2 | gjithçka që ti nuk je...

940 101 180
                                    

"NËSE DO MUND TË HIDHESH! KE QEJF?" - bërrtiti ai

Pasi ai tha këto fjalë ajo hapi derën e makinës dhe doli jashtë. Ajo po e çmendte atë, çdo veprim, guximi i saj, ishte... ishte diçka e pa parë më parë, diçka e fortë që e tërhiqte pas vetes pa mëshirë, duke e zvarritur në rrugën drejt saj.

Luka : "Ku dreqin po shkon?"

Eliza : "Në ferr! Do vish?"

Luka : "Ku mendon se jetoj?"

Eliza : "As që dua t'ia di."

Luka : "Futu në makinë! Do shkojmë te shtëpia ime"

Eliza : "Kush je ti njëherë?"

Luka : "Djalli yt"

Eliza : "Djalli im jam vetëm unë"

Luka : "Ça do të thuash?"

Eliza : "Si të quajnë?"

Luka : "Luka Brayat"

Pasi dëgjoi këtë emër sytë e Elizës u mbushën sërish me lot, sytë iu errën dhe iu sul atij

Eliza : "TI BASTARD!! TI E BËRE APO JO? ÇFARË DESHE NGA ATA? ÇFARË DO NGA UNË? PSE I VRAVE? TË URREJJJ"

Luka : "Nuk e bëra unë..."

Eliza : "mos m'u afro!"

Luka i shkon pranë, e rrëmben nga beli dhe bashkon trupat e tyre së bashku. Gjaku nisi të rrjedhë shpejt si lumi dhe e vetmja gjë që donte ishin buzët e saja. Donte të eksploronte çdo milimetër të trupit të saj... por s'mund ta bënte. Pse?

"Futu në makinë, do të të tregoj gjithçka" - tha ai, dhe dashur pa dashur, Eliza iu bind

Luka : "Mos qaj dhe më lër të flas"

Eliza : "okay..."

Luka : "duhej të të rrëmbeja, ndaj erdha në dhomën tënde. Do t'i bënim shantazh atij poshtër... babait tënd për të na lënë çdo gjë në këmbim të rikthenim... ty... por më beso se sulmi, u bë nga rusët, jo nga ne"

Eliza : "Të gëzoj se t'i nuk ke gisht, apo të qaj se humba veten time?"

Luka : "humbe veten tënde?"

Eliza: "Ata ishin gjithçka që kisha, ishin forca ime, ishin bota ime"

Luka : "dhe dobësia jote"

Eliza : "Të cilën e humba njëherë e përgjithmonë"

Pa thënë asgjë, Luka nisi t'i japë makinës sërish, duke parë me bisht të syrit lotët që rridhnin në sytë e saj që ishin ngulur drejt tij

Luka : "Nëse më shikon edhe pak, do mendoj se ke rënë në dashuri me mua"

Eliza : "Ti je çdo gjë, përveç asaj që dua të quaj dashuri"

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now