Pas 4 vitesh.
Kishin kaluar 4 vite tashme dhe Rediola se kishte mbajtur fjalen qe pas 40 viteve do te kthehej tek ata per ti vrare, jo sepse nje lajm kishte ndryshuar kthesen e gjithckaje.
Kishin kaluar 4 vite dhe tashme Rediola kishte nje djale te vogel te quajtur Revis, ishte djali i Alvisit i cili kishte pare vec ekon e tij te pare dhe foton e pare pasi kishte lindur.
Rediola tashme jetonte ne Rusi ku ishte shume e fuqishme dhe ishte marre me mafia, tashme Alvisin e kishte harruar por sapo kthehej ne shtepi kishte nje mini kopje te tij. Revisi i kishte ngjare te atit jo vetem ne pamje por edhe sjellje dhe karakter.
Vogelushi i vogel 3 vjecar mendonte dhe sillej si i rritur. Ishte si i ati, kishte hijen e tij dhe kjo Rediolen e vriste akoma me shume duke menduar se ai kishte te drejte ta njihte te atin por me shume te drejte kishte Alvisi te njihte te birin i cili se kishte pare kurre, ndersa Revisi ishte rritur me forografite e te atit dhe Rediola e tregonte shume per te.
Rediola ne nje fare menyre ishte e lumtur pasi kishte te birin prane por Alvisi? Ai ke kishte? Ishte vetem. Ishte i rrethuar me shume njerez por asnje se permbushte boshllekun qe ajo i la pasi iku. Jo pasi i solli edhe ekon e pare te djalit te tyre me nje mbishkrim:"Sot mund te ishim te lumtur por ti je nje qenie e peshtire qe se din se c eshte lumturia"
Pastaj pas 9 muajsh i kishte sjelle edhe nje foto tjeter te djalit te sapolindur ku pas fotos i kishte shkruajtur"Djali jot Alvis, djali qe s do ta shohesh kurre, s do ti flas kurre per ty sepse s dua qe djali im ta urreje te atin aq sa e urrej une. Te shpresoj vdekjen sa me shpejt. "Keto kishin qene goditje te tjera per Alvisin. Shume here me mire do te kishte preferuar vdekjen sesa te lexonte ato fjale prej saj.
Tashme ai ishte me i eger, s ishte me ai Alvisi qe buzeqeshte dhe bente shaka, ose ai Alvisi qe ishte i lumtur. Keto gjera ishin fshire per te.
Ai kishte vec nje synim te gjente te birin sikur te ishte gjeja e fundit qe do te bente ne jete do ta gjente.
Rediola ate e kishte thyer keqmas.
As me Ajselin dhe Nikolain nuk ishte me i afert sic kishte qene. Ajseli tashme ishte e martuar dhe priste nje femije. Sa here e shihte Ajselin dhe Albanon( burrin e saj) te lumtur per pritjen e femijes se tyre mendonte veten e tij dhe ate ne ate pozite, por jo. Ajo ia mohoi ate gezim. Ajo i mohoi te ndiente aromen e te birit, aromen e femijes se tij, a ka gje me te bukur per nje prind sesa te ndjeje aromen e femijes se tij dhe ta mbaje ate ne krahe? Po per Alvisin a kishte? Se dinte, pasi kurre se kishte provuar dicka te tille.Ai ishte bere prind, ishte bere baba por se ndjente veten te tille pasi s kishte pasur se kush tia tregonte qe ishte i tille.
Tashme ai e kishte mbyllur zemren e tij me zinxhire me gjemba, kushdo qe i afrohej vdiste nga shpimi i atyre gjembave, ato gjemba dhe ato zinxhire mbronin nje zemer te thyer ne mijera pjese qe s do te ngjitej me kurre. Edhe pse tashme larg dhe kishte disa arsye per te mos e bere ai prape se prape e dashuronte Rediolen. Nuk e donte si diten e pare, sepse e donte akoma me shume.
Nje mashkull te tille, te forte sa malet vetem dikush e kishte lekundur vetem ajo, REDIOLA.
YOU ARE READING
REDIOLA
RomanceNje femer e fuqishme por me nje moshe shume te vogel detyrohet te mbaje mbi supe peshen e shume ngjarjeve. Pasi asnje mashkull nuk ka mbetur me ne familje ajo detyrohet te dale ne krye te te gjithe fisit ku i duhet te perballet me shume gjera. Pasi...