U nis per tek zyra e Alvisit dhe e gjeti ate duke folur ne telefon. Priti derisa ai mbaroi se foluri qe te fliste.
Alvisi: po Rediola?- tha duke iu drejtuar asaj
Rediola: doja te shkoja ne kompanine time pasi kam disa pune. Dhe nese me lejon edhe Ajseli donte te vinte me mua.
Alvisi: ok, behuni gati dhe ju coj tani.
Rediola: ikim vete, vec me jep celesat e makines.
Alvisi: i jep makines?
Rediola: po.
Alvisi: ok, sa do vonoheni?
Rediola: nuk eshte se kam edhe shume pune por duke e njohur Ajselin do te na sorollasi deri ne mbremje.
Alvisi: ne rregull.
Po zbrisnin te dyja se bashku poshte dhe aty ishin te tjeret pervec Alvisit qe ishte ne zyren e tij.
Flutura: po shkoni diku?
Rediola: po, me duhet te shkoj ne kompanine time dhe po vjen dhe Ajseli me mua.
Flutura: ne rregull ia kalofshi mire
Ajseli: thnx mam.
Rediola⤴️
Arriten ne kompani dhe po ecnin per te shkuar tek zyra e Redioles dhe te gjithe punonjesit ngriheshin ne kembe ne shenje respekti.
Ajseli: qenke mbreteresha ti ketu- tha teksa hynin ne zyre.
Rediola: jo mbretereshe por te themi se kane respekt per mua. Nuk vij shpesh pasi merren te tjeret me pune por kane frike nga ato qe kane degjuar.
Ajseli: nejse vazhdo ti mbaro pune une po bej nje xhiro ketej.
Rediola: ok.
Po ecte neper kompani dhe degjonte fjale per Rediolen sesi ajo ishte shoqeruar me vajzen e gjakesit te saj dhe sesi tashme ajo ishtr martuar ne shtepine e tyre.
Kishte nga ata qe e lavderonin si nje femer te forte por kishte edhe nga ata qe e cilesonin te dobet sepse duhet ti kishte vrare ato dhe jo te martohej me te sikur te ishte duke vdekur per burre.
Ne ato momente kuptoi se ajo ishte me te vertete nje femer e forte dhe se ajo s do te ishte kurre si Rediola.
Ajo fshihej pas Alvisit, se ishte e llastuara e tij por Rediola s kishte se ku te llastohej dhe me ke te llastohej.
Ajseli ishte thjesht nje femer e dobet krahasim me Rediolen.
Pasi eci edhe pak shkoi tek zyra e Redioles dhe e gjeti ate duke u ngritur.
Rediola: erdhe fiks ne kohe, sapo mbarova.
Ajseli: okej, eja shkojme pime nje kafe.
Rediola: ok.
Ajseli: ta kisha ditur qe i jepje makines ti do te kishim dale edhe me pare.
Rediola: s me pelqen fort te dal.
U ulen ne nje kafene dhe porositen nga nje kafe.
Ajseli: si ka qene jeta jote perpara se te martoheshe me Alvisin?- pyeti Ajseli papritur.
Rediola: normale. Domethene nuk eshte si jeta qe bej tani sepse nuk kam qene mesuar ti marr dikujt leje qe te dal. Flas per keto 3-4 vitet e fundit dmth. Isha une e para, beja c te doja. Pyetesha une. Por s me pelqente ajo jete, vec stres kisha. Duhet te mendoja cdo dite per sigurine time dhe te familjareve te mi sepse ju ishit nje kercenim i madh per familjen time. Gjithashtu duhej te ruhesha edhe nga armiqte e tjere, te beja kujdes edhe se me ke beja marreveshje. Duhet te mendoja gjithashtu sesi te gjeja nje menyre per te vrare Alvisin, ose Nikolain.
Ajseli: por tani s eshte se ke nje ndryshim te madh ne jete.
Rediola: eshte kthyer gjithcka 360 grade. Duhet ti marr leje dikujt edhe te shkoj ne punen time, nuk mund te rri e qete as ne shte sepse pjesetaret e familjes jane gati te me shqyejne ne cdo moment, jam e martuar me dike qe me injoron as qe e merr parasysh faktin qe une jam aty ose dicka tjeter. Cdo dite me duhet te perballem me fjale ofenduese dhe fyese per mua. Eshte normale apo jo? S ka ndryshiar jeta ime fare?
Ajseli nuk foli me.
YOU ARE READING
REDIOLA
RomanceNje femer e fuqishme por me nje moshe shume te vogel detyrohet te mbaje mbi supe peshen e shume ngjarjeve. Pasi asnje mashkull nuk ka mbetur me ne familje ajo detyrohet te dale ne krye te te gjithe fisit ku i duhet te perballet me shume gjera. Pasi...