Kapitulli i Dhjetë(Final)

197 18 8
                                    

K A P I T U L L I  I  DHJETË
(FINAL)

E dija që isha shndërruar në një njeri tjetër. Për muaj me radhë e pyesja vetjen Kush je ti Amelia Allen? Disa përgjigje mund ti gjeja, por disa jo.

Kur mundohesha ta nxirrja veten nga balta ku isha zhytur, po e zhysja veten akoma edhe më keq.

E ndieja veten time fajtore. Jo sepse ndodhesha në një vend të gabuar, por se këtë histori e fillova unë dhe unë do ta mbaroja. Edhe nëse pasojat do të jenë të rënda për secilin prej nesh. Duhet të ecnim sipas fatit që ndodheshim dhe duhet ta pranonim se askush nuk është i pafajshëm në këtë botë, të gjithë janë fajshëm. Fatin tonë e shkruajmë vetë. E kemi ne në dorë për atë ç'ka bëjmë në këtë botë. Na është dhënë një jetë dhe dihet ta jetojmë këtë mundësi në mënyrën më të mirë të mundshme.

***

Benjamini po qendronte i heshtur. Nuk donte të tregonte asgjë më shumë, edhe pse unë po këmbëngulja.

"Benjamin, më dëgjon!?" -e pyeta unë. Por ai ishte përhumbur në botën e tij. "Çfarë ndodhi atë ditë në Brockenhuest, Benjamin." Ende qendronte i heshtur, duke mos më parë në sy. Një pikë loti i rrëshqiri në faqe, duke reaguar pak. "Çdo gjë do të mbeter mes nesh Benjamin. Ta premtoj!" vazhdova të shtoja unë. Ngriti kokën me ngadalë, dhe me pikë të lotit në sy, shtoi: "Nuk e ndalova dot. Gjithçka për fajin tim. Gjithçka ndodhi për fajin tim." Ishte kthyer në një përbindësh në ato momente, po shkatërronte çdo gjë që kishte para; disa vazo, gjuajti me shqelmë një trung peme qê ndodhej para dere...

"Nuk ishte faji yt, Benjamin. Çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt. Nëse më tregon se çfarë ndodhi do të ndihmoj Benjamin. Ki besim tek unë!" Po mundohesha ta qetësoja, dhe më duket se po ia dilja. U struk pas parmakëve të shkallëve, duke zvarritur këmbët poshtë.

"Nuk e dija se ajo më kiahte ndjekur." Shkova të afrohesha dhe të ulesha pranë tij.

"Zonja Elizabeth?" -e pyeta unë.

"Po."

"Të pa me nënën time?"

"Nuk kiahte asgjë mes nesh. Mes meje dhe Tejlërit. Vetëm sa na kishte marrë malli për shoqërinë e njëri-tjetrit. Elizabetha për kishte ndjekur deri në Brockenhurst. Kur u fut në shtëpinë e Tejlërit, Tejlëri ngeli e habitur. Edhe unë. Elizabetha po qendronte e qetë. Nuk pyeti as se kush ishte Tejlëri, dhe as se nga njiheshim ne.  Tejlëri filloi të përkeqësohej, dhe unë me Elizabethën filluam të debatonim. Tejlëri që qendronte shtrirë në krevat, filloi të kollitej shumë. Elizabeth i mbushi një gotë ujë në kuzhinë dhe ia dha Tejlërit." Nuk mund të ishte ashtu si e mendoja unë. Zonja Elizabeth nuk mund ti hidhte diçka brenda nënës sime.

"Ti ku ishe kur  zonja Elizabeth i mbushi gotën me ujë?"

"Më duket se ishte dhoma jote ajo ku po qendroja. Vendosa të qendroja pak vetëm atje derisa të qetësohesha. Më pas, Tejlëri e humbi veten fare."

"Që do të thotë?"

"Për vite me radhë e mbajta gojën kyçur, pa treguar asnjëherë të vërtetën."

"Benjamin?" ai i hodhi sytë nga mua. Fytyra e tij ishte e zbehur dhe e trishtë, sikurse e imja. "Ka ardhur momenti që të përballemi me të vërtetat. Çdokush do marri dënimin e vetë. Për një vit radhazi të fajsova ty. Mendoja se fajtori i kësaj historie ishe ti, por paska qenë shumë ndryshe nga ajo që më kishin treguar." Po mundohesha të mblidhja veten por nuk po mundohesha. Elizabethi më kishte gënjyer për gjithë vitin. Ajo nuk donte që Noah të ishte vrasësi i Benjaminit, ajo donte që unë të bëhesha vrasësja e tij. Donte që unë të hakmerresha për të gjithë ata. Sa budallaqe paskëshkam qenë; Vrasësja e nënës sime ishte shumë afër meje, dhe sytë e mi kërkonin përtej. Elizabethi është vrasësja e nënës sime. Ajo nuk mund të ndryshonte. Të gjithë mund të ndryshinin, por veç saj asnjë tjetër. Ajo hodhi Sarën në liqen pa pikë mëshire. Ajo, groposi Marian me duart e saj, pa patur mëshirë. Po me Luizën! Çfarë ndodhi me Luiza Emiltonin atë mbrëmje në festë. Kush ishte vrasësi i vërtetë? Kishte ardhur momenti që pyetjet të gjenin përgjigjen e tyre. Çdokush do të merrte atë që meritonte.

Treni i FunditWhere stories live. Discover now