Kapitulli 25

262 26 37
                                    

Kishte kaluar nje vit shume i ngjeshur. Punes ja kisha mare doren qe muajin e pare. E mendoj shpeshhere faktin se kur e do vertet dicka edhe i perkushtohesh, ja del gjithmone.

Me Fatjonin cdo gje ecte shume mire. Ai kishte vendosur te me njihte me familjen e tij, po ashtu dhe une. Mendonim te dy se kishte ardhur koha.

***

-Je gati?
-Jo nuk jam Fatjon.
-Po cfare po te mer kaq shume kohe? Ti nuk ke qene asnjehere kaq e fiksuar
-Epo me fal te te them qe po shkojme te takojme te tute dhe ishe ti ai qe me fute xixat qe mamaja jote eshte rob qe nuk pelqen kollaj.
-Mamaja ime do te te pelqeje ty.
-Nga e di ti?
-Epo une ju kam folur per ty shpirt. Nuk po te coj tek ata nga hici. Hapet dera "Hej ju kam sjelle te dashuren."
-Boll me ironi se jam shume keq.
-Dil nga banja te lutem Klea. Dil se nuk po duroj dot.

Dola nga banja. Isha shume ne merak se cdo mendonin prinderit e Fatjonit per mua. Dolem nga dera dhe u drejtuam per ne makine.
-Po sikur ta leme per nje dite tjeter?-thashe me ze te dridhur.
-Klea ata te duan ty.
-Po e ekzagjeron.
-Jo ata te duan ty dhe mezi po presin te te takojne. Madje thone qe je nje femer shume e forte.
-Per cfare duhet ta thone ate?
Fatjoni nuk iu pergjigj pyetjes time por i dha gas makines dhe e mbajti frymen ne shtepine e tij.
Ishim perpara deres dhe une po dridhesha. Deren na e hapi nje vajze qe si dukej ishte kujdestare shtepie.
Hyme brenda. Dridhesha akoma. Prinderit e tij po na prisnin ne kembe perpara hyrjes se sallonit.
Sapo me pa e ema me zgjati krahet.
-Ti duhet te jesh Klea,-me tha teksa me perqafonte. Une jam Keti.

Cfaredo lloj emocioni kisha patur deri ne ato momente u zhduken ne momentin qe ndjeva ngrohtesine e perqafimit te saj.
Te njejten gje beri dhe i ati.
-Pra ti je Klea. Ajo qe na i ka mare mendjen djalit,-qeshi ai teksa me shtrengoi ne nje perqafim. Une jam Edmondi.

Ne ato moment u drodha e gjitha. Me siguri me kishte ndryshuar cehrja se te gjithe po me shikonin cuditshem.
Fatjoni me erdhi prane dhe me shtrengoi krahun si per te me treguar qe ishte aty.
-Cfare ke bije?-me pyeti ne merak Keti.
-Jo asgje mire jam.

Pashe Fatjonin qe dicka i peshperiti ne vesh te atit. Pastaj i ati te shoqes.
U drejtuam per ne sallon.
Keti kishte pergatitur disa gjera te vogla per te ngrene. Vajza ne sherbeu pak kafe.
-Fatjoni na ka folur shume per ty,-theu heshtjen Keti.
-Aq shume sa na duket sikur kemi nje jete qe te njohim,-qeshi pas saj i ati.
Qesha edhe pse nuk ndihesha mire. Ai emer me kishte sjelle shume kujtime te keqia. Fatjoni e kishte kuptuar. Por me sa mora vesh edhe ata te dy. Sepse ai ju kishte treguar.
Ju kishte treguar per sekretin tim. Ate te cilin une ja kisha besuar atij. Ja u kishte thene atyre. Dhe kujt? Prinderve te tij.

Keti mu afrua prane duke me ledhatuar koken.
-Mos ki frike bija ime. e di qe ai emer te kujtoi te kaluaren. Por ti duhet te ecesh para. Ne jemi familja jote. Dhe ne te duam shume. Dhe te kuptojme. Nuk duhet te merzitesh. Mos e streso veten me gjera qe nuk ja vlejne.
Me puthi lehte ne balle duke me buzeqeshur.

Ata ishin shume te sjellshem dhe te mire. Njerez te embel dhe te ngrohte qe te benin te ndiheshe e sigurt ne rrethin e tyre. Tani e kuptoja dhe me mire se perse ishte aq njeri i drejte dhe i edukuar Fatjoni. Por mua me vertitej dicka tjeter ne mend. Dicka qe nuk e dija nese do e kaloja kollaj.

Pasi hengrem dhe dreken ne shtepine e tij, kishte ardhur koha te largoheshim edhe pse nuk doja. Me hyne vertet ne zemer ata njerez.

-Pse nuk rrini sonte ketu,-kembenguli Keti.
-Jo mama te lutem. Do ikim ne shtepi. Mos tju prishim dhe juve rehatin,-tha Fatjoni.
Ajo e pa qe nuk do ndryshonte gje. U takuam dhe u futem ne makine. 

Gjithe rruges edhe pse nuk ishte shume e gjate, nuk i fola Fatjonit. Tentoi te hynte ne muhabet por nuk i ktheva pergjigje. Arritem ne shtepi dhe hyra direkt ne dhomen time qe te nderrohesha.
-Klea ti ke dicka. Hape deren. Pse nuk me flet?
Vazhdova pa i folur. U vesha per te shkuar ne pune edhe pse isha me leje ate dite. Ishte me mire se te qendroja aty dhe te zihesha me Fatjonin.
Dola nga dhoma me furi dhe mora celsat e makines time. U drejtova per te dale nderkohe qe Fatjoni me doli perpara.
-Ku po shkon? A nuk more leje ti sot?
Bera te largohesha por nuk po me linte.
-Ku po shkon po te them dhe pse nuk me flet me goje? Cfare ndodhi? Mos valle nuk te pelqyen prinderit e mi? Ke qekur u larguam qe andej qe po mban qendrim do flasesh cfare ndodhi?
E shtyva dhe hapa deren. U nisa drejt makines dhe u futa brenda.
-Klea me fol. Me thuaj cfare ke? Cfare te kam bere qe nuk me flet.
Hapi deren dhe me nxori jashte.
-Me fol po te them. Per cfare nuk flet? Keshtu do vazhdosh? Te besh si nje femije? Do vazhdosh te me mbash qendrim? Me thuaj arsyen te pakten.
-Do nje arsye vertet Fatjon? Kaq out je?
-Cfare dreqin ke pra? Per cfare me flet keshtu?
-Mendohu nje here se cfare ke bere.
-Nuk kam bere asgje. Ti do vazhdosh te sillesh keshtu dhe per shume gjate?
-Epo me vjen keq te ta them z.Fatjon Shahaj qe kte sjelljen time duhet ta kishe menduar mire para se gjeja e pare qe do ju thoje prinderve te tu per mua te ishte qe mua me ka perdhunuar daja.

PA FAJWhere stories live. Discover now