6💛

370 39 51
                                    

Ora ishte rreth 3 e mengjesit,kur Colton dhe Kleo po hallakateshin rrugeve.Kleo po mbante Coltonin,pasi ky i fundit ishte bere tap.Kembet i shkonin sa andej-kendej e ndersa syte i shihnin turbull.Here bertiste e here kendonte.

"Une ty te duuuu...te duu!"-Kleo qeshte.Ishte nje moment qe zakonisht djemte nuk do e linin pa i bere video shokut te tyre te ngushte kur qante i dehur nga dashuria.

"O Kleo une e dua Lunen shume"-dhe e perqafoi.

"E di m zemra vellait po hajde ikim te Luna"-ia ktheu Kleo dhe e terhoqi zvarre deri te shtepia e tij.

Luna ishte ne gjume,por zhurma e telefonit e zgjoi menjehere.

"Kleo qofte per mire"-tha ajo me syte e mbyllur.

"Jam poshte me Coltonin"-Luna u ngrit me vrap kur degjoi nga dritarja e dhomes Coltonin teksa kendonte.Kishte frike mos zgjonte gjithe lagjen.

"Luluu shpirt"-tha Colton sa e pa dhe iu hodh ne qafe.Kleo qeshte.

"Me ndihmo ta cojme lart,mos qesh"

Rreth ores 5 Coltonin e zuri gjumi.Luna i hodhi nje carcaf te holle siper dhe u shtri prane tij.Sigurisht qe nuk vuri gjumi ne sy.Pjesen e mbetur te nates e kaloi duke e soditur me dashuri.E donte Coltonin me shume se veten e saj dhe s'kishte dashuri me te madhe se ai.U cua heret ne mengjes per ti bere mengjes,nje kafe te forte,qe ti vinin mendte dhe ca krepa.La nje shenim dhe iku ne pune.

Colton u zgjua ne oren 10 me nje dhimbje te madhe koke.Mori telefonin qe e vendosi te karikohej sa te hante mengjes.E ktheu kafen me fund dhe u fut te bente nje dush.Pasi doli pa shume thirrje te humbura,mesazhe dhe nje video te derguar nga Kleo.E mori me mend qe ishte nje nga bemat qe mund te kishte bere nje nate me pare kur ishte i dehur. U vesh dhe u be gati per te shkuar tek seti fotografik e per te ndryshuar disa kushte te kontrates.Teksa vishte altetet i ra ne sy shenimi i Lunes.

"Te dua shume.Ushqehu mire e pastaj dil" Colton qeshi.Mori telefonin,rregulloi floket,hodhi shume parfum dhe doli.

Rruges u takua me Kleon,te cilin ishte betuar ta vriste dhe bashke me makinen e tij shkuan tek vendi ku do behej seti.

"Pershendetje"-tha ai dhe takoi fotografin.

"Colton djali! Si je? Dje qe mungove beme ca prova me Parisin...besoj jeni takuar"-tha ai dhe i beri me shenje Parisit,asaj modeles qe kishte qene ne shtepine e Coltonit mengjesin e djeshem.

"Hey bukurosh"-tha ajo dhe u afrua te Colton por ai e devijoi.

"Colton! Me thirr Colton"-tha ai dhe nisi ti fliste fotografi.

"Colton shiko! Fotografite kemi vendosur ti bejme ne Bodrum,Turqi"

"Perse? A s'mund ti bejme ketu?"

"Ti dhe Parisi do akomodoheni ne nje nga hotelet me te bukura te Bodrum..."

"Prit pak! Ne Bodrum do vi bashke me te dashuren time"-tha Colton por reagimet nuk ishin te mira.

"Kjo eshte pune,Colton.S'ka dashuricka"

"Epo me vjen keq t'ju zhgenjej.Pa te dashuren nuk shkoi asgjekundi"-tha Colton dhe beri te ikte.

"Ne rregull"-tha fotografi dhe Colton ndaloi,"Atehere e dashura jote do vi me ty me nje kusht"-perfundoi ai fjaline.Colton nuk u kthye.Ishte kurioz te dinte si do vazhdonte e gjithe kjo e c'kusht kishte ai.

"Do punoje edhe ajo"-tha ai.Colton u kthye duke e pare ne sy.

"Cfare pune?"-pyeti Colton.

"Ndihmese.Nje lloj sherbyese" Colton mbeti i shtangur.U largua duke thene se do e mendonte.Bodrumi ishte larg.Dashuria ne distance nuk do funksionte.Fundja as te punonte serisht si sherbyese nuk do ia lejonte vetes.E vetmja gje qe kishte ne mend ishte te shkonte ne shtepi dhe te flinte gjithe mbasditen per ta harruar disi deri ne darke kur te fliste me Lunen.Kesaj here ishte vertet nje sfide qe perplasi dashurine e tyre.



P/S: Ju falenderoj nga zemra per leximet,votat dhe komentet.Me vjen shum mir qe e pelqeni dhe doni pjeset e reja sa me shpejt❤️do mundohem te postoj cdo dite nga nje pjese ose nje here ne dy dite.Vazhdoni te me ndiqni❤️ Faleminderit shum....Daniela

The Lucky Girl 2...|✔️Kde žijí příběhy. Začni objevovat