Në fillim i kish pëlqyer seksi, ndërsa tani ato bisedat e shkurtra me Enean ne dyshekun e shtruar mbi parket. Mbeshtjelle ne krahet e tij flitnin rreth gjithckaje e asgjeje. Biseda te kota e ndonjehere edhe nga ato diskutimet e thella perpara se ajo te ngrihej.
Kurre s'kish lejuar qe te ish ai qe thoshte qe duhet te iknin. E dinte qe koha qe kalonin sebashku kish nje afakt skadence.
Prej disa kohesh kish qene keshtu; çaste te vjedhura ketu e aty ne shoqerine e njeri tjetrit. E Enki, nuk ngopej se ndenjuri me te.
'Te kujtohet Merali?' e pyeti.
'Duhet te me kujtohet?' ia ktheu Enea.
'Shoqja asaj festes' sqaroi e atehere ai pohoi.
'Si mund ta harroj' buzeqeshi.
U ngrit pak per te kerkuar syte e tij ne erresire.
'Epo, u ndane' shpalli.
'Duhet te me vije keq?' qeshi ai. As qe i njihte. Por atyre i qe mirenjohes vetem sepse fale atij projektit te mbleserimit kish njohur ate.
'Mua me vjen te plas' shfryu Enki.
'Dhe prandaj ishe aq e dhunshme sot' e ngacmoi Enea qe Enkin e shtriu serisht e duke u pozicionuar mbi te nisi ta puthe.
'Cfare, kemi nje raund tjeter?' qeshi ajo. Dukej bukur, me floket e gjate te shperndare rremujshem ne jastekun e bardhe. E adhuronte trupin e saj e ate karakterin luftarak qe s'i bente asgje te lehte.
'Meqe je e merzitur' peshperiti ai mes puthjesh te dhuruara ne qafen e Enkit. Kish zbuluar qe ajo eksitohej kur e puthte gjate aty.
'Ta dija do merzitesha me shpesh' psheretiu.
'Dhe kesaj here mos me lufto per te qendruar siper' qeshi Enea. Gjithnje rrokulliseshin mbi njeri tjetrin sepse Enki thjesht dashuronte te dominonte gjithcka - bisedat e doemos edhe seksin.
'Pse?' shfryu teksa perpelitej nen te.
'Do t'ja vleje, me beso'
E ne vazhdim dashuroi trupin e saj ne te tera menyrat qe mundej.
'O Perendi' peshperiti ne fund ajo, e buzeqeshur teksa u leshua krah tij - te dy te djersitur. 'S'do te te lej kurre te me shpetosh duarsh' shpalli e menjehere u pendua per ato fjale. Ajo dhe Enea nuk flitnin ashtu. Te tilla shprehi mund te ngaterroheshin me dicka qe kurre s'do te ekzistonte mes tyre. Ai ende s'deshte nje te dashur, e ajo as qe kish nder mend te binte ne dashuri.
E per hir te marreveshjes se tyre, beri te ngrihej por ai e terhoqi serisht ne shtrat.
'Rri me mua sonte' i kerkoi si te qe gjeja me normale ne bote. E zemra e Enkit brofi pak, sepse ky ish nje kufi i kapercyer qe mund ti udhehiqte drejt nje perfundimi qe dukshem asnjeri prej tyre s'e deshte.
'I sigurte?'
'Ehe' e terhoqi mbi vete per ti rrembyer edhe nje puthje. Prej kohesh deshte t'ja kerkonte - qe nje nate ta kalonte me te, per tu zgjuar krah saj, per ta bere te tijen ne mengjes kur zgjohej me rikujtimin e deshires per te, e ajo s'qe aty. E sepse ta shpifte, ta shihje te kerkonte rrobat e te vishej ne erresire per tu larguar prej tij.
Gjithnje largohej.
Azura do te ish mire. E ema do te perkujdesej per te e packa pyetjeve se ku dreqin do ta kalonte naten, Enea s'ja kish zgjatur shume.
'Atehere do te te duhet te me tregosh me shume per veten Enea' kerkoi Enki e ai nenqeshi. Kurioziteti i saj s'kish te ngopur.
'Te kam thene. Punoj ne nje kompani si financier. Gjeja me e merzitshme ne bote' kalimthi ia kish permendur ne fillim.