une jam...

1.7K 79 28
                                    

      2

Une jam Rediola Dragoti. Jam nje vajze tropojane e rritur me zakone dhe tradita. Ku sipas traditave, vajzat jane te perulura. Ato nuk kane te drejta te flasin. Por kur asnje mashkull nuk ngeli me ne familjen time, u detyrova te kaloja une ne krye te fisit, sepse si familje s kishte me.

Une jam Rediola, ajo qe qe 15 vjec mori ne drejtim fisin duke u bere kryetarja qe te gjithe e kane frike dhe qe te gjithe dridhen para saj.

Une jam Rediola vajza e madhe e Kujtim Dragotit e cila ben gjithcka per familjen e saj, edhe pse ate se kane dashur kurre.

Une jam e perbuzura e familjes, jam ajo qe kurre se pati te drejten te fliste apo te hidhte nje mendim.

Kur une linda te gjithe thane "vajze" duke shtremberuar buzet. Neve s kemi nevoje per nje vajze , neve na nevojitet nje djale.

Mamaja ime s me ushqeu, babai as qe me pa me sy e jo me te me merrte ne krahe.
Gjyshja me mallkoi se pse isha vajze. Xhaxhai im me pa me neveri, vetem vellai im, vetem ai me mori ne krahe dhe me pushoi se qari.

Por une kur u rrita s pushova dot, s pushova dot kur ate ma vrane ne duar, kur ai dha shpirt ne krahet e mi, lotet e mi s pushonin.

S pushova dot as pas 4 ditesh kur ma vrane babane, xhaxhai ishte vrare vite me pare. Gjyshin, as qe e njihja, njihja vec varrin e tij nga ku ai kishte kishte me nje plumb ne balle.

Kam ngelur vec une, mamaja ime dhe motra ime Elvjona.

Une po i jap gjithcka atij, vec ai ti mbroje ata. Po i jap veten. Vec kaq kerkoj, ti mbroje ata, mua le te me vrasi vec ata te jetojne.

Jam rritur ne nje familje ku nderi eshte me e madhe se jeta dhe se djemte jane superior.

Gjate gjithe jetes jam rritur me frike duke pritur plumbin te vinte, duke pritur nje lajm tjeter se kujt i kishte ardhur vdekja dhe kurre s kam pasur endrra.

Isha nje vajze me kembe ne toke, me pelqente realiteti, ose me sakte isha e detyruar ta pranoja ate.

Une kam vrare, kam urdheruar njerez te vrasin por jo me deshire. Isha e detyruar.
Nese ti do te kishe nje familjar te semure dhe per te bere ate operacion te nevojitej nje bisturi por ne spital ishte vetem nje bisturi, por ishte dhe nje femije tjeter i vogel qe duhej te operohej ose ndryshe do te vdiste. Nga njera ane i afermi jot, nga ana tjeter ai femije i vogel.
Ti cfare do te zgjidhje?
Te afermin tend apo jo?
A s te ben kjo ty nje njeri te keq?
Apo thjesht ishe e detyruar?
Une qe vihem cdo dite perballe ketyre zgjdhjeve qenkam e keqe?

Ja dhe pjesa tjeter per sot ❤
Shihemi neser ❤

P.s po i vendos emra pjeseve

REDIOLAWhere stories live. Discover now