Festa kishte mbaruar dhe e nesermja ishte kthim ne realitet.Sigurisht Colton po bente setet fotografike,duke menduar se keshtu do hutohej disi e do e hiqte mendjen nga Luna.E ndersa kjo e fundit vazhdonte me punen e saj si sherbyese hoteli.Ate mengjes nje qetesi e madhe kishte pushtuar hotelin.Shumica e klienteve ose po relaksoheshin ne det ose po flinin ende ne ate ore vone.Xhoana ishte ne dhomen e Kleos,pasi kishin shijuar nje nate te mrekullueshme ne krahet e njeri-tjetrit duke kujtuar momentet e dashurise se tyre e sigurisht duke iu rikthyer eksperiencave me te munguara.
Johnny nderkohe po rrinte ne zyren e tij duke veshtruar nga dritarja.Kerkonte me sy vetem per nje pamje,qe te mund ta bente diten e tij me te bukur.Te pakten nje imazh i saj a qofte edhe thjesht nje buzeqeshje Johnnyt i mjaftonte.Por kjo situate s'duhet te vazhdonte keshtu.Duke e afruar me kusheririn e tij po e largonte me shume nga vetja.Luna vazhdonte te njihej me njerez me te mire se ai,qe silleshin me e mire e nuk e lendonin.Ku dreqin gabonte? Perse duhet gjithmone te tregohej arrogant e ta shfaqje hapur qe inatin e kishte me Coltonin,por Luna ishte ajo qe e mbante? Johnny ishte i lodhur e i merzitur.Fundja edhe ai kishte ndjenja.Edhe ai e donte Lunen.A kaq e veshtire ishte ta besonte? Durimi kishte arritur majat.Me keto ritme do te fillonte te urrente edhe Hairin.Per te mos arritur deri ne ate pike kishte vendosur qe ne nje menyre a ne nje tjeter do perballej me Lunen.Dhe keshtu beri.
Pas disa minutash Luna erdhi ne zyre teper serioze per te degjuar urdherat e radhes.Keshtu ishte mesuar ajo me te.Urdhera dhe poshterim.Ku fshihej dashuria valle?
"Po zoti Johnny?"-tha ajo.Johnny e pa ne sy me nje ngrohtesi te papershkrueshme.Rrallehere ajo fytyra e tij e ngrysur e cila ishte gati per ta lenduar,e shihte ne ate menyre.
"Ulu pak Luna!"-toni i zerit ishte i qete.Luna u habit shume nga kjo qetesi dhe nga fakti qe per here te pare zoti Johnny nuk e thirri 'Henez'.
"Mos u tremb! Kete here do flas dhe ti vetem do me degjosh.S'kam asnje qellim te keq,nuk do te te lendoj sic bej zakonisht.Thjesht dua te te them dicka"Luna kishte ngrire.E c'supozohej ti thoshte ai asaj vecse brockullat qe i thoshte perhere ne lidhje me pasanikun?
"S'ka te beje me punen.S'kam asnje urdher dhe nuk do te te vras me fjale...vetem te lutem me degjo!"-iu drejtua serisht Johnny.Luna nuk dinte c'te thoshte.Asnjehere nuk e dinte se cili ishte hapi i radhes i Johnnyt,por ne shumicen e rasteve ka qene dicka qe e merziste ose e nevrikoste.
"Ne si kemi patur asnjehere mardheniet e mira.Une gjithmone te kam merzitur,te kam poshteruar,te kam lenduar me fjale a ndoshta edhe me vepra..."
"Johnny..."-u mundua Luna ti fliste.
"Jo Luna te lutem me ler te flas une!"-mori fryme thelle Johnny dhe e pa ne sy.
"Luna...Kur u largove nga hoteli para disa vitesh mendova se nuk do te te shihja me.Nuk ndjeja gje,thjesht isha mesuar me prezencen tende.Ndonesa tregohesha arrogant,i poshter e te flisja ne ate menyre serisht me mungoje.Nuk kam ditur ndonjehere te ndjej per dike.Gjithmone jam sjelle keq me femrat,s'ia kam ditur vleren atyre qenieve aq te brishta qe na i ka fal perendia..."-dhe Johnny mori fryme serisht.Luna po e degjonte me vemendje e po dridhej.S'po e besonte faktin qe personi qe po i shprente ndjenjat e po i fliste per dashurine ishte pronari i saj acarues.
"Ose ndoshta asnjehere Zoti s'me ka falur nje te duhur.Nje njeri qe ta hapte prej flokesh ate arrogantin ne zemren time e ta mbyste ne det.Colton te kishte ty,te ka ty.Gjithmone e kam thene qe ai pasaniku do te te thyej zemren edhe pse e dija qe s'do e bente vertet.Njerezit e dashuruar nuk i bejne keq njerezve qe duan.Thjesht e thoja nga inati.Perse une s'dija te ta shprehja dashurine si ai? Perse une vetem te bertisja e te perdorja? Perse dreqin jam une keshtu?"-ne ate moment Lunes i rodhi nje lot.Gjithe dallget qe e kishin perplasur deri me tani e gjithe poshterimet qe ai njeri i kishte bere iu shfaqen ne ate moment,serisht,si nje uragan qe e terbonte detin.
"Luna..."-vazhdoi Johnny,"Hënëz"-tha ai me pas dhe nje pike lot rodhi edhe nje fytyren e Johnnyt.Nuk e duronte dot me egoizmin e tij.Nuk mund te ishte me ai qe ishte.Po e vriste si Lunen ashtu edhe veten.
"Hënëz une te dua! Te kam dashur gjithmone.Kam menduar se ne nje moment ti do vish te une,do me perqafosh pa me thene asgje,pa asnje arsye,thjesht per te ma ngrohur shpirtin.Kam menduar se nese te vija te punoje me ore te tera a jashte orarit ti do ishe prane meje.Ne nje menyre a ne nje tjeter ne,ne...Ne do flisnim,pertej zenkave ne do uleshim ne pishine si ate dite jo per te degjuar nje histori te trilluar timen,por,por...po per te folur per henen,yjet,detin,per te qeshur e per te qene ne te dy...dreqin Luna! Te dua! Te dua aq shume sa eshte hera e pare ne jeten time qe qaj.Nuk kam qare per askend,"-dhe lotet i rodhen ujevare nderkohe qe e mbante njeren dore mbi tavoline,-"Mund te reagosh si te duash pas kesaj,mund te vazhdosh te sillesh njesoj karshi meje,por dije qe Johnny,ai pronari acarues,ai njeriu arrogant e egoist ka nje zemer.E ajo zemra e Johnnyt rreh per ty..." Luna vrapoi me lot per diku s'dinte se ku.
Nderkohe nga nje dera e nje dhome aty prane doli Colton,i cili kishte degjuar te gjithe biseden dhe po shfrynte nga inati.S'dinte si te reagonte,s'dinte c'te bente.Dinte vetem qe ishte nje idiot i vertete.
Luna vrapoi jashte hotelit,diku ne breg te detit per t'u qetesuar disi.Per te kuptuar qe kjo s'ishte nje enderr.
"Luna..."-tha Hairi i cili ishte aty duke bere nje xhiro ne det.
"Hair..."-tha ajo duke qare.U hodh ne krahet e Hairit duke marr nje perqafim per te cilin kishte nevoje ne ate momente.
Aty u shfaq serisht Colton.Paksa larg tyre,por mund ti dallonte qarte imazhet e tyre.Luna po perqafonte djalin qe e beri per te qeshur ne festen buze detit.Djali qe po e bente per te qeshur Lunen s'ishte Colton.Djali qe i shprehu ndjenjat Lunes s'ishte Colton.Colton po kuptonte se Luna e tij po i ikte nga duart.Dashurine e tij po ia merrnin nga duart dhe kjo per faj te tij...
P/S:Uroj te mos me vrisni.Ju dua!♥
KAMU SEDANG MEMBACA
The Lucky Girl 2...|✔️
RomansaKur je prane dikujt qe e adhuron e gjithe bota doemos qe xhelozia do ze vendin e pare.Por cfare ndodh kur xhelozia i kalon kufijte dhe shkaterron gjithcka? Luna dhe Colton rikthehen me historine e tyre te dashurise,por kesaj radhe me nje problem.Pse...