Kapitulli i Gjashtë

120 15 0
                                    

K A P I T U L L I  I  G J A S H T Ë

Isha si e shushatur në ato momente. Pamja po më vinte vërdallë. Noah priste që ti thosha unë emrin e asaj që pashë.

"Amelia je mirë?", Më prek dorën Noah dhe unë vijë paksa në vete.

"Jam mirë."

Hapa rubinetin e lavamanit dhe lava pak fytyrën. Kur ngrita kokën lart dhe e pashë veten në pasqyrë, nuk po e njihja më veten time. "Kush je ti? ", thashë me veten time.

"Kush ishte ajo tek dhoma me nr.11 Amelia?"

Kthehem me avash drejt Noahs. Nuk doja të qendroja për asnjë çast më aty. Doja të ikja në shtëpi. Doja të rrija e qetë për disa çaste. Pa praninë e askujt.

"Më duhet të iki Noah."

"Amel..."

U largova prej aty pa e dëgjuar më Noahn. Përplasa derën e tualetit fort dhe shkova në depo të ndërrohesha.

"Amelia je mirë?", më pyet Lili, e cila po lante dyshemenë. U ndërrova me të shpejtë. Mora çantën dhe zbrita shkallët me shpejtësi.

Nuk po ndihesha fare mirë me veten time. Rrugës mu krijuan dusa halucinacione, dhe nuk po më linin të qetë në asnjë momente.

Ndalova në një moment, dhe mora frymë thellë. Mund ti dëgjoja rrahjet e zemrës sime. Ishin fare pranë veshit tim. Dëgjoja turmën e njerëzve që kalonin aty pranë meje.

Pse u bëra kështu? Ç'ndodhi me mua kaq papritur? Ç'do zgjidhi  hakmarrja në fund? A do qetëtosj ndërgjegjen që kam përbrenda? Apo mllefin?

Nuk e misha kuotuar asnjëherë si mund të ndtyshonte njeriu nga momenti në moment. Por tani që po e përjetoj vetë, po e kuptoj.

...
Shkova në shtëpi. Shkova drejt e në dhomë e hodha sipëe krevatit të butë që po më falte një rehati të paqtë.

Pashë telefonin dhe Noah më kishte telefonuar me qindra herë. Më pas kishte dërguar mesazhe:
"Amelia ku shkove? A je mirë? A do që të vijë edhe unë pranë teje? Mos harro, që të dua shumë!"

Nuk doja ti ktheja përgjigje Noahs në këto momente. Ai është personi më i pafajshëm në këtë histori.

Po kërkoja nurmin e Lukasit nëpër kontakte. Nëse e telefonoja atë, ai do e kuptonte se ne jemi gjallë. Por, tani kjo nuk kishte më rëndësi për mua. Thjesht doja të dija diçka të rëndësihme. Diçka që, ose do më qetësonte tani e tuyje, ose do më linte në këtë gjendje deri në fund.

Sapo pashë emrin e tij në kontakt, i telefonova. E hapi menjëherë.

"Alo, përshëndetje!", thotë ai.

"Përshëndetje, Lukas!"

"Më falni nuk ju njoha. Nuk e kam të shënuar numrin tuaj. Kush jeni?" Nga të më njihnte, kur unë isha bërë tjetër njeri.

"Jam unë. Amelia. Amelia Allen. Besoj se më njohe tani."

Lukasi nuk po fliste më. Dëgjoja disa ngashërime të vogla të qara.

"Amelia? Amelia, me të vërtetë ti je?"

"Po, unë Lukas. Jam mirë. Nuk më ka ndodhur asgjë."

"Po, Noah? Si është Noah? Ku është ai?"

"Edhe ai është mirë, Lukas. Nuk na ka ndodhur asgjë. Thjesht manipuluam diçka, për një mision. Duhet të vdisnim. Të kërkoj ndjesë, që nuk të telefonova më parë, por tani ishte momenti i duhur."

Treni i FunditWhere stories live. Discover now