Najla ishte e bindur se kishte rikthyer gjithë memorien që kishte humbur vite më parë, ndaj më në fund vendos të fokusohet plotësisht në krijimin e një fillimi të ri. Gjithçka dukej mirë. Fillimi i universitetit nuk ishte aq i tmerrshëm sa kishte menduar, mikja që kishte njohur e bënte të ndihej vetvetja, një djalë simpatik në grupin tjetër ia kish tërhequr vëmendjen, dhe përveç vëllait të saj të papërgjegjshëm që ftonte pothuajse çdo mbrëmje shokët e tij në shtëpinë me qera që kishin marrë të dy, çdo gjë dukej se shkonte vaj. Kjo derisa në një ditë të zakonshme si gjithë të tjerat, vëllai fton një tjetër shok në apartamentin e tyre. Dhe Najla s'kish nga ta dinte se dy sytë e gjelbër të tijtë do i ngjallnin kujtime që mendonte se nuk i kishte kurrë. Një dashuri e harruar, një premtim zemërthyes dhe një pëshpërimë e dobët që luan dhimbshëm në mendjen e saj. "𝘛𝘦 𝘭𝘶𝘵𝘦𝘮, 𝘮𝘰𝘴 𝘮𝘦 𝘩𝘢𝘳𝘳𝘰..." Filluar më 17 nëntor 2022 Përfunduar më 17 gusht 2024