4💛

402 43 63
                                    

E sigurisht per ti vene kapak zenkes se mbremshme zilja e deres bie qe ne oren 7 ne shtepine e Lunes dhe Coltonit.Cudia qendronte te fakti se Luna u ngrit te hapte deren dhe pas saj ishte nje vajze qe nuk e njihte.

"Po?"-tha Luna e pergjumur.Ishte e veshur me nje pale tuta te shkurtra dhe nje bluze te holle.

"Miremengjes!"-tha vajza perballe teper entuziazte.Luna buzeqeshi por ende s'po kuptonte gje.

"A ketu banon Colton?"-po hyrja direkte ne teme ishte rrufe.

"Po? C'te duhet Coltoni qe pa gdhire?"-dhe sigurisht Luna nuk pertonte ti kthente pergjigje te prera.

"Dje ai u pranua per nje pune dhe une jam modelja"-Luna u shtang.Kjo ishte ai kapaku qe mbylli ate zenken e mbremshme per ta shperthyer njehere e mire.

"Modelja?"-Luna mori fryme thelle dhe mbajti veten te mos shperthente nga nervat qe ne mengjes.

"Ketu do e beni setin?"-pyeti Luna me nje buzeqeshje ironike.

"Jo.Thirre pak Coltonin te lutem!"-Luna gati sa nuk po plaste.Nje modele 'e sjellshme' po kerkonte te dashurin e saj qe pa gdhire.

"Colton shpirt eja pak!"-thirri Luna.Colton doli nga dhoma ashtu sic ishte,me pantallona te shkurtra dhe pa bluze.Luna e pa me nje shikim vrases duke ia bere me shenje qe te kthehej e te vishej.

"Miremengjes bukurosh"-u hodh modelja e cila analizoi gjithe trupin muskuloz te Coltonit.

"Avash!"-u hodh Luna,"E para ai bukuroshi s'eshte vetem.E dyta prit 2 minuta sa te vishet"-dhe i mbyll deren ne fytyre.

"Lu cfare ben?"-i tha Colton qe po qeshte.

"Cfare po bej? Colton a mund ta di kush eshte ajo?"

"Je shume e mire kur behesh xheloze a e di?"-qeshi Colton.

"Colton te thashe! Kush eshte ajo e si guxon te te flase ashtu para meje?"

"Modelja,shpirt.Do bejme ca foto bashke"-tha Colton dhe Luna qeshi e acaruar.

"E kur do ma thoje? Colton c'eshte kjo sjellje me ty? Mire qe nuk u pyeta fare per kete pune,por mesa kuptoj ka e disa detaje shtese qe une i marr vesh nga nje vajze qe me vjen ne shtepi dhe e quan te dashurin tim 'bukurosh'.Keshtu u beme ne?"

"Luna s'eshte asgje o zemer.Ca foto jane..."-i tha Colton.Epo kjo nuk ishte pergjigja qe priste Luna.Ajo e pa e habitur,mori canten dhe u largua pa i thene asnje fjale me teper.

"Lu..."-beri Colton ta ndiqte,por nuk arriti dot.

"Colton hey"-foli modelja serisht.

"Me thuaj!"-tha ai shkurt.

"Sot pasdite ne 6 kemi setin.Do vish besoj?"-tha ajo e qeshur.

"Po"-tha ai.Modelja u largua e lumtur.Po Colton a ishte? E dashura e tij u merzit per shkak te nje seti idiot.Shfryu dhe beri te dilte per te marr ajer.

Ate pasdite e deri ne mbremje vone Luna nuk u kthye ne shtepi.Ndonese xhelozia i kishte kaluar kufijte por ajo ishte vertet shume e merzitur.Colton e kishte telefonuar me mijera here,ku Luna ose ia kishte mbyllur ose nuk ishte pergjigjur fare.Gjithashtu i kishte shkruar nje qerre me mesazhe.'Ku je?' 'A mund te flasim?' 'Luna!!!'

Rreth ores 11 e gjysme,kur Lunen e kishte zene gjumi Xhoana i kishte 'vjedhur' telefonin dhe i kishte shkruar Coltonit.

"Luna eshte tek une.Po fle.Flisni neser..Xhoana"-dhe e kishte fshire mesazhin qe Luna te mos e kuptonte.

Epo Colton nuk vuri gjume ne sy ate nate me shpresen se asaj do i dilte gjumi e do i shkruante.


Te nesermen heret ne mengjes zilja e deres bie dhe Colton si i cmendur cohet ta hape me shpresen qe do te jete Luna.Hap deren duke pare personin perballe dhe duke mos dhene asnje reagim ne fytyre.Me pas dhuroi nje gjysme buzeqeshje per te mos u dukur.

"Bir po kjo fytyre?"-iu drejtua e ema e cila qendronte perballe tij me ca qese ne dore.

"Miremengjes mam"-i tha ai dhe e perqafoi.Mori qeset dhe e ftoi brenda.

"Luna ku eshte bir?"-pyeti e ema.

"Luna eshte ne pune,ma"-ia ktheu ai,por ishte mese e dukshme qe po genjente.Ora ishte vetem 7:03 dhe nuk ishte ende orari i punes.

"Ke ngrene mengjes?"-pyeti ajo me pas duke mos e ngacmuar me te birin.

"Kam bere byreke,krepa,petulla.Bleva e ca fruta dhe perime rruges.Eja hame bashke!"

"Te lumshin duart ma"-ia ktheu Colton dhe e puthi ne faqe.



P/S: Faleminderit shum pr leximet,votat,komentet❤️ 10 vota parti i radhes😘

The Lucky Girl 2...|✔️Donde viven las historias. Descúbrelo ahora