24💛

307 30 70
                                    

Koha po freskohej e dalengadale vera po largohej.Pushimet po mbaronin,puna po mbaronte.Po me pas? Si do kthehej Luna dhe Colton ne te njejten shtepi? Fundja edhe sikur te donte Luna nuk kishte vend tjeter ku te fuste koken.Askund vecse prane tij nuk kishte ku te shkonte.

Nderkohe Luna po rrinte e ulur ne dritare,ne ate vendin e saj te qetesise,me nje kafe ne dore duke soditur si gjithmone pamjen.Kishte kaluar rreth nje jave qe kur ajo u perball me ndjenjat e Johnnyt.Ne fakt qe atehere nuk kishte mundur ta hiqte nga mendja ate moment.I dukej cudi a ndoshta nuk arrinte dot ta besonte se si personi qe e acaronte me shume i tha se e donte.Nuk ndjente gje per Johnnyn.Nuk ishte ajo force e zemres qe ta bente per vete dike vetem duke i shprehur ndjenjat.Ishte thjesht e tronditur.

Pas kesaj kujtonte perqafimin qe i dha Hairit.Edhe me te s'ishte takuar qe ate dite.I ndodhen shume gjera njekohesisht,por asnjera nuk e qetesonte.Perkundrazi cdo gje qe kishte kaluar e kishte stresuar edhe me shume.Kishte menduar qe e vetmja gje per te cilen kishte nevoje ishte prania e Coltonit...

Colton nga ana tjeter kishte te njejten gjendje emocionale.E ndoshta edhe me keq se e Lunes.Nuk dinte si te shprehej e do i dukej absurde nese ia shprente edhe ai ndjenjat Lunes.

Por dashuria s'eshte gare.E as nuk ka per te qene ndonjehere.Nje njeri qe dashuron eshte nje njeri qe e perballon edhe dhimbjen e dashurise.Ndoshta ka njerez qe thone se jane te forte dhe kane besimin se deri ne fund do ia dalin,dashuria e tyre nuk do rrezohet,por...nuk i ndan jeta njerezit.Nuk i ndan forca,nuk i ndan krenaria a kush e di c'dreq tjeter.Eshte vertetuar shkencerisht se njerezit i ndajne njerezit.Edhe ata me te fortet behen lepuj per dy dite dhe qajne per dashurine.S'ka force me te madhe se dashuria e cila e shtyp cdo njeri qe cenon mbi te.Dashuria...ndonjehere duhet ta kuptojme dreqin se pa dashurine nuk mund te jetojme,nuk mund te marrim fryme.Ne jemi thjesht ca qenie me shpirt te vdekur ne trup te gjalle.Duhet te dashurojme sepse ne fund te fundit...dashuria...dashuria eshte forca me e madhe e njeriut.Ajo force qe bashkon dy zemra per te gjalleruar qindra te tjera.Eshte ajo mimika e fytyres qe formon nje U ne buze e qe e ben fytyren e njeriut te qesh.Epo nje njeriu qe qesh i shtohet jeta...Nje njeriu qe dashuron jeta i ka falur gjithcka.

Luna's P.O.V
Isha ulur ne dyshemene e dhomes sime te hotelit.Kisha pak pushim dhe mendova te qetesohem pak.Mora nje kafe dhe po shfletoja nje liber.Libri ishte nje histori mbi endrrat qe kishte nje kengetar per te jetuar jeten me dashurine e jetes se tij.E kisha lexuar mbi 2 here,por me pelqente aq shume sa cdo here qe shkoja diku e merrja me veten.Ndonese duhet te flija ose te pakten te rrija te pushoja duke e shfrytezuar kohen pa u lodhur me librat,serisht me pelqente ta humbja mendjen brenda historise se dikujt tjeter.Sigurisht ishte nje taktike e mire per t'u arratisur nga historia e jetes sime.Nese do dilja nga historia e atij kengetarit,do mendoja shume gjera.Do mendoja per Johnnyn dhe ndjenjat e tij.Do e coja mendimin tim deri te fakti qe ai njeri acarues ka nje zemer.E di,e di te gjithe e kane nje te tille.Por ky mendim do m'u perplaste aq bukur ne fytyre sa do mendoja "Po,te dy.Shume bukur.C'do besh tani?".Ne fakt nuk dija c'te mendoja per te.Johnny eshte tjeter njeri,ndryshe sillet e ndryshe...

Me pas do mendoja per perqafimin qe i dhashe Hairit.Nje personi qe kisha vetem dy dite qe e kisha njohur dhe qe tani kam nje jave qe e shmang.Po zemra c'ndjen? C'mendime ka ajo? Epo kjo ishte gjithe helmi i jetes.Ne njerezit e kemi zakon te mendojme shume e te mos i pergjigjemi zemres.

Ndoshta ndonjehere s'duam ta pranojme...po pra! Zemra ime bertet me te madhe "Coltoooon!".E si per habi,Colton shfaqet.U mundova te lexoja shpejt faqen 115 te librit per ta humbur disi mendjen aty,por syte me shkuan te Colton...dreqin!

"Luna flasim pak?"-pyeti ai.Kishin kaluar jave qe nga perballja jone.Qe ka momenti qe vendosem ti jepnim pak kohe njeri-tjetrit.Zemra filloi te bertiste me shume e s'dija si ta ndaloja,se ndaloja dot.A kishte mbaruar ajo koha valle? A duhet te jemi bashke tani?

"Po"-thashe shkurt dhe e ftova te ulej ne dysheme.Mbeshteti kurrizin ne shtrat dhe filloi te me shihte.Fytyra e tij si engjell me nguli syte duke e bere zemren time gati gati duke dale nga vendi.Po dreqi ta haje! E dua shume...aq shume sa..

"Colton"-thashe.

"Me thuaj"-u shpreh ai.

"Para se te flasim dua te te them dicka"-vendosa te mos bija pre e rrahjeve te shumta te zemres,por te shprehesha me ane te saj.

"Te dua shume Colton"-thashe dhe ktheva koken ne anen tjeter duke kthyer goten e kafese me fund.

"Edhe une Luna"-tha ai pa e zgjatur por kuptova ne syte e tij qe ishte me shume se aq.Lashe goten ne toke dhe u ktheva nga ai per ta degjuar.

"Kete rrugetim,ashtu si cdo rrugetim tjeter deri me tani ne jetet tona,e nisem bashke.Une fitova punen si model e ti u detyrove te punoje si sherbyese per te qene prane meje.Gjerat shkuan jashte kontrollit dhe ndoshta me te drejte ti u bere shume here xheloze...Tani po mendon perse i thashe keto,fundja ti i di.Dua thjesht qe ajo c'ka ndjen per mua te mos kete ndryshuar.Nuk do doja asnjehere qe ne mendjen tende te jete regjistruar mendimi i te tjereve.S'dua qe per personin qe dua me shume ne jeten time te jete krijuar pershtypja qe une jam nje pasanik i ndyre dhe do jem kthyer ne nje pleiboj...Me mjafton qe kjo fjalia qe me the para se te nisja te jete e ngulitur ne zemren tende pavarsisht te gjithave"-perfundoi Coltoni.

Luna nuk donte te debatonte me te.S'kishte arsye,por nese i kthente pergjigje gjerat do dilnin jashte kontrollit sic shkojne zakonisht.Mori fryme thelle dhe e perqafoi.E perqafoi aq fort si perhere.Me pas mori kafen dhe u largua.

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now