Kapitulli 14

301 29 15
                                    

Mbasi dolem nga spitali dhe hipem ne makine ndjeva syte qortues te babit siper meje. E dija qe ne fakt nuk kishte mbaruar me kaq. Isha e vetedijshme qe babi do me bente gjemen dhe me te drejte. Une nuk duhet te kisha menduar te largohesha nga zyra e vetme dhe jo me te ikja. Por ishte nje moment qe une nuk e mendova gjate. Mendova se do shpetoja babain nga ndonje veprim te nxituar qe mund te bente por ne fakt perfundova duke e u perpjekur te shpetoja veten.

Gjate rruges babi foli me shefin e policise. Edmondi do denohej me njezete vite heqje lirie. Dhe shpresoja qe te vdiste ne nje qeli te qelbur i paralizuar. sepse e kishte merituar.

Kur shkuam ne shtepi babi me gjuajti nje shpulle qe me djeg edhe sot. Pastaj nuk foli me asnje fjale edhe u fut ne dhome. Kur doli qe andej kishte ne dy duart valixhet qe po i terhiqte zvarre. Pra babi po ikte.

-Une nuk kam me cfare te bej ktu Klea. Nuk je me e rrezikuar nga askush. Prandaj po kthehem ne shqiperi ku me presin edhe nje mal me pune.

Nga nje ane ndihesha e merzitur sepse kisha kohe qe nuk ndihesha vetem ne shtepi dhe mbasditet i kaloja me babin duke pir caj bashk ne verande. Ne te dy e kishim gjithmone dicka per te folur edhe pse edhe qetesia ne mes nesh na bente mire.

E perqafova babin fort para se te largohej. Madje u perlota. Nuk ishte e lehte te jetoje larg familjes.

Nje jave me vone shkova te rregjistrohesha ne zyren nga ku u "arratisa" ate dite. Kisha ndenjur ne shtepi ate jave. Kisha shume nevoje te qetesohesha pas asaj qe me ndodhi.

Kur fillova Bachelorin njoha dhe shume njerez te rinj. Edhe pse ishin me te medhenj ne moshe se une nuk e kishin aspak problem. Isha rregjistruar ne shkolle e vogel dhe te gjithe te tjeret ishin nje ose dy vite me te medhenj se une,por as mua nuk me benin pershtypje.

Muajt e pare me erdhi oferte shume e mire pune nga nje kompani me emer ne gjermani dhe vendosa ta pranoja. Isha mesuar ti koordinoja shkollen me punen edhe me pare. Nuk ishte aspak e lodhshme per mua sepse une ndihesha mire me veten tek beja dicka qe e kisha adhuruar gjithmone.

Kohet kalonin. Ndihesha e qete dhe e plotesuar. Leo me Brunen me kishin ardhur shume here per vizite. Madje heren e fundit me kishin bere nje surprize shume te madhe. Kishin vendosur te fejoheshin. Isha shume e lumtur per ta.

-Ne koken tende tani,-u hodh e lumtur Bruna.

Ato fjale me renduan thelle ne shpirt. Nuk e kisha menduar asnjehere nje lidhje me dike. Une nuk tregoja asnjehere afeksion per cunat. Thjesht isha tipi i tille. Plus ndikonin edhe ngjarjet qe kishin ndodhur ne jeten time.

-Jepi,-tha Leo. Ke ndonje te re per te na thene.

-Jo,-u pergjigja serte. Dhe as do kete ndonjehere. Nuk e di pse ma prishet humorin ne kte menyre.

Ata u pane te dy sy me sy. Nga shprehia dukeshin te habitur.

-Nuk ka asgje per tu habitur djema. Thjesht nuk ben per mua. Lidhjet nuk jane per mua.

-Nje dite dhe ti do e gjesh dike qe do te rrah zemra ,-tha Leo. Pavarsisht se do e kem te veshtire ta pranoj qe ti do duash dike me shume se une.

-Une nuk do dua asnjehere asnje me shume se ti budalla.

Leo kishte qene mbeshtetja ime me e madhe ne vite. Nuk ishim si gjithe motrat dhe vellezerit e tjere qe kapen per flokesh. Ne shkonim shume mire bashke dhe smbaja mend ndonje rast qe te ishim prishur me njeri tjetrin. Ah po, pervec nje here.

-Une dhe Klea nuk jemi zene kurre,-tha Leo. Te besohet?

-E kam vene re mardhenien tuaj,-tha Bruna.

Ne ato momente ndjeva te tregoja budallallikun e Leos kur une isha ne klase te dyte.

-Nuk e di per ty Leo por mua me kujtohet shume mire nje moment ku jemi zene ne te dy.

-Pa he.

-Te kujtohet Rikardi ne klase te dyte?

Leo ja plasi te qeshures. Me siguri i ishte kujtuar me se mire per cfare e kisha fjalen.

Kur isha ne klase te dyte kisha ne banke nje djale me emrin Rikard. Sa here qe uleshim ne banke Rikardi me jepte nje lule nga ato qe kepuste ne kopshtin e shkolles kurse kur vinte dimri me blinte cokollate. Mua me pelqente shume. Nje dite ne nje mbledhje me prinder mami kishte ardhur bashke me Leon ne shkolle. Une dhe Rikardi ishim tek shkallet e shkolles edhe ai keputi nje lule dhe ma dha, kurse une e putha ne faqe. Leo e kishe pare gjithe skenen dhe ishte nevrikosur pa mase edhe erdhi me vrull tek shkallet edhe e kapi Rikardin per flokesh. Ishte dymbedhjete vjec.

Une nuk i fola per nje jave me goje. Sa here qe e shikoja e shaja dhe i thoja qe ai me kishte ndare nga dashuria e jetes. Rikardi nuk me foli me kurre me goje dhe mire ne banke qe nuk me ulej me por iku dhe nga klasa.

Bruna po mbante barkun nga te qeshurat.

-Ti me ndave nga dashuria e jetes,-i thashe Leos. Nuk kam per ta falur kurre.

-Ai Rikardi ishte i shemtuar.

-Rikardi ishte me i bukuri ne klasen tone,-thashe me bindje te plote.

Ditet kalonin. Te ngjeshura dhe me plot angazhime. Nderkohe qe vazhdoja shkollen ishte dhe nje privilegj per mua te punoja si menaxhere teknologjie dhe informacioni ne nje kompani gjermane qe kishte filiale dhe ne shqiperi.

***

***
Dy vite kaluan shpejt. Pa u ndjere fare.

Isha ne vitin e fundit te Bachelorit dhe nderkohe vazhdoja akoma punen si menaxhere ne te njejten kompani. Isha e plotesuar. Kisha shoqerine me te mire qe mund te kerkoje dikush edhe familjen krahe meje si gjithmone.

PA FAJWhere stories live. Discover now