Kapitulli i Parë

307 18 0
                                    

Ishim ulur në një divan. Të tre ne. Po dëgjonim lajmin në televizor:
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, më saktë në orën 04:53 minuta, në stacionin e trenit në Uitli, janë gjetur  disa rroba të lara në gjak. Gjithashtu, në shinat e trenit, tek anësoret, ka gjak. Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të indentifikuar se kush mund të jenë viktimat.
...
Pak orë pas ngjarjes, në rajonin e policisë ka mbërritur një telefonatë ka një person anonim dhe në dëshminë që personi kishtë dhënë tha që ndodhej aty kur kishte ndodhur kjo tragjedi. Madje, përshkroi edhe viktimat, dhe policia nga të dhënat konfirmoi që viktimat janë Noah Krauford dhe Amelia Allen. Në orët e para të mëngjesit, ata po ecnin në rrugën e stacionit të trenit në Uitli.

"Pra vdiqëm!"-tha Noah i ulur në divan teksa shikonte në televizor kronikën e lajmit.

"Mos mendoni për këtë tani që ndodhi. Mendoni se çfarë do të ndodhë më pas. Duhet të përgatitemi!"
"Ky ishte treni i fundit që shohim, apo jo?"-thashë unë, që papritmas më rrëshqiti një pikë loti në faqe, teksa mendoja veten të shtrirë në ato shina treni, kur shihja emrin tim të shfaqur kudo nëpër kanale televizive.

"Tani për tani, po!-tha Zonja Elizabeth, edhe ajo tepër e shqetësuar për atë që do na priste. -Tani do mbani vëth në vesh këto që do t'iu them unë."

"Unë ende kam pyetje se e bëre kaq të besueshme rastin e vdekjes sonë."

"Dje ju thashë që të prisni pak gishtin e ta pikonit gjakut në qeset e vogla. Në mëngjes herët shkova në stacionin e trenit në Uitli, pikova pak gjak në shinat e trenit dhe në rrobat tuaja. Më pas, u largova që aty. Kur erdha në shtëpi lajmërova policinë, që tashmë ishin të vetëdijshëm për rastin. Iu përshrova iu të dyve dhe kaq. Ata e besuan."

"Nuk dyshuan aspak tek ty?"-tha Noah.

"Nuk e besoj. Por, e flaka numrin e telefonit në kanalin e Lurgashallit. Ata s'mund të na gjejnë."-tha zonja Elizabeth me një vetëbesim të plotë në vete.

"Tani kalojmë tek plani ynë."-tha ajo. Unë mora një karrige dhe u afrova pranë saj. Ndërkohë, Noah se kishte mendjen fare aty. Shikonte gjatë gjithë kohës nga dritarja e i shqetësuar.

"Noah. Ki pak mendjen këtu të lutem", i thashë, dhe ai më dëgjoi fjalën. U ul në kolltukun që ishte ngjitur me divanin.

"Nuk do jetë aspak e thjeshtë për ne që të hyjmë brenda në hotel dhe të kryejmë misionin. Më saktë, ju nuk do e keni aspak të thjeshtë për të kryer misionin tuaj.-po e shikoj gjithë habi, teksa fliste. I kishte menduar gjërat deri në detaj, me sa duket. -Ju të dy do shkoni në Londër. Ndërsa unë do qendroj në Lurhashall. Këtu. Do shkoni në hotelin Krauford, dhe do bëni të pamundurën që të punësoheni aty. Nëse nuk iu marrin menjëherë në punë, këmbëngulni!
Amelia?"

"Po zonja Elizabeth?"

"Nuk quhesh më Amelia që tani e tutje."
"Si?"

"Emri jotë do të jetë Emili Everli. Do të jesh pastruesja e hotelit. Misoni yt, do të jetë të zbulosh sekretet e Benjamin Kraufordit dhe patjetër që do e fundosësh atë. Noah?"

"Unë çfarë emri do kem vallë?",-tha Noah dhe qeshi.

"Xhek Madison. Recepsionisti i hotelit..."

"Çfarë po thua?",-thotë Noah i çuditur. Nuk po e imagjinoj dot Noah-n recepsionist në hotel duke ndenjur gjithë ditën para një kompjuteri dhe duke parë qindra njerëz.

"Do bësh të pamundërën ti prishësh ortakëritë Benjaminit. Ki kujdes! Nuk është shumë e lehtë, pët asnjërin nga ju."

"Po ju Zonja Elizabeth? Kush është misioni yt?"

Treni i FunditWhere stories live. Discover now