Kapitulli i Shtatë

114 14 0
                                    

K A P I T U L L I  I  S H T A T Ë

Nëse do të pija edhe një gotë tjetër, atëherë do të dilja nga kontrolli fare.

Trupi po më ziente nga brenda. Koka më ishte mpirë. Thjesht kërceja pa vetëdije, ndërsa Noah më shihnte e qeshte.

"Nuk më ke parë asnjëherë kështu, apo jo?", Ndërkohë isha duke kërcyer ende me shishen e alkolit në dorë.

"Të them të vërtetën, jo!" -thotë ai, duke shtrënguar dhëmbët.

Këmbët më ishin lodhur nga të kërcyerit, por ende nuk mund të ndaloja. Kjo natë ishte për mua.
Është pak e çuditshme në fakt, pasi është eksperienca ime e parë me alkolin.

Ndërsa unë kërceja gjatë gjithë kohës, Noah ishte ulur në një nga karriget e banakut të klubit, kokën e kishte mbështrtur në dorën e djathtë, në dorën tjetër mbante  gotën me brandy(pije alkolike).
"Amelia, çfarë ke sot ti? Qenke e papërmbjtshme!"

"Çfarë kam? Efekti i alkoolit bën të vetin, zemër. Por, paskam shumë energji sot!"

"Mos i harxho, të gjitha sot, do të duhen!"

I kisha kërkuar Noahs që të kërcënim bashkë, por nuk pranoi. As aklool nuk kishte konsumuar shumë.

Para se të vinim këtu, shkuam të darkonim në një restorant. Noah e kishte pronotuar vetëm për ne të dy.

"Noah, këtu nuk paska njeri!" -i them unë, duke ecur e duke parë një tavolinë e dekoruar me petale trëndafilash të kuq, disa qirinj mbi tavolinë të vendosur në mes të tavolinës. Dhe një buqetë e madhe me trëndafila që qendronte në njërën prej karrigeve.

"Sepse, e gjithë mbrëmja do jetë e jona."

Kur u afruam afër tavolinës Noah më tërhiqi karrigen, si një xhentëlmen i vërtetë.

"Kur e përgatite këtë?" Noah më hodhi një buzëqeshje, duke kryqëzuar duart me njëra tjetrën. Sa herë e shihja në sy, sytë e tij më falnin një ngrohtësi, një rehati brenda në shpirt. Por, sa herë qendroja përballë atyre syve, zemra më rrihnte fortë, dhe emocionet brenda vetes më mblidheshin akoma edhe më shumë.

"Vetëm një telefonatë dhe gjithçka u rregullua!"

Përbrenda po digjesha. Përbrenda, më ishte ndesur një zjarr që nuk po e shuaja dot. Ishte hera e parë me të në një takim romantik, të dy vetëm, në praninë e njëti-tjetrit, dhe gjithçka përrreth ishte në shërbimin tonë.

"E ke vënë re?"

"Çfarë?" - Ai përkul trupin drejt meje, dhe aroma e tij më kundërmonte zemrën. Doja veç të përhumbesha në aromën e tij, prandaj mbylla sytë dhe doja ta ndieja. Ta ndieja që aroma e tij më përkiste vetëm mua.

"Kur jemi të dy, jemi krejt ndryshe. Në çdo veprim, në çdo fjalë që i themi njërit-tjetrit. Kur jam me ty, veproj ndryshe, në kuptimin e mirë të fjalës. Buzëqesh më shumë, qesh më shumë. Me ty, mund ta heqë buzëqeshjen e rremë dhe të vë një të vërtetë. Nuk ndihem e lënduar dhe e vetmuar ku jam me ty, përkundrazi ndihem më e sigurt dhe e mbrojtur. Unë kurrë nuk ndihem e trishtuar, kur je ti pranë meje. Vlerësoj gjithçka tek ti. Sepse ti...Ti më bën të lumtur. Nuk jam ndjerë asnjëherë si sot. Nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Më bëre përsëri të vogël, kur më çove në park. Më bëre të qesh si një fëmijë. Me ditë me radhë i bëja pyetje vetes, kur qendroja me ty : "A është kjo dashuria, Amelia?" Për ditë me radhë nuk po gjeja dot përgjigjen. Por sot... sot kuptova që dashurinë e kisha para syve të mi. Faleminderit që ekziston, Noah! Faleminderit që je pranë meje dhe i imi!"

Fjalët më dolën në moment nga zemra. Çdo ditë ia bëja një pyetje vetes; A është dashuri kjo midis nesh? Nuk dija ti jepja përgjigje pasi, nuk kisha rënë ndonjëherë në dashuri kaq thellë.

Lotët e Nohas rrëshqitën vetvetiu. Ishin lotë gëzimi, e dalloja kur buza i qeshte vesh më vesh.

"Jam me fat që të kam ty, Amelia! Je e imja, kjo më bën akoma edhe më të lumtur." -thotë ai, duke qeshur.

I ngrit nga tavolina dhe po afrohej dtejt meje. Fshiu lotët me dorë, dhe u ul në gjunjë.

Nuk do të bënte atë që po medoja unë, jo. Nuk kishte mundësi.

Dritat e restorantit u fikën. Nga ajo errëisrë dukeshin vetëm qirinjtë tanë të ndezur mbi tavolinë..

"Amelia?" -thotë ai me një zë të entiziazmuar. Unë po dridhesha e tëra nga emocionet.

"Po?"
"Do martohesh me mua?"

Ai ishte përgatitur për këtë. Ai donte të më bënte mua të lumtur. Dhe më bëri. Jam vajza më e lumtur në botë në këto momente.

"Poo!!!" -i pohoi unê. Ai ngrit në këmbë i lumtur dhe më puth në buzë.

"Mirë se erdhët, zoti Benjamin!" U dëgjua një zë nga recepsioni.

Dritat e restorantit u ndezën dhe unë kisha mbështetur kokën mbi suoin e Nohas.

I hodha sytë nga recepsioni dhe më shfaqet ai. Benjamin Krauford.

"Noah? Noha?" Noah ishte përhumbur ndëesa Benjamini po hidhte hapat drejt nesh. Nuk e di nëse na kishte parë. "Noah, shiko! Benjamini!"

E hoqa kokën nga supi i Noahs dhe të dy u kthyem të habitur nga Benjamini.

"Po ju sjell faturën." -thotë kamerieri.

Benjamini që po rregullonte kopsat e xhaketës ngriti kokën dhe ndaloi hapat e tij.

"Noah!" -thërret ai i habitur. Kur i hedh sytë nga unë fillon avash të eci. "Amelia!"

Noah më kap dorën dhe fillon të ma shtrënhoj fort. Ambienti kishte rënë në qetësi absolute.

"Ju jeni gjallë?!"

Treni i FunditWhere stories live. Discover now