shoqe e ngushtë

816 63 19
                                    

Te mendohej...

Enki s'qe nga ato qe para mendohej gjate - ajo vepronte.

E qe gati qe Enean ta telefononte ne ate çast e ti thosh qe s'kish c'te mendohej sepse edhe ajo e donte ate.

Por pa dashur te nxitohej frenoi veten. E pa dashur ta zvarriste ne pafundesi, sepse me pas malli do te fitonte mbi llogjiken, detyroi veten te provonte te mendonte. Te krijonte skenar pas skenari, por ngado deshira qe ushqente ndaj Eneas fitonte mbi racionalitetin.

Sepse disi Azuren ende s'e perceptonte si 'te vertete'.

E te menduarit i bente dëm, sepse si dreqin shpjegohej qe telefonoi serisht Iriden - turiçkën pesimizmi i së cilës ndoshta do ti shërbente si një shurplakë realiteti.

'Pse më kërkove mua?' e priti me të parat Irida në atë kafenë e vogël pranë ish-fakultetit të tyre.

'Që të të them që jam ngatërruar në një çorbë e që të të lumturoj, kur të më zgërdhihesh e të më thuash: të thashë që do ta hash sa krahu'

'Ai tipi' e kapi tjetra.

'Ehë'

'Akoma vazhdon ti me ate? A s'kanë kaluar plot muaj. S'duhet ta kishe hequr qafe deri tani' as mundohej te fshihte antipatine qe ushqente karshi saj.

'Kam rënë pak si brenda' pranoi.

'Dhe ai jo?'

'Më duket se dhe ai'

'Por? Ka një por apo jo?'

'Ai ka një gocë' ndau me të.

'Domethënë një të dashur. Dhe ti akoma e diskuton kete pune?'

'Te ishte keshtu do ia kisha prere e do ia ushqeja qenve te rrugeve. Por jo, nje goce si nje femije. Nje kalama'

'E kapa, e kapa' e nderpreu Irida 'Pse mi thua mua keto xhanem? E di qe as nuk me ke qejf e me duron per hir te te tjerave'

'Sepse vetem ti ske frike te ma thuash troç ça mendon. Merali do kundershtoje me ato parimet e veta pastaj do dali tek e imja, kurse Merisa vdes ta jetoje jeten si film'

'Dhe cfare do prej meje?'

'Mend Irida. Dua mend' shfryu. 'Zot, te dola ne shteg e po ma nxjerr prej hundesh'

'Cfare do ti?' e pyeti ajo.

'Mos ma zgjat shume e thuaj cfare mendon. Psikologia jam vete'

'Qe ti je vete kalama mendoj' s'ja pertoi ajo 'E sa do te te duronte para se te kuptonte qe i duhej te rrishte dy femije?'

'Faleminderit e?' mblodhi buzet.

'A s'doje kte? Pastaj ti e di edhe vete qe eshte keshtu' i tha.

'Po' pohoi.

'Enk, degjo. Robi nuk piqet brenda dites, por nese vertete e do, boh, puno me veten e jepi nje mundesi'

'Dhe mendon s'e do funksiononte?'

'Jo, s'besoj. Por neser pasneser s'do me mbysje mua. Keshtuqe bej si te duash me koken tende se fundja ti pyet e prape ben si di vete'

'S'e kisha menduar qe do ta thoja ndonjehere, por faleminderit'

'E di qe do te ta permend tere jeten apo jo?' buzeqeshi tjetra.

'Dhe ti buzeqeshke.' piu shpejte ujin ne goten e qelqte dhe e ktheu permbys.

'Ja, arsyeja pse s'behesh' i drejtoi gishtin Irida e serisht buzeqeshi.

U kthye ne shtepine e saj, e vendosur per te bere gjene e duhur. Ti jepte fund. I duhej te rritej, perpara se te mendonte se mund te ndihmonte te rriste dikë tjeter.

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now