Kapitulli i Pestë

130 13 0
                                    

K A P I T U L L I  I  P E S T Ë

Në mbrëmje, nuk i tregova Noahs për dhomën me nr.11. Edhe pse ai e kuptoi se unë kisha diçka që nuk shkonte. Thjesht, më hidhte sytë, dhe shihnte përsëri nga laptopi.

Më ishte krijuar një lëmsh në stomak dhe po më merrte frymën. Isha tepër e tensionuar, për hiç gjë. Nuk po e kuptoja se pse ndihesha ashtu kur nuk e dija se çfarë kishte në atë dhomë. Por kam një ndjesi që nuk është diçka e mirë.

"Po shkoj të pi pak ujë në kuzhinë!", i them Noahs, i cili ishte zhytyr në internet. Nuk më ktheu përgjigje. Më hodhi një vështrim dhe kaq.

Shkova në kuzhinë dhe piva një gotë me ujë. Po ndihesha pak më mirë, por ende në mendje kisha iluzionin e dhomës. Dhe fjalët e Lilit, Aty hyn vetëm zoti Benjamin, askush tjetër.

Nga përgjuesi në zyrën e tij, nuk dëgjoje gjë tjetër, veç se, fliste për kontrata pune, apo për turistët që vinin në hotel. Dhe, dëgjoje ndonjëherë Mian që futej në zyrë, ku i thoshte të firmoste disa dokumente.

"Noah, po shkoj të shtrihem. Nuk po ndihem mirë." Po më fillobte një dhimbje koke, që po më dukej sikur po më binte bota mbi kokë.
Noah mbyll laptopin dhe afrohet drejt meje.

"E shoh, që nuk ndihesh mirë. Ke gjithë darkën që rri e heshtur. Në fytyrë je zbehur e tëra. Çfarë ka Amelia? Çfarë nuk shkon me ty?"

Nuk e di nëse do të ishte gjë e drejtë nëse do ti tregoja Noahs për dhomën me nr.11. Por mendova që mos tia tregoja. Do të thoshte që, Amelia ç'i ke këto mendime, apo Mos e vrit mendjen kot më kot për gjëra të vogla. Mos u kap me gjëra të vogla!

"Jam mirë Noah. Mbase e kam nga koha. Nuk qenka edhe ndonjë ditë e bukur sot." Mendova diçka të çastit, për tia hedhur fajin kohës.

"Nëse ke diçka për të ma thënë, mos u ngurro. Ti e di që jam gjithmonë pranë teje." Noah më jep një buzëqeshje në fytyrë, duke më ngjallur pak përbrenda. Kisha humbur tek dhoma me nr.11 dhe e kisha lënë pak pas dore sot. Dhe ndihem shumë e lumtur, sa herë më thotë, jam pranë teje. Ai është mbështetja ime në çdo gjë. Edhe nëse diçka nuk shkin me ne të dy, ai do të gjej një zgjidhje.

Në rrugicën George(Xhorxh) dëgjoheshin klithma e të bërtitura. Nuk po flija dot.

Noah ishte në banjë dhe po bënte një dush. Dritën e dhomës e kisha fikur dhe kisha lënë ndezur vetëm ambazhurin afër krevatit.

Niah del nga banja dhe po fshinte kokën me peshqir. Në pjesën e pishtme të vidheve kishte vendosur një tjetër peshqir.

"Nuk ke fjetur ende?", më pyet Noah.

"Jo, po të prisja ty.", i them duke hedhur sytë nga dritarja që dëgjoheshin ende zhurmat.
Noah heq peshqirin, që e kishte hedhur për të mbuluar pjesën e poshtme të trupit dhe vesh një palë mbathje, më pas një palë tuta të lehta ngjyrë gri dhe një bluzë të bardhë, dhe vjen e shtrihet në krevat.

"Çfarë kanë kështu këta sot?", e pyes Noah, për brohërimat në rrugë.

"Me siguri ka ndonjë ndeshje futbolli.", thotë ai, fuke mbushur një gotë ujë nga kana që ishte mbi komo.

"Do përpiqem të fle, por nuk jam e sigurt në gjithë këtë zhurmë." Noah më jep një puthje në faqe dhe më kthen shpinën për të flejtur.

"Natën!", më thotë ai.

"Natën!", i them dhe unë duke vendosur kokën në jastëk dhe duke u përpjekur për të flejtur, nga zhurmat e rrugicës George(Xhorxh).

Mëngjes

Treni i FunditWhere stories live. Discover now