Kapitulli i Nëntë

111 13 0
                                    

K A P I T U L L I   I  N Ë N TË

Nuk e dija se si ndihesha por, e dija që nuk po ndodhesha bë vendin e duhur.

Ishte një kasolle e drunjtë e vogël në mes të pyllit. Kur po hapja sytë, gjithçka po më dukej e turbullt. Jeta ishte ashtu. Gjithçka që po më rrethonte ishte ashtu.

Në kokë po më oshëtinin disa zëra. Nuk i dëgjoja mirë se ç'thoshin, por dëgjoja një të qeshur tallëse dhe mizore.

Po përpiqesha të ngrihesha por nuk po mundesha. Trupi më ishte mpirë i gjithi e nuk po e ndjeja më. Sa herë përpiqesha të ngrihesha, bija përsëri. Sikur, dikush më shtynte me dashje përdhe.

E shihja që ishte bërë mëngjes nga në cep i dritares që ishte thyer. Më vinte të bërtisja, por kush më dëgjonte nëse bërtisja. Nuk kishte asnjë vërdallë. Isha e vetme në një vend të panjohur. As se si erdha këtu nuk e kujtoj. Mbaj mend vetëm se hipa në makinën e Benjamit, dhe rrugës më zuri gjumë. Një gjumë i thellë.

Mund ti lëvizja të paktën gishtat e dorës. Por nuk po e kuptoja se çfarë më kishte ndodhur mua. Çfarë më solli deri në këtë gjendje?

E vendosa dorën mbi një tavolinë të vogël që ndodhej pranë meje. Po ngrihesha me ngadalë që të mos bija përsëri. Po mundohesha të mbaja ekuilibrin drejt, dhe të mos shihja poshtë dhe ta humbja.
            Vendosa edhe dorën tjetër mbi tavolinë dhe po ndjeja një dhimbje në bark.

Çdo gjë po më vinte vërdallë. Nuk e kisha frikën që çdo gjë po më vinte turbull, por i frikësohesha vetëm një gjëje; Kisha frikë se mos nuk dilja dot prej këtu. I trembesha faktit se kisha mbetur gjithmonë vetëm. Dikush më kishte çuar këtu dhe më kishte braktisur.

Kur po ecja drejt daljes, pashë telefonin tim të thyer, që tashmë ishte bërë për t'u hedhur në plehra. Gjithkund kishte veshje të hedhura përdhe apo që kishin ngecur në një nga ciflat e drurit.

...

Më në fund pashë pak dritë me sy. Më buzëqeshi buza cep më cep. Një dorë po e mbaja tek brava e derës dhe me tjetrën po mbaja barkun me dorë të më qetësoheshin pak dhimbjet, por ishte e pamundur. Krizat vazhdonin të më thernin në bark akoma më shumë.

Zura vend diku gjetkë aty jashtë dhe fillova të numëroja; dhjetë, nëntë, tetë, shtatë... Kur rrëzohesha kur isha fëmijë filloja të numëroja, dhe kur të mbërrija tek njishi dhimbja do më shërohej. Por kjo nuk ishte një dhimbje e vogël fëmijërie, ishte diçka më e thellë. Sikur do më përpinte nga momenti në moment.

Nuk po mendoja për askënd në ato moment, veç vetes time. Të rikëmbesha dhe të ecja përsëri. Gjëja më e vështirë për mua ishte se, heshtja po ma përvëlonte shpirtin. As zogjtë nuk po cicërinin më, as gjinkallat nuk po klithnin më...

Isha kamufluar në një hapsirë të hapur, që nuk kisha nevojë të fshihesha.
Po ndjeja diçka. Po ndjeja që Noah ishte duke më kërkuar. Po ndjeja që edhe ai ishte në vetmi si unë. E si mos të ishim në vetmi kur nuk kishim pranë njëri tjetrin, aty në krah. Kur nuk shihnim prezencën e njëri tjetrit, dhe nuk dëgjonim zërat që na buçisnin në vesh; çdo mëngjes, çdo drekë e çdo mbrëmje. Lur nuk e vendosnim kokën në krahronin e njëri-tjetrit, apo kur nuk ledhatonim njëri-tjetrin nëpër trup.

E kisha siluetën e tij para syve të mi. Sytë e tij, që më përshkonin gjithë trupin dhe më përpinin të gjallë. Kisha imazhin e një dajloshi të dashuruar marrëzisht ndaj meje, por në të njëjtën kohë edhe frikën se çdo gjë kishte përfunduar dhe do e humbisnim njëri-tjetrin.

E mbaj mend herën e parë që mbështata kokën në krahrin e tij,
Mund të dëgjoja rrhajet e zemrës së tij që më godisnin fort në vesh,
Mund të ndjeja  ngrohtësinë e shpirtit të tij, që më falte një valë qetësie,
Gjëja më e jashtëzakonshme ishte se, kur mbyllja sytë ndjeja që sytë e tij më shihnin vetëm mua,
me një dashuri që vetëm zemrat tona që rrihnin për njëra-tjetrën mund ta ndjeninë,
Pasi ato ndjenin për njëra-tjetrën, në një mënyrë të zjarrtë, e pa përshkrueshme, që vetëm ne mund ta ndjenim në thellësinë e shpirtit tonë;
Pasi dashurinë duhet ta ndjesh, që më pas ta përjetosh.

Treni i FunditWhere stories live. Discover now