Kapitulli i Tretë

158 17 0
                                    

K A P I T U L L I I T R E T Ë

The Duke of the Wellington

"Nuk dyshuan aspak tek ti?" -tha Noah.

"Përse të dyshonin? Ajo as që më njihnte. Dhe si mund të më njoh me këtë lukun e ri!" Ai merr pirunin dhe fillon të hajë ushqimin.
Po hanim patate me ketch up dhe po pinim dhe kola.

"Mirë,-thotë ai, duke marrë një patate nga pjata,-Tani është radha ime. Lutu që mos të më njoh ai, përndryshe çdo plan i Elizabetës do përfundoj në kosh." Noah, zpraps karrigen pas, fshin buzët me pecetë, më pas kthen edhe pak kola. Më jep një puthje në faqe, dhe më lë çelësat e shtëpisë që kishte marrë me qira.

"Hej! A mund të më sillni faturën?"-i thashë kamarierit të barit The Duke of the Wellington.

Kryeva pagesën dhe u nisa për në këmbë në shtëpinë tonë të re. Rruga nuk kishte shumë këmbësorë, kështu gjë gjeta mundësinë të shijoja pak aromën e Londrës tek sa ecja vetëm në rrugët e saj. Nëpër shëtitoren e Kraufordit.

Shtëpia ndodhej dy rrugica më poshtë. Noah më tha që nuk ishte ndonjë shtëpi e madhe, por e mjaftueshme për dy persona.

Londra zakonisht është e zhurmshme dhe veshët nuk pushojnë as një sekondë së dëgjuari, por sot kishte rënë një qetësi, që nuk po më dukej se ndodhesha në Londër, por në një vend ku nuk jetonte askush.

Mbërrita në rrugicën George. Shtëpia ndodhej në qoshe të rrugës.

Hapa derën, dhe në prag të derës Noah kishte lënë valixhet me rrobat tona. I mora dhe i futa në dhomë dhe fillova ti sistemoja.
Shtëpia ishte mbuluar nga pluhuri, e jashtë po frynte një erë e lehtë që të freskonte.

Hapa dritaret e dhomave që të ajrosej shtëpia dhe fillova të rregulloja vendin. Vendosa dhe pak muzikë, dhe fillova të kërceja sa në një cep të shtëpisë në tjetrin, që po të më shihnte ndonjë do të thoshte "qenka çmendur kjo!"

Po binte telefoni kur sa mbarova punët dhe idha ulur të pija një filxhan kafe në ballkonin e shtëpisë. Ishte Noah.

"Emili, e fitova punën!" Tani kalojmë në planim B", thotë ai dhe më mbyll telefonin.

Nesër duhet të vendosim përgjues në të gjithë hotelin. Dhe më e rëndësishmja, të mos dallohemi nga të tjerët.

Mbrëmje

Noah sapo kishte ardhur në shtëpi dhe unë përgatita darkën, dhe ishim ulur në tavolinën e ngrënies.

"Po tek ty dyshuan Noah?"-e pyeta unë, edhe pse e dija përgjigjen.

"Jo, aspak. I bëra edhe disa truke asaj sekretares Mia Riley, më duhet se kishte emrin, dhe e fitova kollaj vendin e punës.

"Ku është laptopi?"

"Mbi komedinën e dhomës tonë." Noah u ngrit dhe shkoi të merrte laptopin në dhomë, ndërsa jashtë gumëzhinin rrugët.

Noah kishte marrë laptopin dhe u ul në sallon.

"Kam bërë edhe Muffins. Po shkoj ti marr!"

"Në rregull!", thotë Noah, dhe unë i hedh një vështrim tek e shoh që po shkruante me të shpejtë diçka në laptop.

"Amelia e di se çfarë është dopamina?"

"Jo, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë,-i zgjas një muffin dhe ulem në divan,-Çfarë është kjo?"-e pyes unë.

"Drogë."

"Aman, edhe ti! Sa lloj drogra paska?,-kafshoj muffinsin dhe shoh Noah tek qesh,-Pse qesh?"

Treni i FunditWhere stories live. Discover now