Kapitulli i Dytë

130 17 0
                                    

K A P I T U L L I  I  D Y T Ë

Udhëtimi me tren nga stacioni i Uitlit deri në në stacionin e Birminghamit në Londër zgjaste një orë e gjashtë minuta.
Kur mbërritëm në stacionin e Berminghamit, morëm një taksi për të shkuar brenda në Londër, dhe gjithashtu të gjenim një shtëpi me qira ku të qendronim.

Nuk kishin kaluar as dhjetë minuta, që kur kishim hipur në taksi, dhe rruga ishte bllokuar nga trafiku i shumtë i Londrës. Gjë që në Lurgashall, ishim mësuar të ecnim në këmbë nëpër rrugicat e ngushta dhe anash me arkitekturën e shtëpive viktoriane.

"Çfarë do bëjmë Xhek?", -e pyeta teksa ai nuk dinte ç'të më thoshte, dhe nuk reagoi aspak kur e quajta me emrin Xhek. Epo, kështu do të quhemi tani e tutje. Nuk do habitemi kur të na thërrasin "Xhek, çkemi!", apo "Emili Everli? A e ke pastruar dyshemenë e katit të tretë apo të katërt?". Këto do të ndodhin, herët apo vonë, por si fillim duhet të sistemoheshim në Londër.

"Nuk e di Emili,-hidhi sytë përqark për të lexuar tabelat e rrugës. "Paddington;The Lancasters;Westbourn Green;Marylebone", e kështu me radhë.

"A ka ndonjë nga këto rrugët ku mund të na çojnë në rrugën Krauford?"-pyeti Xheku shoferin e taksisë.

"Po, është Marylebone, por besoj se edhe andej mund të jetë e bllokuar rruga!"

"A mund të shkojmë?"

Si fillim shoferi e pati të vështirë të nxirrte taksinë nga trafiku i madh që ishte krijuar, por më pas mori drejtimin drejt Marylebone.

"Hera e parë, që vini në Londër, apo jo?",-pyeti shoferi. E pashë Noah-n në sy, më pas i larguam sytë nga njeri-tjetri, dhe i pohova shiferit se ishte hera e parë që vinim.

Kalonim në rrugicat e Maryleborne, drejt Kraufordit dhe kujtimet sa vinin e bëheshin më të freskëta.
Pothuajse nuk kishte ndryshuar asgjë. Sikur shkuam dje në Lurgashall, dhe u kthyem sot.
Pashë fytyrën e Noahs gjithë mallëngjim për Kraufordit. Në fytyrë i shfaqej një buzëqeshje, por më pas venitej, brenda sekondit.

Po më dridhej telefoni në çantë. E kisha lënë me dridhje kur hipa në tren, dhe kur zbrita harrova ti ngrija zërin. Hapa zinxhirin e xhantës prej kadifeje dhe nxora telefonin. Ishte zonja Elizabeth.
I shtira lehtë me bërryl Noahs, dhe i zgjata telefonin që të shihnte se kush po më telefononte.
Ma bëri me shenjë që ta hapja, kur ajo po më telefononte disa herë.

"Pse nuk e hap telefonin Amelia. Nuk e shikon sa herë ti kam rënë?",-tha ajo sa hapa telefonin.

"Jemi ende në taksi. Kishte shumë trafik rrugës, dhe morëm drejtimin drejt Maryleborne."

"Drejt Maryleborne?,-thotë ajo e habitur,-Do shkoni drejt Kraufordit menjëherë?"

"Nuk kemi zgjidhje tjetër. Na duheshte të kalonim nga kjo rrugë, përndryshe nuk të mbërrinim dot në kohë. Do të ishte tepër vonë."

"Në rregull. Më merrni në telefon kur të shkoni në hotel."

"Në rregull."

E mbylla telefonin, dhe Noah i tha shoferit të taksisë të ndalonte, kur mbërritëm afër Kraufordit.

Morëm valixhen që kishim lënë prapa në bagazh dhe përshëndetëm shoferin. U hodhëm nga ana e rrugës ku po ecnim në këmbë.

"A mendon se hakmarrja është gjëja e duhur, Amelia?"

"Nuk e di. Nuk e besoj. Por kur mendon që ai person të ka lënduar njerëzit e tu më të dashur, mendoj që po. Është gjëja e duhur."

"Unë them jo."

Treni i FunditWhere stories live. Discover now