njihemi gje?

1.6K 69 33
                                    

Kaperdiu krenarine e saj, zgjati doren drejt nje te panjohuri e entuziaste sikur vertete te deshte ta njihte u prezantua

'Ckemi, une jam Enki'

'Enea' u pergjigj monotonisht ai pasi Arbit i hodhi nje shikim sikur deshte te pyeste se kush dreqin ish ajo e tjetri vetem mblodhi supet per ti lene te kuptohej qe s'ja kish idene.

Shpresoi vetem qe Meral do t'ja shperblente nje dite duke e bere kumbare te femijeve te saj te ardhshem me Remandin. Sepse kurrsesi s'do kish bere rolin e fyckes budallacke para nje mashkulli. Zakonisht qene ato qe i afroheshin e Enki ajo qe u bente dalje e bezdisur.

'Pra, Enea' shqiptoi emrin e tij dhe s'i kurseu nje shikim kurioz mashkullit qe deri pak me pare fliste me Arbin rreth femijeve sikur te ish edukator i ndonje çerrdheje.

'Njihemi gje?' e pyeti ftohte tjetri. Harbut muti, deshi ti peshtynte - Kur nje femer te flet, tregohu i sjellshem! A s'ishte ky nje nga ato postulatet kryesore?

'Do njihemi pra, tani' i hodhi krahun dhe e terhoqi prej Arbit qe shihte sa nga Enea tek ajo.

'Isha ne mes te nje bisede' e kundershtoi ai.

'Degjo ketu' ndaloi e u kthye nga ai kur u sigurua qe Meral me s'mund ta degjonte. 'Shef ate atje?' tregoi fshehtazi nga shoqja saj qe tani dicka bisedonte me Remandin 'Eshte shoqja ime e po mundohem te bej sevap e te mplekset me ate'

'Remandin?' e njohu.

'Ehe. E njef? Do ndihmosh kauzen time?' i shkeli syrin.

'Jo personalisht'

'Atehere do shtiresh pese minuta sikur po kenaqesh shume me mua? Sa t'i iki cik turpi asaj times'

'E pse kaq taksirate per ti bere bashke Enki?' pyeti me vetullen e ngritur. Vajza iu duk e cuditshme e serisht ndaj femrave te cuditshme kish qene i terhequr gjithnje. Ish mesatarisht e gjate, floket geshtenje te hapur qe i kish kapur ne dy topuze te cuditshem. Por qene syte e zinj qe flakeronin ato qe vertete e terhoqen.

'Sepse ai e ka qejf. Dhe ajo'

'Nese eshte keshtu, ku hyn ti ne kete mes?'

'Aty ku ajo eshte shume e turpshme per ti dhene drejtim e me duhej ta terhiqja zvarre ketu e pastaj te vija e te flliqja veten time te ty dhe as qe me dukesh aq i lezetshem sa per tu felliqur me qejf' mund te ish simpatik ne nje menyre enigmatike, por cehrrja e seriozitetit qe errte edhe me ato tiparet e tij s'qe aspak terheqese per Enkin.

'Ti s'je keq' ia ktheu ai shkujdesshem sikur te ish duke i folur rreth motit, plotesisht i palekundur ne ate qendrimin e tij prej burri te mbaruar.

'E di' i shkeli syrin ajo 'Pra, s'do me marresh ndonje birre?' e shtyu Enki e kur ai s'levizi i morri kanacen qe mbante nder duar - ate qe Arbi ia kish zgjatur me pare. Piu prej saj e ia dha serisht, me shenjen e buzekuqit qe njolloste vendin prej nga ku kish pire.

E fale zotit pa Meralin e Remandin te dilnin jashte e shfryu e lehtesuar. Alelujaaa, qe te pakten njeri prej te dyve ish i ftillueshem.

'Shpetove prej meje miku' i shkeli syrin e u largua per tu ulur ne krahun e njerit prej kolltuqeve qe shihte nga ballkoni. Jo se mund te shquante shume permes deres se mbyllur pertej reflektimit te saj.

'Udhero Enki' fillimisht pa kanacen e birres qe dikush zgjaste para saj. Ngriti syte per te kryqezuar shikimin e Eneas qe u ul bri saj.

'U zbute ti tani gjasme?' iu versul e ai buzeqeshi.

'Jam si puna jote. S'njof njeri pervec Arbit'

'Une nuk njof as Arbin, imagjino' rrotulloi syte.

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now