Kapitulli 15

328 30 39
                                    

Shefat me lajmeruan per nje dreke te rendesishme qe do zhvillohej me disa biznesmene amerikane. Me thane qe duhet te isha dhe une e pranishme dhe me derguan adresen me sms. Gjithashtu me permenden qe aparenca kishte te bente shume.

Restoranti qe kishin zgjedhur ishte shume elegant. Ja pse ata kishin pasur te drejte qe te shqetesoheshin per aparencen. Hyra ne restorant e buzeqeshur dhe u ula ne tavoline. Nga kompania jone ishim pese veta dhe e nga e tyrja gjashte.

Dreka shkoi shume mire dhe shefat tane shtine ne dore marreveshjen e shume pritur. Pra se shpejti do te kishim nje filial tonin edhe ne amerike.

Edhe pse kaloi gjithcka shume mire dhe me shume humor nuk ndihesha aspak komode sepse shikoja vazhdimisht dike afer kuzhines qe mi kishte ngulur syte. Gje qe me bezdiste shume.

Kur mbaruam i hipa makines edhe u largova per ne shkolle. Ishte nje dite pushimi por njera nga sekretaret me kishte thirrur pasi kishte dicka sipas saj shume te rendesishme per te folur me mua.

Mberrita ne zyre dhe u futa brenda. Terhoqa pak vemendje me veshjen dhe lookun por e justifikova me faktin qe kisha qene ne nje dreke shume te rendesishme pune.

Ne vijim mora vesh qe meqe isha nje nxenese ekselente kisha terhequr vemendjen e nje kompanie me emer ne gjermani qe donin tme punonesonin. Nuk e mora fare parasysh dhe e refuzova me miresjellje oferten e tyre pasi kompania ku isha me kishte dhene shume po sa ju kisha dhene dhe une atyre.

Isha e rraskapitur. Shkova ne shtepi te beja nje dush per te shkuar me vone perseri ne zyre qe te meresha me disa shkresa.

Kur dola nga dushi pash qe po me binte telefoni. Hodha syte nga ekrani edhe nuk e njihja ate numer.

E hapa telefonin

-Pershendetje,-tha zeri nga ana tjeter. Ju jeni znjsh.Çela?
-Po une jam. Kush jeni ju?
-Pak rendesi ka per momentin. Do njihemi me kohen.

Sa njeri i cuditshem.
Vazhdova punen time dhe u nisa per ne zyre. Me kishte ngelur ne mendje e gjithe ajo sa kishte ndodhur pak me pare me telefonin.
Shkova ne zyre dhe pas pak minutash po i njejti numer po me telefononte perseri.

E hapa me nerva.

-Zoteri,-iu drejtova. Mundeni ju lutem te mos i bini me ketij numri.

Ai me foli ne shqip.

-Nese do ta dish kush jam atehere hajde tek restoranti ku ishe sot. Neser ne oren shtatembedhjete.

Pastaj e mbylli telefonin. Isha shume e habitur. Cfare arroganti o zot.
Nuk kisha ndermend te shkoja ne restorant gjithsesi.

U cova te nesermen ne mengjes shume e keputur dhe u nisa per ne mesim. Kisha vetem nje ore dhe gjithe dita ishte e lire per tu mare me shkresat ne kompani.

Nga ai numri arrogant nuk kisha pasur telefonata. Po afronte ora shtatembedhjete. Isha shume kurioze te them te verteten. Vendosa te shkoja.

I hipa makines edhe per cerek ore isha atje.
U futa brenda dhe po kerkoja me sy ngado, a thua se do njihja dike. Nje kamarier erdhi dhe me beri me dore nga nje tavoline aty prane. U perpoqa te shikoja personin ulur ne te por nuk arrita ta dalloja sepse ishte ulur me kurriz. U afrova drejt tavolines.
Djali qe ishte ulur ne te me dukej fytyre e njohur. U cua me miresjellje dhe me dha doren duke me pershendetur.

-Me behet shume qejfi qe erdhe.-tha

Buzeqesha ne siklet.

-Mund te me thoni se per cfare me thirret dhe kush jeni ju?

Isha shume e paduruar.

-Une jam Fatjon Shahaj. Jam pronar i restorantit dhe nje nga meshkujt me me fat qe kam nderin te ulem ne nje tavoline me ty.

Okej. Le ta kthejme dhe nje here shiritin. Cfare sapo tha ky tipi? Ishte me fat qe kishte nderin te ulej ne nje tavoline me mua? Pse kush isha une? Obama?

Tani po me kujtohej ku e kisha pare dhe pse me dukej aq fytyre e njohur. Ky ishte ai tipi qe nuk mi ndante syte gjate drekes me biznesmenet amerikane. Bera te cohesha. Nuk isha fare komode dhe po bezdisesha shume.

-Znjsh.Çela ju lutem. Mos u largoni. Kam shume interes tju njoh.
-E po une jo. Gjithe te mirat.

Mua afrua dhe me kapi krahun. Nuk ishte nje kapje e forte se sa per tme bere te ndaloja por mua me solli ne mendje kujtime te keqia.

-Me lesho,-i bertita.

U largova por pash qe po me ndiqte mbrapa.

-Me thuaj te pakten si quhesh?

-Quhem Klea por per ju jam akoma znjsh.Çela.Nuk ju dhashe asnjehere leje te me drejtoheni me ti. Tani te me falni por duhet te shkoj.

-Me keqkuptuat. Kisha deshire vetem te pinim dicka bashke. Kam vertet interes. Nje zonjushe si ju, kaq e edukuar, e shkolluar me nje karriere ne nje moshe te re. Pse mos te duash ta njohesh?Madje une njoh dhe familjen tuaj. Me se shumti njihem me vellain tuaj. Na ka lidhur puna me restorantin.

-Zoteri i nderuar. Ju mund te njihni ke te doni por kjo nuk do te thote qe ju lind e drejta per te me njohur mua. Nese nuk e keni kuptuar kjo bisede nuk eshte aspak komode per mua. Me duhet te largohem.

Hipa ne makine. Kishte qene shume e sikletshme gjithe kjo situate.

U drejtova per ne shtepi. Isha shume e lodhur. Dita kishte qene tejet e ngarkuar dhe me duhej te pushoja pasi e nesermja do ishte edhe me shume e ngarkuar se sot. Kisha dy teza per te dorzuar dhe ne kompani kisha nje mori dokumentash qe vinin nga amerika qe duhet te meresha.

Isha shtrire ne shtrat duke u mare me disa emaile kur me erdhi nje mesazh. Prape nga ai.

"Ti je si nje labirint. E ftohte dhe aspak mikpritese por qe te zgjon kureshtjen per te te njohur dhe per te ecur pa frike neper rruget e pafundme per te zbuluar te panjohuren."

Ngela gojehapur. Duhet ta pranoja qe ishte nje mesazh i bukur. Me beri te buzeqeshja. Mesa duket ai nuk do ndalej.

Cdo emer dhe mbiemer eshte i perdorur rastesisht dhe nuk ka aspak lidhje me emrat dhe mbiemrat e personazheve ne jeten reale.

PA FAJOù les histoires vivent. Découvrez maintenant