hipotekë

726 61 13
                                    

I bënte fresk vetes me një dokumentash pune.

'Si, si?' pyeti Enkin me zërin që i dridhej. Ndonëse e kish dëgjuar mjaft mirë kur e bija i tregonte qe Enea, i dashuri i saj per te cilin s'ja kish patur idene, e me te të cilin na bridhkërka prej kohësh, kishte një fëmijë.

'Ka një goc. Ja ta tregoj' iu përgjigj Enki si të qe gjëja më normale në botë. Nxorri telefonin e mes fotove të shuma gjeti një selfie të të treve për tia treguar të ëmës.

'Pikaa' shfryu ajo. 'Nga tërë meshkujt e kësaj bote ku shkove e gjete këtë mi aman'

'Enean. Dhe e dua' shpalli.

'Mendova se i kishe dy pare tru por ti... zot' Ngrysi vetullat. Mbushi nje gote me uje te ftohte dhe e piu me nje fryme.

'Kam më shumë se aq. Pastaj ç'hall ke ti? Apo se do bëhesh automatikisht gjyshe me korrespondencë?' E ngacmoi. Të paktën, për të parën herë, e ëma vërtetë po e vriste mendjen për të.

'Gjyshe?!' Klithi 'Avash se sa e ke njohur' shpresonte të ishte një fiksim kalimtar i së bijës.

'S'është një nga ato pëlqimet e leshit. Të thashë, e dua. Të betohem, do martohesha që nesër' pranoi ëndërrimtare.

'O zot, ça të bën fëmija s'ta bën as perëndia' vazhdoi te shkundte fletët që përplaseshin me njëra tjetrën.

'Tani e ke një fëmijë ë?' nenqeshi Enki 'Më thuaj çik kur të ka plasur kaq shumë për mua para. As të binte ndërrmend të pyesje se nga bridhja e flija tërë këtë kohë'

'Sepse të besoj dhe mendoja se je e pjekur. Por dukshem qenkam gabuar'

'Jam e pjekur!' E korrigjoi. 'Dhe sepse jam e pjekur zgjedh të jem me atë'

'Ka një fëmijë për atë zot'

'Dhe pse kjo është kaq gjë e keqe. Po sillesh sikur ka HIV-Aids a ku di unë, sifiliz'

'S'është për të qeshur!' Ngriti zërin e ëma.

'Në fakt është ky reagimi yt. Mua më duket e bukur, që i vetëm ka marrë përsipër të rrisë një vajzë. Dhe ia ka dalë më së miri madje' përtypi simiten që e kish kthyer në një sanduiç.

'Je kokderre si yt atë'

'Falë zotit s'jam menefregiste si ty' s'e frenoi dot gojën e saj.

'Një ditë do kesh fëmijët e tu, e do jetë e vështirë edhe me një tjetër. S'do mund ti japësh të njëjtën dashuri' u mundua më kot e ëma.

'Më beso, unë kam plot dashuri për të dhënë ma' rrudhi buzët, dhe lodhur prej drejtimit të bisedës ia këputi një prej të sajave 'Pastaj, unë tani s'dua fëmijë. Dua të mbetem e re, e di ti ti ku' i shkeli syrin të ëmës që u lemerit prej fjalëve të saj 'Dhe ai s'do më çajë kokën për beba, se e ka një. Situatë më perfekte nuk ka' iu ngërdhesh.

'Idiote' ia ktheu e ëma.

E ndonëse atë pasdreke e lanë me aq, ajo s'linte rast pa i kujtuar Enkit se sa shumë nuk i pëlqente zgjedhja e saj.

Tërë përbuzje ia tha të atit, që se vrau mendjen aq shumë. Sa këndshëm të ishe mashkull e ti fusje një mendje të lehte ashtu.

Iu ankua dhe të vëllait të saj që jetonte jashtë, i cili pati ca gjëra për ti thënë, por ndryshe prej mamasë së tyre, e qepi gojën kur Enki i tha që e donte e që këtë se luante as topi.

E në fund provoi edhe ti fliste e fliste Enkit pambarimisht, por sërisht fjalët e saj i merrte era. Një, sepse Enki deshte Enean e s'do ta linte për kërrkënd, dhe dy, sepse e ëma kurrë si kish bërë vend vetes ne jeten e Enkit qe fjalet e mendimet e saj të kishin peshë për të.

Fillimisht thjeshtëOnde histórias criam vida. Descubra agora