benefite

770 58 24
                                    

Kishte shpallur nje greve kunder Eneas, sepse kurrsesi s'do ti shkruante e para. E i vinte te plaste qe ai as qe ish kujtuar per te.

Ha mut Enea, shfrynte me veten. Hic s'ia kishte nevojen, as atij apo ndonje tjetri.

Ajo ishte nje femer e pavarur qe mund te blinte nje vibrator e as qe do ia kish nevojen meshkujve. Ja, keshtu, bindte veten.

Bindje qe u shkerrmoq kur pas disa ditesh ai i shkroi per ta ftuar ne nje takim.

E Enki s'kish gezuar ndonjehere ashtu per nje mashkull, e prandaj u ndje pak budallaçke, qe Enean e kish lejuar te ndikonte ashtu.

Vrau mendjen se cfare duhet te vishte e zgjodhi dicka qe nuk tradhetonte impenjimin e saj.
Xhinse e nje kemishe sa e thjeshte po aq edhe seksi. Keshtu do te dukej sikur s'e kish vrare aspak mendjen per ate takim.

Veshi edhe takat qe benin kembet e saj te dukeshin edhe me bukur. Edhe sepse Enea ishte i gjate e keshtu do ta kish me te thjeshte ta puthte; sepse dreqin do ta puthte qe çke me te.

Per te deshmuar pavarësinë e saj kish refuzuar kur Enea qe ofruar për ta marrë pranë shtëpisë së saj.

Morri një taksi, e ne zonën pranë restorantit që ai kish propozuar, u sorrollat kështu do të vonohej pak. Aq sa mos te ngjante e dëshpëruar për të mbērritur para, pa u bërë e bezdisshme duke u vonuar shumë.

Hyri shkujdesshëm e ndonëse e spikati menjëherë, bëri sikur e kërkoi gjatë përpara se sytë e saj të ndalonin mbi të.

Vendi ish një miksim i këndshëm mes nje restoranti pompoz e nje bari me muzikë e atë atmosferën e shkujdesur që do ti lejonte të ulej krah tij.

'Çkemi?' e përshëndeti, duke u afruar për ta puthur në ë dy faqet e tij.

'Hej' ia ktheu ai qe e studioi paturpesisht trupin e saj.

'Cfarë, të pëlqen ça shef?' e pyeti pasi la menjëanë çantën e vogël.

'Shumë' iu përgjigj ai.

Porositën diçka të vogël për të ngrënë e s'mund të mungonte as vera - e bardhë për të të shkuar me sushin delikat.

'Si je?' e pyeti pasi cikën gotat e shijoi një gllënkë të verës së mirë.

'Si të dukem?' E ngacmoi ai.

'Sikur s'di te përgjigjesh pa bërë një pyetje tjeter' ia ktheu Enki e ai nënqeshi.

'Isha kurioz' i tha

'Atëherë po ta them. Dukesh mirë edhe kështu, jo me tuta por me këmishen e zbërthyer aq sa duhet'

'Jam mirë. Ti?' iu përgjigj. Sytë i buzëqeshnin gjithashtu.

'Si të dukem?' bëri të zgjuarën duke kopjuar përgjigjen e tij.

'E lumtur që më sheh' i shkeli syrin.

'Prepotent dreqi' shfryu 'Pranova vetëm sepse s'kisha asgjë më interesante për të bërë'

'Paskam shkruar në ditën e duhur atëherë'

'Unë thashë se të përpiu dheu ty' shpalli.

'Po prisja të kujtoheshe ti. Fundja une ta bëra një propozim'

'E quan propozim atë?' Rrotulloi syte Enki e hengri njerin prej sushi-ve qe kamarieri kish servirur për ta.

'Po testoja ujërat' qeshi Enea.

'S'me mbushje syrin si një çun takimesh' e ngacmoi teksa luante me buzet e gotës së saj të verës.

'S'jam' iu përgjigj thjeshtë ai e me dorën e tij preku gjurin e Enkit, kinse padashje. E dorën s'e largoi prej aty. Madje e rrëshkiti pakëz më lart.

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now