1

3.2K 95 67
                                    

Me kembet e saj tashme po dorezohej tek armiku. Gjithcka per nenen dhe motren e saj, vetem ato kishin mbetur nga familja e saj. Vetem ato kishin mbetur nga gjaku i tyre, ishin 3 femrat e fundit te Dragoteve.

Nje familje qindravjecare ishte shuar per shkak te gjakmarrjes.

Vajza e pare e familjes kisjte marre gjithcka ne dorezim kur familja Derguti i kishin vrare te atin.

Ia kishte dale me sukses deri me sot. Kishte marre ne dorezim gjithcka deri kur kishte qene 15 vjece, sot ishte 18 dhe me kembet e saj 2 dite pasi kishte mbushur moshen madhore po martohej.

Dhe me ke? Me Alvis Dergutin.  Armikun e saj te perbetuar. Birin e atij qe i kishte vrare babain, vellain, xhaxhain, gjyshin, kusherinjte, kusherirat, te gjithe.

Po i shuanin si familje. Por ajo s do ta lejonte.

Hasmeria me Dergutet ishte me forte se kurre.

Duke i rritur fuqine Dragoteve ajo i kishte rritur dhe armiqesine. Ishin te shumte ata qe donin ti shfarosnin. Babai i saj kishte pasur armiqesi, ajo kishte krijuar armiqesi dhe i vetmi qe mund ti mbronte ishte ai, Alvisi.

Ai qe e kishte pare vetem nje here, diten kur babai i saj vdiq.

Ajo po martohej, s kishte vene vello, s kishte veshur fustan te bardhe.

Kishte pasur dhe ajo endrra, endrra qe s do te realizoheshin kurre.

Nena e saj po qante ate dite, Elvjona po qante gjithashtu. Edhe ajo po qante, por shpirterisht. Tashme do ti perkiste dikujt tjeter, do te ishte e tij.

S ia doli dot, ajo se mbrojti sot familjen e saj dhe tashme dikush tjeter duhet ta bente.

Kishte shkuar ne shtepine e tyre pa arme ne dore dy dite me pare.

Kishte folur me Alvisin, kishte hedhur propozimin e saj, dhe ai kishte pranuar.

Ai ishte i bukur, terheqes, nje mashkull i forte, me karakter qe ajo deshironte. Por ai s ishte ai qe ajo deshironte.

Ne rruget ku ajo ecte te gjithe ulnin koken nga respekti, ishte nje femer e forte. Kishte vrare, kishte prere shume njerez. Kishte pare shume te tjere duke e bere kete.

Ajo se mbronte dot me familjen e saj, Alvisi mundej. Duke mbrojtur familjen e saj ajo do te vdiste.

E dinte qe kur te shkonte ne ate shtepi gjerat do te ndryshonin, s do te ishte me ajo vajza e madhe, kryetarja, ajo qe i degjohej fjala. Do te ishte thjesht nusja e perbuzur e shtepise, nusja e xhaxhait te Alvisit do ta urrente ate, familja e saj i kishin vrare burrin.

Edhe asaj i kishin vrare, me shume madje.

Si cmim per faljen e gjakut nga ana e Dragoteve ajo i kerkoi Derguteve te martohej me Alvisin, dhe si cmim per mbrojtjen e familjes se saj ajo po jepte jeten e saj.

Historia e re edhe per kete vere ❤❤❤
Se si do e perfundoj se di ❤

Shpresoj te ju pelqej☆

Se di sesa shpesh do postoj por dy pjese ne dite jane te siguruara ❤❤

Ly all ❤❤🥺🥺

Po e ripostoj serish vetem per ju❤️

REDIOLAWhere stories live. Discover now