mbështet kokën në qafën time. Fryma e tij më përkëdhel qafën.
"Ti vjen shumë erë e mirë." Më përshpërit në vesh.
Kthej paksa kokën për ta parë në sy për disa sekonda. Ai po më shihte gjithashtu. Ishte moment i çuditshëm.
Menjëherë kthej kokën. Ai e kishte hequr kapelen dhe e pashë më qartë. Ai ishte vërtetë një djalë i pashëm.Ashtu siç ishim ende në kembë ai liron njërin krah nga beli im në mënyrë që të më prekë fytyrën. Dora e tij kërkon që ta shoh.
"Je e bukur. Më e bukur se motra jote." Më pas më pyet. "Ke frikë?"
Nuk kisha frikë. Nuk e di pse. Rrahjet e zemrës ishin thjesht emocione të çastit. Ai papritur lëviz ngadalë dorën dhe më prek njërin gjoks.
Vetvetiu mbyll sytë. "Jo, nuk kam frikë." përgjigjem.
Ai më lëshon të gjithën papritur dhe drejtohet për në divan. Ulet dhe ma bën me shenjë ti bëj bashkëngjitem. Paksa duke u dridhur u nisa drejt tij.
Ulem dhe heq takat të cilat po më bezdisnin shumë. Nuk e di pse por u ndjeva shumë e zbuluar pas kësaj.Disa sekonda kaluan në qetësi. Ishte paksa atmosferë e çuditshme për më tepër e ndjeja që ai më kishte ngulur sytë. Që në momentin që u futëm në dhomë e dija që nuk kishim për të dalë pa...
"Besoj se më mban mend? Edhe pse ke qenë e vogël atëherë." Papritur ai thyen heshtjen
"Si jo. Ti dilje gjithmon me Morganin"
Ai ndryshon futyrë dhe bëhet serioz.
"Ke ndryshuar shumë. Je rritur, je bërë një femër elegante." Ai ngjeshet pas meje dhe përkulet drejt fytyrës sime. Centimetra na ndajnë.
YOU ARE READING
Një lamtumirë më pak
AdventureMorgan dhe Ruth, dy motra, një gjak, dy karaktere të ndryshme. Pjekuria dhe çmenduria qëndrojnë perballë njëra-tjetrës. Një aksident i ndodhur dy vite më parë sjell vdekjen e mamasë së tyre. Aksident i cili tashmë ka prishur rregullin e shtëpisë dh...