9💛

343 39 54
                                    

Darka erdhi shume shpejt dhe hoteli ishte kthyer ne nje vend fantastik.Nje atmosfere e kendshme me drita,tavolina,lule dhe nje muzike e lehte ne sfond.Gjithcka kish mbetur ishte vetem qe njerezit te mblidheshin.

Luna dhe Colton po beheshin gati.Colton po mundohej ti mberthente fustanin Lunes,nje problem qe si gjithmone e zgjidhnin meshkujt.

"Je shendoshur moj"-tha Colton dhe Luna iu kthye me nje shikim vdekjeprures.

"Por une prap te dua"-shtoi Colton dhe qeshi.Luna po ashtu.Shkoi ne tualet per te bere makeupin dhe serisht Colton nuk la rast pa e ngacmuar.

"Mos u lyej shume se s'do te njoh. E kane fajin djemte qe tradhetojne pastaj"-ngrite zerin Colton nga dhoma.

"Colton po te erdha aty do t'i nxjerr syte me lapsin e zi dhe te me njohesh mire pastaj"-kercenoi Luna.Colton qeshte me te madhe per ta acaruar me shume.E adhuronte fytyren e Lunes kur behej me nerva.

Pas 30 minutash ishin te dy gati.Luna kishte veshur nje fustan te kuq me rripa,te shkurter,qe i nxirrte ne pah gjoksin  dhe trupin e formuar.Kombinuar me nje makeup te lehte,por me buze flake te kuqe dhe me nje pale taka te zeza.

"Do me detyrosh te bej sherr qe diten e pare"-tha Colton kur e pa dhe e rrotulloi per ta studiuar me ne detaje.

"Je bere e mrekullueshme,e dashura ime"-dhe e puthi lehte ne balle.Luna u kthye nga ai duke e veshtruar ajo tanime nga koka te kembet.

Colton kishte zgjedhur nje kemishe te zeze,me dy kopsa te hapura,nje pale xhinsa dhe ishte sperkatur gjithe parfum.Floket i kishte bere me xhel dhe i rrinin shume bukur.

"Kam pershtypjen qe jam une ajo qe do zihem sonte"-i shkeli syrin dhe i kapi krahun per te dale nga dhoma.

Zbriten ne hollin e hotelit,ku tanime ishin shtuar shume njerez.Atmosfera ishte bere me e hareshme.Zune nje tavoline dhe si fillim moren nga nje gote shampanje.

Pak disa minutash prane tyre vjen fotografi dhe nje vajze.

"Colton djali"-tha ai dhe trokiten duart.

"Kjo eshte Luna"-e prezantoi Colton.

"Kenaqesi"-tha fotografi teksa u mahnit nga bukuria e Lunes.Colton kolliti si ti thoshte se nuk ka pune me Lunen e me pas qeshi me ironi.

Pak me tutje ishte Parisi e cila sigurisht nuk ngurroi ti afrohej Coltonit.

"Colton si je?"-tha e qeshur duke iu afruar.Luna nderroi anen me Coltonin dhe i doli afer Parisit.

"Paris e dashur"-tha ajo me ironi.

"Qetesohu karamele! E dime qe eshte joti"-i pershperiti Parisi lehte ne vesh.Me pas e pa ne sy dhe i shkeli syrin.Mbremja kishte filluar 'aq bukur' sa Luna mezi po priste te mbaronte.

Mbremja kaloi shkelqyeshem pa asnje problem.Rroken shume gota shampanje e me pas kaluan edhe te pijet e forta shoqeruar me ca kikirike.Luna nuk iu nda asnje moment Coltonit,jo prej faktit se ja merrnin,por donte ta shijonte ate mbremje ne cdo moment prane tij.

Muzika u kthye ne ritmike dhe turma e njerzve filloi te terbohej.Sigurisht pak alkooli e pak adrenalina.Luna dhe Colton shkuan ne pisten e kercimit dhe filluan te harboheshin bashke me pijet ne duar.

"Shpirt mire je?"-pyeti Luna Coltonin kur e pa qe po i merreshin disi mendte.

"Shume mire"-tha Luna dhe ia beri me shenje qe po shkonte ne tualet.Colton u kthye ne tavoline.

Sigurisht qe Luna volli gjithcka kishte pire.Pastroi fytyren dhe rregulloi makeupin.Nderkohe qe u kthye per te dale perballe saj u shfaq nje tip.Nuk kishte shpjegim se si rastesia ishte aq e poshter.Ne ate moment Luna u perplas me dike qe e urrente me shpirt.Donte qe ne ate moment te zhdukej si me magji.

"Hënëz,"-dhe ai ze ktheu shume kujtime.

"Zoti Johnny"-tha ajo dhe nuk po merrte dot fryme.Ai ishte shume afer me te.I kishte zene rrugen dhe frymen.

"Hënëz moj hënëz"-tha ai dhe filloi te perkedhelej.

"Eshte tualeti i vajzave"-tha ajo dhe u largua disi.

"Ah! C'thua? Paskam pire ca si shume"-ia ktheu ai duke qeshur.

"C'kerkoni ju ketu?"-pyeti ajo.

"Prap me keto 'ju','zoti' ti? Me quaj Johnny"

"Oh zot me ke po merem!"-tha Luna nen ze,"Hapma rrugen!"-tha ajo me pas.

"S'kam kthyer ende pergjigje"-tha ai dhe mbeshteti doren ne murin e tualetit duke zene gjithe hapesiren e deres.Luna beri si beri kaloi dhe beri te ikte.

"Hënëz! Do shihemi me shpesh tani e tutje"-tha ai dhe Luna ndaloi,"E shikon kete hotel ku ti punon si sherbyese? Po,fiks ashtu sic mendon"-tha dhe kaloi ne tualetin e djemve.

Luna gati sa s'qau dhe kembet s'po e mbanin me.Aty erdhi Colton qe e mbajti te mos binte.

"Shpirt cfare ke?"-pyeti Colton,por Luna nuk foli.S'kishte fuqi te fliste.

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now