Kapitulli i Katërt

123 15 0
                                    

K A P I T U L L I  I  K A T Ë R T

Ambjenti kishte rënë në heshtje. Të gjithë të ftuarit shikonin njëri-tjetrin në fytyrë duke pëshpëritur diçka mes tyre.

Isha shumë afër Benjaminit i cili ishte me policët duke sqaruar gjërat, dhe nuk pranonte kurrsesi që në shtëpinë e tij, ishte gjetur drogë.
U afrova pranë Noahs me kujdes që të mos diktohesha shumë që ne kishim afrimitet.

"Punë e paqme, Emili Everli!",-më thotë Noah, duke më buzëqeshur.

"Edhe ti ia dije punës, Xhek Madison!"

"Nuk ishim keq.",-thotë Noah dhe largohet prej aty, duke shkuar në drejtim të derës.
Pastrova zërin, futa duart në pallto, kisha vendosur edhe një kapelë mbi kokë, që ngjaja fiks si një dedektive.

"Mos të dalë asnjë jashtë shtëpisë Krauford, derisa të zbulohet e vërteta.",-thotë Benjamini i acaruar dhe i djersitur në fytyrë. Xhaketën e kishte flakur përtokë dhe disa kopsa të këmishës i kishte të zbërthyera.

Bëri një hap para drejt komisarit dhe i pëshpëriti diçka në vesh. Më pas, bëri një hap pas. Kryqëzoi duart në gjoks, dhe dukej sikur priste që dikush ti thoshte diçka. Por kishte vetëbesim që ajo që do të ndodhte do të ishte diçka e mirë për të.

Noah nuk dukej përqark. Sytë e mi e kërkonin por nuk dukej gjëkund.

Të gjithë i kishin kthyer sytë nga Benjamin Krauford, që ishte ende me duar të kryqëzuara në gjoks, që priste një lëvizje.

"Çfarë po ndodh aty, Amelia?",-më pëshpërit znj.Elizabeth në vesh.

"Nuk e di. Por tashmë ai nuk duket edhe aq i trembur sa fillim.",-i them unë, dhe heshta kur një grup inspektorësh dolën nga dera e shtëpisë së Benjaminit.

"E pastër! Në shtëpi nuk gjendet asnjë sasi droge.", thotë njëri nga inspektorët dhe shkon pranë komisarit.

Të ftuarit çliruan frymëmarrjen dhe filluan të mblidhnin paksa veten.

"Si është e mundur?!"

"Çfarë Amelia?"

"Brenda në shtëpi nuk u gjet drogë."

"Çfarë?,-thotë znj Elizabeth e habitur,-Si ka mundësi? Amelia e vendose drogën në shtëpi apo jo?"

"Po. E vendosa në dhomën e tij, poshtë krevatit."

"A të pa ndokush?" U kujtova që hyra padashje në dhomën e atij çiftit që ishin duke bërë seks për momentin. I tregova zonjës Elizabeth për këtë rast, por ai tha që është e pamundur që të kenë parë ata.

"Ku është Noah?" E zënë ngusht që ti thoja të vërtetën, se ai ishte larguar dhe më kishte lënë vetëm në festë, ajo do të inatosej.

"Shkoi deri në tualet." Nuk po e dëgjoja më zonjën Elizabrth, kështu që, gjithë vëmendjen e kisha nga festa.

"Më falni, për këtë ndodhi të pakëndshme, por ndodhi një keqkuptim dhe u zgjidh."

Nuk kisha më arste se pse të qëndroja më në festë. Kështu që, mora rrugën drejt daljes dhe eca në këmbë deri tek stacioni i taksisë. Mora taksinë dhe shkova në shtëpi.

Kur po hapha derën me çelës dëgjova Noahn që po villte në tualet. Hapa derën dhe shkova tek banja.

"Mos ndoshta  e teprova pak me pijen?", thotë ai duke qeshur.

"Ndoshta!",-i them unë, dhe i buzëqesh.

Noah lan fytyrën, më pas merr peshqirin që të fshihet dhe shkon në kuzhinë. Hap frigoriferin të merrte diçka për të ngrënë dhe mbushi një gotë me ujë.

"Çfarë ndodhi atje?"

"Ia hodhi paq." Lashë pallton mbi banakun e bufesë dhe njërën dorë e mbështeta në banak.

"Dreqin,-thotë Noah, duke përplasur gotën në banak,-Si është e mundur?"

"Nuk e di, por..."

"Por..."

"Ka mundësi të më ketë parë dikush kur i kam vendosur drogën poshtë krevatit."

Largova dorën nga banaku dhe u afrova pranë Noahs.

"A ka mundësi mos të flasim për këtë sot?,-i hedh dorën në qafë dhe ai më përkëdhel shpinën me mollëzat e gishtave,-Më ka marrë malli për ty. Mos të mendojmë për asnjë sot. Të jemi unë dhe ti."

"Vetëm ne të dy? Je e sigurt?" Noah më bën me shenjë për nga kufja.

"Fike!"

"Nën urdhrat e tua, zonjushë!"

Shkuam në dhomë. Mbyllëm derën. Dhe së bashku kaluam një natë romantike, në praninë e njëri-tjetrit.

Dita tjetër, Crowford Hotel

Po rregulloja dhomën numër 09 ndërsa Lili po rregullonte dhomën numër 10. Z.Benjamin kishte ardhur herët në hotel, dhe nuk dukej në humor, teksa e pashë nga xhami i zyrës së tij.

"Lili, po futem tek dhoma numër 11 tani!", i them Lilit kur mbarova dhomën nr.09. Lili nuk po fliste për nië moment. Donte të thoshte diçka por nuk po dinte si të ma thoshte.

"Shiko, Emili!"

"Ka ndonjë problem Lili?" Lili më zë rrugën për të hyrë tek dhoma me nr.11.

"Çfarë ka Lili?", e pyes përsëri.

"Nuk lejohet hyrja në këtë dhomë. Na ka dhënë urdhër z.Benjamin. As unë nuk kam hyrë asnjëherë."

"Nuk futet asnjë në dhomën me nr.11?"

"Vetëm zoti Benjamin. Askush tjetër."

Çfarë mund të kishte në dhomën me nr.11? Mora drejtimin tjetër, majtas, për tu futur tek dhoma me nr.13.

Ende nuk po më hiqeshin nga mendja: Një dhomë; Një numër; Një person i vetëm që hyn aty.

Po përpiqesha të zgjidhja se çfarë mund të kishte në atë dhomë, por ishte thuajse e pamundur.

"Amelia çfarë ka?", më pyet znj.Elizabeth.

"Nuk e di. Po pëepiqem të zgjidh diçka, por është e pamundur."
"Si është problemi?''

"Lili më tha që mos të hyja në dhomën me nr.11 të hotelit. Aty hynte vetëm z.Benjamin, askush tjetër. Çfarë mund të ketë aq sekrete në atë dhomë që ai nuk lejon askënd që të hyjë aty."

"Mbase Noah, mund ta zgjidhë!"

"Nuk e besoj." Hapa dritaren e dhomë me nr.13. Ngjitur ishte edhe dhoma me nr.11. Ktheva kokën por nuk mund të shihja asgjë. Dritarja ishte e mbyllur, po ashtu edhe perdet e dhomës.

Duhej të zbuloj se çfarë ka në dhomën me nr.11!

Kjo pjesë ishte shumë e shkurtër, pasi të tilla ishin ngjarjet. Në kapitujt e tjerë do jenë më të gjata ngjarjet.
Misteri sapo ka filluar. Dhe kapitujt që do të vijnë do të jenë shumë interesante. Shpresoj tju pëlqej! Shihemi me kapitullin e radhës!

Instagram:2bookstory

Treni i FunditWhere stories live. Discover now