31💛

303 26 39
                                    

"Ate djalin qe ishte me ty..."-i tha Colton Lunes nderkohe qe ktheheshin per ne hotel te kapur per dore.Luna qeshi,por e mbajti seriozitetin perpara tij.

"Cfare ka ai? Eshte djale shume i mire"-tha Luna dhe Colton e pa me inat.Nderkohe ishin afer hotelit.

"Djale shume i mire ee? Tani Luna! Do numeroj deri ne 3,jam shume serioz.Me the edhe njehere sa i mire eshte ai djali qe se njoh une mbaje mend ca do te bej"-Luna qeshi dhe vrapoi.Pas saj edhe Colton.Arriti ta kapte tek dera e hotelit,ku terhoqen vemendjen e klienteve qe po drekonin.

Nga aty shkuan ne dhome,ku Luna do paguante.Po si per dreq,teksa ndiqnin me vrap njeri-tjetrin me shkalle perplasen me Parisin.

"Kujdes Hënë!"-tha ajo dhe pa nga Colton.Colton u afrua tek Luna duke e rrethuar tek beli.Parisi buzeqeshi.

"Qetesohu djal! Vazhdoni punen se nuk doja t'ju nderprisja"-tha ajo e qeshur dhe ngriti vetullen.Ne syte e saj kishte nje zjarr bubulak qe pritej nga momenti ne moment te digjte gjithcka.Nga fakti qe ishte shume e qete,nuk perdori ironi e nuk u grind me Lunen,Colton u habit disi,por e harroi duke e terhequr te dashuren e tij drejt dhomes.

Tek dhoma ngjitur ishin Kleo dhe Xhoana.Ne momentin qe Luna dhe Colton do te hynin,ata dalin.

"Edhe une po thoja kush e ngriti ne kembe gjithe hotelin..."-i ngacmoi Xhoana,"E sheh shpirt?"

"E shoh zemer e shoh.Po ikim se paskan pune ustallaret e rinj"-tha Kleo dhe mori nje goditje ne koke si dhurata nga Colton.Xhoana i shkeli syrin Lunes dhe bashke me te dashurin e saj zbriten poshte.

Luna u ul pak ne shtrat,nderkohe qe Colton po shihte nga dritarja.Syte i zune Parisin dhe Johnnyn teksa bisedonin.

"Te ka shqetesuar me ai plera qe ke pronar?"-pyeti Colton.Luna nuk donte ti pergjigjej.S'donte ta kujtonte edhe njehere ate moment.Beri si beri nderroi biseden.U ngrit,i kapi duart dhe e afroi afer vetes.I vuri duart ne qafen e tij,ashtu sic ai kishte deshire ta perqafonte dhe e puthi ne buze.

"A per te tjeret do vazhdojme te mendojme? I harrojme nje dite te vetme..."-tha Luna.Colton nuk e refuzoi per asnje cast dhe ne ate moment iu dorezuan njeri-tjetrit.

Pasdite vone...

Nderkohe qe pinin kafe,Luna dhe Colton kishin perqafuar njeri-tjetrin.Ishin ulur ne breg te detit dhe po shihnin se si perplasen dallget.Luna gjente paqe ne ate vend e pikerisht ne ate moment ndihej teper e plotesuar.Kishte prane njeriun qe donte me shume ne jete dhe detin,mikun e saj me te mire.

"Ketu e kam njohur Hairin..."-nisi Luna ta ngacmonte Coltonin.

"Aa shume mire"-tha ai ne fillim pa e kuptuar kush eshte Hairi.Me pas u kthye nga ajo dhe Luna mbylli syte si te mos e kishte pare shikimin e Coltonit.

"Ke moj ke? Per ate zot kush eshte ky Hairi?"-iu drejtua Colton dhe filloi ta guduliste,"Apo do dru kjo e dashura ime? Bashke me ate Hairin..."-Luna mbaroi nga te qeshurat.Beri se beri dhe u leshua nga krahet e tij dhe eci drejt detit.U la bashke me rroba.Me te u fut dhe Colton dhe filluan te luanin me uje.Keshtu kaluan nje pasdite te kendshme nen shoqerine e njeri-tjetrit duke pritur edhe perendimin e diellit.

Ne mbremje Colton ishte me Kleo per ti treguar detajet e ribashkimit.Nderkohe qe Luna kishte shume pune.Johnny nuk linte rast pa e ngacmuar ne menyren sic ai gjithmone e torturonte.Gjithsesi ajo e bente punen e saj.

Ajo mbremje nuk ishte nje mbremje aq normale.Qielli kishte marre nje ngjyre teper te erret,shoqeruar me ca re gri te mbyllur,te cilat paralajmeronin nje furtune te madhe.E ndoshta ishte radha e Parisit te luante karten e saj ne lojen e dashurise se Lunes dhe Coltonit.Ndoshta kjo ishte furtuna e dyte pas qiellit...

Rreth ores 12 e gjysme te nates Luna dhe Colton u kthyen ne dhomen e tyre dhe fjeten ne krahet e njeri-tjetrit,duke u mbeshtjelle e duke degjuar shiun e rrembyeshem qe nuk pushoi gjate gjithe nates.

Ne mengjes Luna u ngrit me shpejt se Colton si zakonisht per t'u marre me ca pune ne hotel.Levizi ngadale per te mos e zgjuar dhe e puthi lehte ne balle.E pa gjate pasi ende nuk i besohej qe me ne fund ai dhe ajo ishin bashke.

Mori telefonin mbi komodine dhe doli ngadale pa bere zhurme.U ul tek lokali i hotelit per te pire nje kafe para se te vinin te tjeret.

Koha ishte me diell,por bente paksa ftohte.Luna u kthye ne dhome per te marre nje triko,nderkohe telefoni po karikohej pasi ishte fikur.Ndenji pak ashtu,duke pare perreth e duke ferkuar shpatullat nga i ftohti.Ishte ende vere,por ai shi e kishte ndryshuar teresisht motin.

Telefoni i saj u ndez e menjehere erdhen shume thirrje te humbura,mesazhe,njoftime.Kishte kuptuar vertet qe s'kishte pasur ndonjehere kohe ta perdorte e cuditej qe ende punonte.Mes thirrjeve e mesazheve te shumta ku e ema e shante dhe e mallkonte ishte dhe nje foto e derguar nga nje numer i panjohur.Ktheu gllenken e fundit te kafes dhe hapi mesazhin.

Ne ate moment gjithcka ngriu.Pati nje therje ne zemer dhe nuk po e mbante dot veten.Ne ate foto ishin imazhet e dy personave te cilet...ishte dashuria e saj e jetes,Coltoni i saj,i zhveshur,i dehur ne maksimum,i keputur,me krahun e hedhur mbi supin e nje femre.Nje femre te urryer.Nje femre tjeter...jo asaj.Ishte Parisi e mallkuara.Luna u mundua te ngrihej ne kembe e ashtu e zvarritur beri te ikte ne dhome.

Mori canten dhe telefonin e saj ia la mbi komodine bashke me nje shenim...

Mori nje taksi prej aty dhe iku per s'dinte se ku.Dinte vetem qe donte te largohej njehere e me pare nga Bodrumi.Gjate gjithe rruges vetem qante e shihte nga dritarja.Mallkonte veten,ate,fatin,jeten...mallkonte gjithcka dhe qante me te madhe.E vetmja force qe kishte dashuria e saj dhe e Coltonit ishte besimi.Por lotet e saj,fytyra,syte e pergjakur e shpirti i vrare tregonin se besimi ishte thyer.Besimi nuk kishte me vend ne dashurine e tyre...ose dashuria e tyre...s'ishte me dashuria e tyre.



p/s:Do ju le pak ne pause per pjesen e fundit pasi edhe vete nuk jam e vendosur.Ju falenderoj shume per mbeshtetjen ne gjithe vijshmerine e librit♥ uroj te kem mbeshtetjen tuaj edhe ne projektet e tjera se nuk iki un nga wattpadi tani :P Shijojeni dhe uroj te mos ju zhgenjej...

flor_en_tina per ty♥

The Lucky Girl 2...|✔️Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang