fundi (i lumtur)

1.1K 61 58
                                    

'Ej, ej, mos qaj tani' i kërkoi të ëmës që fshinte lotët me një farsoletë, me të sajën fshehtazi, kështu që Enki s'do ta vinte re.

'S'po qaj' gënjeu.

'Po martohem grua, s'po vdes njeri' i kujtoi e aq mjaftoi që e ëma të rreshte së qari me kokën menjëanë e të linte lotët ti rridhnin lirisht.

'Do çosh për lesh atë tualetin që të kushtoi sa lesht e kokës' i kujtoi por ajo as që e dëgjonte. E tërhoqi në krahet e saj per ta përqafuar fort.

'Do më bësh pis fustanin. Kushedi sa lekë do duan ato të dyqanit pastaj' vazhdoi të fliste Enki për ta shpërqëndruar tjetrën, por asgjë s'dukej se funksiononte.

'E vogla ime po martohet' përsëriste mes lotësh.

'Një s'jam e vogël. Dhe hjuhu, po martohem pra. S'po emigroj, s'po ndërroj jetë, s'po kapërcej ylberë, s'po...' do kish vazhduar ti rreshtonte njëmijë e një arsyje për mos të qarë, e ajo do vazhdonte ta bënte, nëse s'do kishin qenë vajzat që hynin në dhomën e vogël.

'Dukesh wow' klithi Merisa qe mamane e Enkit e shtyu menjeane per te perqafuar kete te fundit.

'Dhe ju' i buzeqeshi e lejoi qe te treja ta rrethonin, e te flitnin njeheresh. Qenë veshur me fustanet e rozta qe derdheshin te gjate deri ne fund te kembeve - i vetmi ndryshim mes tyre forma e dekoltese, ku ajo e Merises qe nje prerje e ekzagjeruar. Merali kish zgjedhur dicka me klasike me menget e rene e Irida, doemos qe mbuluar deri me gryke.

'Po shkoj të shoh a janë gati' u justifikua e ëma.

'S'e kisha parë ndonjëhere të qante ashtu. Falë zotit erdhen se desh ia plasa edhe une' shfryu e lehtësuar Enki.

'Jemi a s'jemi shpëtimtaret e tua' u mbush Merisa e kete here i hodhi nje shikim kritikues tjetres.

'Lesh. Prej teje e prisja te me sillje striptistin ne ate festen e beqarise, por lesh ju. Thoni faleminderit qe s'ju detyrova te vishni ndonje prej atyre fustaneve te tmerrshem prej shoqeruesesh. Mundesisht ndonje portokalli fosforeshente si ato lapustilet qe perdorte Merali per te nenvizuar shenimet e saj'

'Enk, mos flit kaq shpejte kur te thuash ato premtimet e marteses se s'do te te marre vesh kush' e keshilloi Meral.

'S'me lane ta merrja striptistin' shfryu Merisa. 'Se gati isha, me shume per veten se per ty' i shkeli syrin.

'Martohu me Pepen athere qe te ta sjell une ty, se ska Meral e Irid qe me ndalon' iu pergjigj Enki.

'Ja, do shof si do te te eci ty. Dhe perzotin, isha e bindur qe do ishte Irida e para qe ngrinte siparin e dasmave, por normal, Enki na e merr ne kthese' qeshi e serisht e perqafoi shoqen e saj te femijerise.

'Kujt do ja merrte mendja. Une qe betohesha qe do ngelja ne dere' qeshi me to.

'S'ka dere qe te mban ty' ia keputi Merisa.

'E Eneas po' iu pergjigj e qeshur. Dreqin, e deshte aq shume.

'Hju. Thashe se si do u pergjigjje' ish Enea qe tinezisht kish hyre ne dhomen e vogel.

'Ik. Ik' klithi Irida e u mat ta perzinte 'Nuk shihet nusja para dasmes' recitoi ajo.

'Me ka thare syte 2 jave' u ankua tjetri e Enki u ngerdhesh.

'Lere Irid. Pastaj, ne hame buk vec' i kujtoi.

'Goca, hajdeni. Lulet' sajoi Merali nje arsyje te paqene per ti larguar prej aty.

'He? Si dukem?' U kthye nga ai e beri nje piruete qe hapi fundin e fustanit te saj te thjeshte e te derdhur.

'Gati per te te ....' iu afrua dhe vendosi te dy duart ne supet e saj te zhveshur.

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now