10

289 52 27
                                    



➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Më në fund dielli kishte perënduar. Pasditen e kaluam të ulura në bar duke biseduar. Do të doja ta pyesja për shumë gjëra, ajo mbetet një mister i madh. Vetëm tre ditë në Minnesota dhe mendja ime nuk po arrin të përballojë gjërat që po ndodhin. Është gjithçka shumë e ngatërruar. I bëra një nder vetes dhe mënjanova pyetjet. Diçka më thoshte se së shpejti do dilnin në dritë...

Ora 19:30
Morgan tani qëndron në dhomë. Më tha se ndihej e lodhur dhe se nuk kishte uri, megjithëse arriti të rrëmbente dy shishe birrë nga frigoriferi. Shtëpinë e kaplonte një qetësi e rëndë. Duke mos ditur cfarë të bëja vetëm ne sallon si një këlysh i vetmuar vendosa të fle edhe unë. Para se të drejtohem për nga shkallët bëj një ndalesë në kuzhinë.

Po më digjej fyti dhe kisha nevojë për ujë. Kur hap frigoriferin syri më kap veç pije alkoolike. Morgani ka lënë ujin jashtë. Marr frymë thellë dhe përpiqem të qetësoj veten  teksa pi ujë të ngrohtë.

Fik dritat e katit të parë dhe ngjis shkallët. Tani që shtëpia ishte në errësirë  arrija të dalloja dritën që dilte nga dhoma e Morganit. Nuk paska rënë në gjumë? Nuk më pëlqen të përgjoj por kur vjen puna tek ajo...
Dera ishte paksa e hapur, mjaftueshëm për syrin tim kurioz.

Morgani qëndronte në tavolinën e shkrimit vetëm me të brendshme. Në dorë mbante një laps dhe po shënonte diçka në një copë letër të vogël, të cilën e kam parë shpesh. Më pas e palos dhe e fut thellë në çantën e saj sikur kërkon ta fsheh. Ajo letër... Do të doja të dija se ç'përmban ajo letër kaq të rëndësishme sa të bëjë Morganin të shkruajë.

Ajo kap më pas dhunshëm kanaçen e birrës dhe e pi me një frymë. Dukej e mërzitur. Çfarë je duke bërë Morgan? Isha gati ta ndaloja së abuzuari me veten dhe me titullin si nënë e ardhshme por një gjë më bëri të stepem. Fillova të bëja hapa pas pa e kuptuar.

E humba atë nga shikimi dhe mbylla veten në dhomën time.

Pse vallë lotët e saj do më trembnin në atë mënyrë?

                                        *      *      *

"Mos më rri aty si buf po shko provoje!" Ma bën me shenjë nga fustani teksa kthehet përsëri me fytyrë nga pasqyra.

Kemi marrë pjesë gjithmon në festivalin e "Blu-së". Çdo vit unë dhe Morgan shkonim, sigurisht që me shoqëritë tona. Ama asnjeherë nuk do guxoja të shkoja me fustan. Morgan gjithmon është tepër e ekspozuar, ndaj nuk habitem që edhe këtë herë ka vendosur të veshë një bluze të hollë me rripa dhe një minifund. E si të mos nxjerrë në pah tatuazhet?

Për mua është ndryshe. Shumë rrallë vesh fustane dhe nëse vesh sigurohem që të mbulojnë gjunjët. Ama fustani që më sugjeroi Morgan.... Do dukesha si ato që fillojnë me K dhe mbarojnë me A.
Do ndihesha shumë herë  më rehat me xhinse dhe një bluze të thjeshtë por këtë herë se di pse thashë 'Varja nuk kam asgjë për të humbur, për më tepër as babi nuk është këtu të më gjykojë'

Rrëmbej fustanin e hollë të zi dhe filloj të zhvishem. Papritur Morgan kthehet dhe shqyen sytë.

"Jo humbamene jo, sa nuk merr vesh." Mbylli maskarën e bezdisur dhe vazhdoi "Duhet të heqësh sutjenat. Ky lloj fustani nuk ka nevojë për to, për më tepër do dukeshe shumë shumë keq."

Tani isha unë ajo që po shqyeja sytë.

"Je në vete? Ti po thua të dal e zhveshur komplet?!" Kapa materialin e hollë të fustanit "Jo vetëm që është shumë i hollë dhe paksa transparent por ti po më thua të heq dhe sutjenat? Mos u bë e marrë, nuk kam dalë kurrë pa to. Ti e di si bëhet festivali më vonë. Të gjithë pijanecët do fillojnë të kërkojnë nuse."

Një lamtumirë më pakWhere stories live. Discover now