Kapitulli i Tetë

106 13 0
                                    

K A P I T U L L I   I  T E T Ë

Jeta është një labirint që ngado të shkosh, nuk mund të gjesh dot një rrugëdalje. Ndërsa mendimet në ato momente i kisha të plagosura.

Ndodheshim në një labirint në ato momente, që ngado të shkonim do të ngecnim aty.

"Eja, Amelia!" Noah ishte gjithë nerva në ato çaste. Nuk donte tia shikonte fytyrën atij njeriu, e jo më të bisedonte pranë tij. Por duhet ta kuptonim, që edhe ai ndiente dhimbje në ato momente. Edhe ai donte një shpjegim. Noah më tërhoqi dorën, që të largoheshim që aty.

E dija që Benjamini nuk do ta linte me aq. Do na ndiqte nga pas.

Me Noahn zbritëm poshtë tek parkinku. Ndezi makinën dhe i dha gas me shpejtësi maksimale. Nuk i vinte ndërmend që ta ngadalsonte. Donte vetëm ti zbrisnin nervat. Por, nuk mund ti zbrisnin nëse i jep me shpejtësi makinës. Nëse do të komunikonte me Benjaminin me qetësi, gjithçka mund të vinte në vend. Por kështu nuk mund të zgjidhnim asgjë. Veç se do të fillonte një luftë e madhe midis Kraufordëve.

"Noah je mirë?" -e pyes unë, edhe pse e dija që nuk do më shihnte në sy. "Më shih në sy! A ndihesh mirë?" -shtoj unë.

Ai ndalon frenat menjëherë. Koka desh m'u përplas tek krasketa e makinës.

"Të kërkoj ndjesë, por e kam humbur fare kontrollin."
Edhe pse isha e nevrikosur me të, nuk ishte koha dhe vendi i duhur për ti mbajtur mëri.

"Dua të shkoj diku." -i them unë.

"Ku ekzaktësisht?" Doja vetëm të ndihesha mirë me veten time. Të humbja pak mendjen dhe pse jo të dehesha pak. Dhe vendi i duhur ishte klubi i natës.

"Di ndonjë klub, këtej vërdallë?"

"A di? Shkojmë!"

Edhe ai dëshironte ta humbiste pak mendjen, edhe po përpiqej, por e shihja në sytë e tij mllefin që mbarte për të përbrenda.

Wilston night club

Në Brockenhurst, vajzat që dilnin natën nëpër klube i quanin të përdala. Nuk kam tentuar asnjëherë që të futem brenda një klubi. Por tani, nuk më interesonte asgjë tjetër veçse të relaksohesha.

"Si të duket?" -më pyet Noah. Sytë e mi shihnin vërdallë nëpër dritat shumëngjyrshe që të verbonin sytë.

"Fantastike!"

Noah zuri një vend në banakun e barit të klubit. Unë hoqa xhaketën dhe  fillova të kërceja si e çmendur.

"Eja edhe ti!" -i them Noahs, por ai më mohon. Nuk e ngacmova më shumë prandaj vazhdova të kërceja vetëm.

***
Shkova dhe unë dhe ula pranë Noahs. Kishte vënë gotën me uiski në gjurin e tij. Nuk e dija çdo të bënte? Por e mora dhe ia lashë mbi banak.

"Çfarë ke, Noah?" -e pyeta unë, duke mbështetur kokën në krahorin e tij.

"Hera e fundit që kam qenë në një klub, ka qenë kur kam ardhur me Sarën." Dora e tij më preku lehtësisht flokët, ndërsa mjekra e tij më shpoi pak ballin.

"Nëse do më thoje, mund  të mos vinim." -shtova unë.

"Nuk më shqetëson kjo, Amelia."

"Atëherë,çfarë?" Ngrita kokën që kisha mbështetur në krahorin e tij dhe pashë në sy. Ai më preku me duart e tij fytyrën.

"Kam frikë, se mos përsëritet e njëjta histori. Kam frikë të të humbas ty, Amelia." -mu hodh në qafë pasi mbaroi fjalinë, dhe më përqafoi fort. Duart e tij ishin djersitur dhe të ftohta, por kjo nuk më interesonte aspak. Isha e shqetësuar për të. Nuk doja ta shihja të trishtuar teksa qendronte pranë meje e më shihnte me një shikim të pafajshëm. Kush ishte fajtori në këtë histori?

Treni i FunditWhere stories live. Discover now