Azura

750 61 28
                                    

Ndaloi poshte pallatit te tij per te fryre ne doren e grushtuar para gojes se saj. S'ndihej aspak e dehur, por s'do deshte qe fryma e ndotur me aromen e alkolit te tradhetonte gjithcka kish per ti thene - praktikisht te verteten. Qe s'kish patur nje tjeter, qe kish qene plotesisht e thellesisht e pelqyeshmeruar me te. Dhe po, e dinte qe do te ishte nje fjale e shpikur, neologjizem alla Enki, per te pershkruar ate pelqim qe s'ish dashuri. Jo, jo, se s'kish shanse ne bote qe te qe dashuruar. Fundja ku dashurohej robi aq thjeshte - pa as ndonje sherr, nga ato konsoliduesit. 

E verteta ish qe mes saj dhe Eneas, cdo gje kish shkuar fjolle e qe tani e tutje thjesht s'do kishin gje per te shkuar me. Do ti vinte kapakun tani e aty. Pike! 

E dinte qe banonte ne katin e katert, ne deren ne te hyrjen ne te majte. Nga poshte e kish pare te futej aty ate naten me shi. 

I ra ziles e sigurte, pa e vrare mendjen qe ishte vone. 

Enea duhet te jetonte vetem, kish krijuar idene e arsyeja qe s'e kish shpene aty, ndonje nga ato fiksimet mashkullore qe s'donin te futnin kedo ne shtepi. Kur virgjerine e humbje pa tu trashur mire zeri, kapeshe pas te tilla gjerave idiote per ti vertetuar ndonje femre qe ish e vecante, sepse ish e para. E kish femra plot qe genjeheshin prej te tilla budalleqesh e shkriheshin si akulli ne ndonje dite perveluese gushti. 

Me e keqja, jetonte me Azuren. Atehere do kish mundesi te shihte surratin e femres qe disi ia kish dale ti fitonte dashurine. E ca dashurie leshi pale, nje nga ato ku ta dridhte qe ne fillim. E Enki karshi Azures s'kish arsyje per tu ndjere e vogel apo fajtore, sepse faji ish i Eneas dhe ai kish zgjedhur ate. 

Por s'ish as Enea e as Azura qe hapi deren ngadale, por nje grua trupvogel dhe e kerrusyr, me ballin e rrudhosur e kendet e syve te rena. 

'Hm' belbezoi 'Po kerkoja nje Enea, por...' nisi te kerkonte ndjese, se doemos ai s'mund te jetonte aty. 

'Jona, ti je?' pyeti gruaja, duke surprizuar edhe njehere Enkin. 

'Jo. Enki' iu prezantua kryelarte. Kush dreqin na qenka Jona

'Enea' e degjoi te therriste ngadale, pasi deren e shtyu pak e kur u ripah serisht, ish ai qe u rishfaq para saj - veshur me pizhama te gjera e me nje bluze te bardhe pambukur.

Pamje naivisht terheqese, e serisht s'do shperqendrohej prej tij. Jo me

'Jona?! Ka edhe nje Jona?' e pyeti e leshoi krahet anesh vetes. E emri i kesaj te fundit i vodhi ngjyren fytyres se tij, ne nje menyre qe permendja e Azures s'e kish bere kurre. 

'Enki, cfare ben ketu?' e pyeti, ftohte. 

'Epo, duke qene se s'ishte ashtu si mendoja e duke qene qe s'eshte as ashtu sic te thashe une, erdha te sqaroheshim. Por tani, opa, na u shtua edhe Jona' foli me kembe e me duar. 

'Cfare nuk eshte ashtu sic the?' pyeti ngadale. 

'Une dhe ai tipi. S'kemi gje bashke. Me foli sot, qerasi me nje shots. Kaq' 

'Dhe erdhe deri ketu per kaq' buzeqeshi ai. 

'Erdha sepse s'doja te mendoje qe ta kisha dredhur pas shpine. Bej nje pakt, i qendroj besnike. E doemos as qe shkoj me tjetrin kur kam nje Azure apo nje Jone' 

'Jona eshte ish e dashura' e nderpreu. 

'Dhe Azura?' pyeti duke kryqezuar krahet para vetes. 

'Enk, duhet ta bejme kete sonte?' shfryu ai. 

'Ose e di c'ke. S'kemi pse e diskutojme fare. Fundja une e kam ndare mendjen. Kjo marreveshja jone e dickaje te thjeshte mbaron ketu. Kaq. Done. Bitti. Finito' perplasi duart sii te qe duke shkundur therrime. 

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now