Me ardhjen e pranveres shtohej edhe ai frymezimi i saj per tu marre me aktivitet fizik. E verteta ish qe Enki urrente palestren po aq shume sa urrente instruktoret perverse. Dhe fatkeqesisht dashuronte fort Nutellan e cdo gje te embel. Dicka qe deri tani s'i kish shkaktuar fort probleme me peshen, por metabolizmi pleqerohej sikurse edhe ajo, prandaj gjithnje shtynte veten qe te mesohej me idene e te vrapuarit tek parku i liqenit.
E cdo dite e shtynte edhe me nje apo dy dite. Por me ardhjen e Marsit s'kish me as justifikime te mjaftueshme per tu ndjere mire me veten qe serisht nuk shtoi edhe vrapin ne axhenden e dites se saj.
Prandaj ate pasdite kish mbledhur forcat e kish veshur ato strecet e reja qe kish blere posacerisht per tu frymezuar qe te dilte - nese nuk e bente per celulitin, do ta bente per te bere sefte blerjen e re.
Me kufjet ne vesh e me ate entuziasmin e nje aventure te re, nisi te vraponte ne fund te diges, por fryma iu morr pas dy minutash prandaj pjesen tjeter te xhiros e beri duke ecur shpejte.
Dhe e tere kjo iu duk e merzitshme si dreqi. Nese do kish patur nje shoqe per te ecur me te do ndihej me mire, sepse e verteta ish qe Enki e urrente qetesine, sikurse urrente vetmine qe e perzinte me ato monologjet e saj te gjata e njemijee nje budalleqet qe nxirrte nga goja.
Kish nje sere shoqesh te mira, e disa prej tyre qe i konsideronte motra, kish djem qe i shkruanin e i flitnin per te fituar vemendjen e saj e ne syte e te tereve kish dy prinder mirekuptues qe s'e pengonin ne asgje.
Ne te vertete mirekuptimi i tyre buronte ne faktin qe kurre s'qene preokupuar aq shume per te, kurre s'e kishin vene ujin ne zjarr per ta pyetur nese ndihej mire apo nese kish nevoje per dicka. Ia dilte e vetme, e prandaj vetmine e urrente.
E ish gjithnje vetmia qe priste ta perqafonte kur ne mbremje kthehej ne shtepi.
Ngriti zerin e muzikes aq sa zeri i Freddie Mercuryt gervishti veshet e saj. Mire fort, mendoi, te pakten keshtu s'do degjonte mendjen e saj te zhurmshme.
Keshtuqe u fokusua ne sportin e dyte qe shoqeroi shetitjen e saj tek liqeni - te studionte trupat e meshkujve qe e parakalonin me vrap.
Shumica qene nga ato obezet me tulet qe i lekundeshin me cdo hap. Dreqin, edhe ato ia dilnin te vraponin me shume se ajo, kritikoi veten.
Me pas qene disa buzequmeshta qe qene me te interesuar te ngacmonin femra sesa te perqendroheshin tek sporti.
Kish plot edhe qe dilnin thjeshte per xhiro, apo fshehur mes pemeve, per te pire hashash e per te qeshur si gomere.
Por fatmiresisht kish plot edhe qe sheronin syte e saj me te pasmet e tonifikuara e trupat elegante.
E i tille qe edhe ai qe kaloi para Enkit ne ate cast - nje brun gjatosh me te pasmet me te rrumbullakosura e seksi qe kish pare ndonjehere tek nje mashkull.
Aq sa deshi ti fishkellente si te ish nje prej atyre çunave harram.
Iu vu nga pas me vrap. Ndoshta do te ish argetuese te ndiqte ritmin e tij teksa kuriozonte rreth pamjes se mashkullit me te pasmet seksi. Duhet te ish e paligjshme e nje fatkeqesi nese do te ish ndonje shemtaraq sepse te pasmet prej modeli meritonin nje fytyre revistash. Do ish edhe me krim nese te tilla asete zoti ia falte ndonje budallai.
Ndonese kish bere nje studim - ne Shqiperi kish nje korrelacion mes inteligjences e dhjamit te barkut. Ata me te zgjuarit dukej se s'kishin fort nerva te merreshin me veten e ato qe perkujdeseshin qene maloket e ashper qe te kallnin daten, ose ato qe s'dinin te lidhnin dy llafe.
U mundua ta parakalonte vetem per hir te kuriozitetit, por zor se po ia dilte ta ndiqte. Do ti kish humbur prej syve me kohe nese sdo kish qene prej asaj feshes se zeze me vijat e kuqe.